Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:02 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kuvendi pritet të miratojë në seancë plenare rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025, duke i lënë institucionit një sërë detyrash dhe prioritetesh për vitin 2026. Dokumenti, i siguruar nga ekofin.al, vendos theksin tek përshpejtimi i procesit të integrimit evropian në sektorin financiar, forcimi i mbikëqyrjes bankare, zhvillimi i infrastrukturës së pagesave dhe rritja e rezistencës së sistemit financiar ndaj rreziqeve të reja, përfshirë ato kibernetike dhe klimatike.

Rezoluta kërkon nga Banka e Shqipërisë të avancojë më tej përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me acquis të Bashkimit Evropian, të ndjekë me kujdes zhvillimet në tregun valutor dhe sektorin bankar, si dhe të garantojë zbatimin e reformave të rëndësishme si IFRS 9, open banking dhe pagesat në kohë reale. Po ashtu, Kuvendi kërkon monitorim më të afërt të bankave të reja, të programeve të financimit për biznesin dhe të zhvillimeve që lidhen me Bankën Shqiptare të Zhvillimit, duke synuar ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rritjen e konkurrencës në treg.

Projektrezoluta për BSH

  1. Të ndërmarrë nismat e nevojshme për përafrimin e mëtejshëm të ligjit organik të Bankës së Shqipërisë me kërkesat e Progres-Raportit dhe acquis të Bashkimit Evropian, veçanërisht në drejtim të garantimit të plotë të pavarësisë institucionale, forcimit të mekanizmave që sigurojnë ndalimin e financimit monetar të sektorit publik dhe eliminimin e çdo forme të aksesit të privilegjuar.
  2. Të përshpejtojë përmbylljen e procesit të përafrimit të kuadrit ligjor dhe rregullator bankar me acquis të Bashkimit Evropian, përmes përgatitjes së ligjit të ri për institucionet e kreditit, përditësimit të kuadrit për rimëkëmbjen dhe zgjidhjen e bankave, rishikimit të ligjit për sigurimin e depozitave dhe akteve nënligjore përkatëse, duke adresuar në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare boshllëqet në mbikëqyrjen e konglomerateve financiare dhe duke kontribuar në rritjen graduale të financimit të Fondit të Zgjidhjes deri në nivelin 1% të depozitave të mbuluara.
  3. Të vijojë forcimin e kuadrit analitik të politikës monetare përmes pasurimit të modeleve makroekonomike dhe përfshirjes më të plotë të faktorëve strukturorë të ekonomisë, si zhvillimet në tregun e punës, demografia, kursi i këmbimit, me qëllim rritjen e saktësisë së parashikimeve, përmirësimin e kalibrimit të vendimmarrjes dhe dallimin më të qartë midis faktorëve kalimtarë dhe atyre me ndikim të qëndrueshëm.
  4. Të zbatojë një qasje të kujdesshme ndaj ecurisë së kursit të këmbimit, duke respektuar regjimin fleksibël të kursit të këmbimit në vend si amortizues i goditjeve të jashtme dhe duke kufizuar ndërhyrjet në tregun valutor vetëm në rastet kur këto ndërhyrje konsiderohen të nevojshme për rritjen e rezervës valutore, për funksionimin normal të tregut valutor, ose për ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.
  5. Të forcojë më tej mbikëqyrjen prudenciale ndaj bankave me përqendrim të lartë të ekspozimeve ndaj huamarrësve të mëdhenj, sektorit publik dhe kreditimit në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke vlerësuar në mënyrë të posaçme ndërveprimin e këtyre rreziqeve, si dhe të kufizojë ndërmarrjen e ndryshimeve rregullatore preferenciale për financimin e sektorëve specifikë, si projektet infrastrukturore në transportin rrugor, portual dhe aeroportual, të cilat mund të rrisin ndjeshmërinë e sistemit ndaj goditjeve në rast të mosrealizimit të këtyre investimeve.
  6. Të sigurojë një tranzicion të qëndrueshëm të sektorit bankar drejt zbatimit të standardit IFRS 9, duke garantuar që deri në hyrjen në fuqi të tij në fillim të vitit 2027 të jenë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, përfshirë ndjekjen e marrëveshjeve tranzitore, krijimin e rezervave prudenciale për provigjionet, vlerësimin e hershëm dhe të vazhdueshëm të ndikimit mbi kapitalin dhe përfitueshmërinë, si dhe sigurimin e burimeve dhe kapaciteteve të nevojshme njerëzore dhe teknike.
  7. Të përshpejtojë rishikimin e ligjit “Për shërbimet e pagesave” dhe akteve nënligjore përkatëse, në mënyrë që përafrimi me PSD2, EMD2 dhe kuadrin evropian për transparencën dhe pagesat ndërkufitare të përmbyllet në kohë, si dhe paralelisht të sigurojë përfundimin brenda vitit 2026 të sistemit TIPS Clone dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së pagesave, në funksion të zgjerimit të aksesit në pagesa në kohë reale për individët dhe bizneset, si dhe rritjes së efikasitetit dhe sigurisë së sistemit të pagesave.
  8. Të përfundojë dhe zbatojë në mënyrë të plotë kuadrin për qëndrueshmërinë operacionale digjitale dhe rrezikun kibernetik, përfshirë miratimin e rregullores së re të përafruar me DORA, testimet periodike të sigurisë për bankat sistemike dhe forcimin e protokolleve të reagimit ndërinstitucional ndaj incidenteve kibernetike, në mënyrë që modernizimi i shërbimeve financiare të shoqërohet me rritje proporcionale të reziliencës operacionale.
  9. Të avancojë me tej kuadrin rregullator për financimin e qëndrueshëm dhe integrimin e rreziqeve klimatike në sektorin bankar, përmes përfundimit të Taksonomisë së Gjelbër dhe hartimit të Strategjisë përkatëse, si dhe të sigurojë zbatimin gradual të këtij kuadri në praktikën mbikëqyrëse, përmes zhvillimit të metodologjive të matjes, përmirësimit të raportimit dhe përfshirjes së këtyre rreziqeve në vlerësimin e kapitalit dhe analizat e stresit.
  10. Të avancojë zbatimin praktik të open banking në sektorin bankar, duke siguruar mbikëqyrjen efektive të përdorimitnga institucionet financiare, si dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e ofruesve të shërbimeve financiare të palëve të treta, në funksion të rritjes së konkurrencës, inovacionit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
  11. Të ushtrojë një mbikëqyrje të shtuar dhe të vazhdueshme në fazën fillestare të ushtrimit të veprimtarisë së bankave të reja të licencuara, veçanërisht për ato me model plotësisht digjital, duke siguruar që funksionimi i tyre të jetë në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore, standardet e sigurisë kibernetike, mbrojtjen e konsumatorit dhe menaxhimin e rreziqeve operacionale, në mënyrë që hyrja e tyre në treg të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme në rritjen e konkurrencës dhe stabilitetit financiar.
  12. Të monitorojë nga afër zbatimin nga bankat e nivelit të dytë të Programit të Financimit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, përfshirë skemën e garancisë sovrane, duke vlerësuar ritmin e disbursimit të kredive, aksesin efektiv të bizneseve në financim, respektimin e kushteve të programit, shpërndarjen sektoriale të kredive dhe pengesat që kufizojnë përdorimin e këtij instrumenti, si dhe të raportojë periodikisht mbi rezultatet e monitorimit dhe të propozojë masat e nevojshme për rritjen e efektivitetit të tij.
  13. Të ndjekë dhe të vlerësojë zhvillimet institucionale, rregullatore dhe prudenciale që lidhen me Bankën Shqiptare të Zhvillimit dhe, në koordinim me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, të ndërmarrë masat e nevojshme mbikëqyrëse dhe rregullatore, në rast se veprimtaria e këtij institucioni do të përfshijë pranimin e depozitave.
Ekofin Media
Ekofin Media
BSH depozitat konkurrenca Open Banking pasurite paluajtshme projektrezoluta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:02 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

gazetar_106:02 - Qershor 24, 20260

Nga një zonë që dikur premtonte qetësi, ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra, zona…

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Qershor 24, 2026

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:00 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

05:59 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:02 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter