Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:02 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kuvendi pritet të miratojë në seancë plenare rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2025, duke përcaktuar një axhendë ambicioze reformash dhe prioritetesh për vitin 2026. Dokumenti, të cilin e disponon ekofin.al, vendos në qendër të vëmendjes përshpejtimin e procesit të përafrimit të tregjeve financiare jobankare me standardet e Bashkimit Evropian, forcimin e mbikëqyrjes prudenciale, rritjen e mbrojtjes së konsumatorëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve, pensioneve private dhe tregut të kapitaleve.

Rezoluta i kërkon AMF-së të avancojë me paketën e re ligjore në sektorin e sigurimeve sipas standardeve Solvency II, të përgatisë tregun për zbatimin e standardit ndërkombëtar të raportimit financiar SNRF 17, të përshpejtojë ngritjen e mekanizmave për mbrojtjen e investitorëve dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve, si dhe të forcojë kontrollin mbi fondet e investimit, asetet virtuale dhe subjektet e tjera të mbikëqyrura. Po ashtu, Kuvendi kërkon më shumë transparencë institucionale, rritje të kapaciteteve njerëzore e teknologjike, investime në sigurinë kibernetike dhe një rol më aktiv të Autoritetit në edukimin financiar të qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Projektrezoluta për AMF

  1. Të përshpejtojë procesin e hartimit dhe miratimit të paketës së re ligjore në sektorin e sigurimeve, duke siguruar koordinim të plotë ndërmjet ligjit të ri “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, kuadrit për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në sigurime dhe ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, në funksion të përafrimit të legjislacionit vendas me Direktivën 2009/138/EC “Solvency II”, Direktivën (BE) 2016/97 për shpërndarjen e sigurimeve, Direktivën 91/674/EEC për raportimin financiar të shoqërive të sigurimit, Direktivën (BE) 2025/1 për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në sigurime, si dhe Direktivën 2009/103/EC të ndryshuar me Direktivën (BE) 2021/2118 për sigurimin e detyrueshëm motorik, me qëllim krijimin e një kuadri të integruar prudencial dhe mbikëqyrës të harmonizuar me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe përcaktimin e qartë të afateve të zbatimit, masave tranzitore dhe kërkesave të reja prudenciale për tregun.
  2. Të avancojë zbatimin e udhërrëfyesit për përafrimin me regjimin Solvency II, duke kaluar gradualisht nga ushtrimet teknike dhe vlerësimet sasiore drejt përcaktimit të kërkesave konkrete për kapitalin, menaxhimin e riskut, qeverisjen e brendshme, raportimin dhe testet e rezistencës, si dhe duke rritur transparencën mbi rezultatet e ushtrimeve të zhvilluara, problematikat e evidentuara në treg dhe ndikimin e pritshëm të reformës mbi aftësinë paguese dhe qëndrueshmërinë financiare të shoqërive të sigurimit.
  3. Të forcojë kapacitetet institucionale dhe teknike për zbatimin e regjimit të ri prudencial, nëpërmjet investimeve në sistemet e raportimit dhe analizës së riskut, trajnimit të specializuar të stafit mbikëqyrës dhe rritjes së bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet homologe evropiane, me qëllim garantimin e një tranzicioni efektiv dhe të qëndrueshëm të tregut shqiptar të sigurimeve drejt standardeve të Bashkimit Evropian.
  4. Të përgatisë tregun për zbatimin e SNRF 17, përmes kërkesës për plane konkrete implementimi nga shoqëritë e sigurimit, përcaktimit të kalendarëve të raportimit dhe monitorimit periodik të gatishmërisë së tregut, duke adresuar në kohë mangësitë që lidhen me sistemet IT, cilësinë e të dhënave, kapacitetet aktuariale, metodologjitë e vlerësimit dhe standardet e raportimit financiar, me synim rritjen e transparencës, krahasueshmërisë dhe cilësisë së pasqyrave financiare të tregut të sigurimeve.
  5. Të nxisë zhvillimin e produkteve vullnetare në segmentet e sigurimit të pasurisë, jetës, shëndetit, bujqësisë dhe mbrojtjes ndaj katastrofave natyrore, duke analizuar praktikat dhe modelet më të mira ndërkombëtare për mbulimin e riskut katastrofik dhe riskut sizmik, si dhe duke përgatitur masa dhe instrumente konkrete për rritjen e penetrimit të këtyre produkteve në treg, forcimin e edukimit financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit.
  6. Të ndërmarrë masa konkrete për zhvillimin e tregut të kapitaleve dhe diversifikimin e instrumenteve financiare, duke përshpejtuar krijimin dhe funksionalizimin e Skemës së Kompensimit të Investitorëve, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, si një mekanizëm thelbësor për rritjen e mbrojtjes së investitorëve dhe besimit në treg.
  7. Të vijojë punën për hartimin e ligjit të ri “Për tregjet e kapitalit” dhe akteve përkatëse nënligjore, në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendas me acquis të Bashkimit Evropian për tregjet e kapitalit dhe infrastrukturat financiare, përfshirë Direktivën MiFID II, kuadrin prudencial IFD/IFR për shoqëritë e investimit, Rregulloren CSDR për depozitarët qendrorë të titujve dhe Rregulloren EMIR për derivativët, kundërpalët qendrore dhe regjistrat e transaksioneve, si dhe të finalizojë kuadrin për obligacionet e mbuluara, me synim zgjerimin e instrumenteve financiare, forcimin e sigurisë dhe eficiencës së infrastrukturave financiare, përmirësimin e mbrojtjes së investitorëve dhe krijimin e alternativave më të zhvilluara të financimit për ekonominë shqiptare.
  8. Të avancojë në miratimin e projektligjit “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” dhe projektligjit “Për administruesit e fondeve të investimeve alternative”, në funksion të përafrimit të kuadrit ligjor dhe rregullator me acquis të Bashkimit Evropian për fondet e investimit dhe administrimin e aseteve, si dhe njëkohësisht të forcojë mbikëqyrjen e këtij segmenti përmes rritjes së kapaciteteve për monitorimin e riskut, likuiditetit, transparencës dhe produkteve të reja financiare, me qëllim garantimin e stabilitetit të sektorit dhe rritjen e mbrojtjes së investitorëve.
  9. Të avancojë me ndryshimet në ligjin kuadër të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe paraqitjen e tyre në Kuvend, me qëllim përafrimin e kuadrit të funksionimit dhe qeverisjes së Autoritetit me standardet dhe praktikat e autoriteteve homologe mbikëqyrëse financiare, në përputhje me rekomandimet e IAIS dhe audituesit të pavarur, duke përfshirë rishikimin e mënyrës së përllogaritjes së fondit rezervë, administrimin e suficitit financiar, si dhe politikat e paspunësimit për stafin dhe drejtuesit, në funksion të forcimit të pavarësisë institucionale, integritetit, transparencës dhe shmangies së konfliktit të interesit.
  10. Të konsolidojë modelin e mbikëqyrjes me bazë rreziku, përmes forcimit të analizës off-site, instrumenteve të paralajmërimit të hershëm dhe monitorimit të treguesve prudencialë, si dhe të rrisë mbulimin dhe frekuencën e inspektimeve në vend, veçanërisht në segmentet me mbikëqyrje më të kufizuar gjatë vitit 2025, përfshirë ndërmjetësit në sigurime, fondet alternative të investimit, subjektet e tregut të kapitalit dhe aktivitetet e lidhura me asetet virtuale, duke forcuar njëkohësisht kontrollin në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit dhe parandalimit të pastrimit të parave.
  11. Të forcojë kontrollin mbikëqyrës mbi Fondin e Kompensimit dhe Byronë Shqiptare të Sigurimit, me synim uljen e mëtejshme të stokut të dëmeve pezull, ndjekjen e detyrimeve të prapambetura dhe interesave të papaguara, rritjen e frekuencës së verifikimeve dhe përmirësimin e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim dhe kohës së pagesës ndaj qytetarëve.
  12. Të rrisë transparencën institucionale dhe llogaridhënien publike në procesin vendimmarrës të Bordit, duke publikuar në mënyrë të plotë aktet rregullatore të miratuara dhe ndryshimet përkatëse si dhe vendimet për marrjen e masave administrative dhe korrigjuese, duke evidentuar votimin individual të anëtarëve të Bordit dhe rastet e përjashtimit nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit, në zbatim të nenit 22 të ligjit organik.
  13. Të forcojë rolin e AMF-së në koordinimin ndërinstitucional për stabilitetin financiar dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke rritur shkëmbimin e informacionit me institucionet partnere dhe monitorimin e ekspozimeve të subjekteve të mbikëqyrura ndaj rreziqeve të lidhura me integritetin financiar dhe sanksionet ndërkombëtare.
  14. Të përmirësojë kapacitetet institucionale dhe administrative në funksion të procesit të integrimit evropian dhe rritjes së kompleksitetit të mbikëqyrjes, duke plotësuar vakancat ekzistuese, duke përmirësuar politikat e rekrutimit dhe zhvillimit profesional, si dhe duke garantuar që struktura e re organizative të shoqërohet me rritje reale të kapaciteteve teknike dhe jo vetëm me ndryshime formale organizative.
  15. Të intensifikojë investimet në digjitalizim, siguri kibernetike dhe qëndrueshmëri operacionale, në përputhje me standardet dhe zhvillimet e reja teknologjike, duke garantuar mbrojtjen e infrastrukturës institucionale dhe vazhdimësinë e funksioneve kritike mbikëqyrëse.
  16. Të ndërmarrë masa për rritjen e edukimit financiar dhe ndërgjegjësimit publik në tregjet financiare jobankare, me fokus të veçantë në pensionet private, fondet e investimit dhe produktet e sigurimit me komponent investimi, duke kaluar nga aktivitetet sporadike informuese drejt programeve të strukturuara, të matshme dhe të vazhdueshme të edukimit financiar.
  17. Të monitorojë strukturën e investimeve të shoqërive të sigurimit, me fokus rreziqet që burojnë nga përqendrimi i lartë në pasuri të paluajtshme, duke nxitur diversifikimin e portofolit drejt instrumenteve të tjera financiare, në përputhje standardet ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut financiar.
  18. Deri në fund të vitit 2026, të kryejë një analizë të plotë të zbatimit dhe efektivitetit të Rregullores nr. 156/2024 “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, duke e krahasuar atë me praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian. Mbi bazën e rezultateve të analizës, të synojw përmirësimin e përllogaritjes së primit dhe forcimin e funksionimit të sistemit bonus–malus.
  19. Të monitorojë në mënyrë periodike zbatimin e marrëveshjes për shkëmbimin e informacionit në tregun e sigurimeve TPL/MTPL, duke verifikuar funksionimin korrekt të sistemit të shkëmbimit të informacionit, raportimin në kohë reale të policave dhe primeve të sigurimit, si dhe përdorimin e informacionit vetëm për qëllimet e parashikuara në marrëveshje, në funksion të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve.
Ekofin Media
Ekofin Media
amf financiar projektrezoluta raportimi risku standardi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:02 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

gazetar_106:02 - Qershor 24, 20260

Nga një zonë që dikur premtonte qetësi, ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra, zona…

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Qershor 24, 2026

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:00 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

05:59 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë (foto)

06:02 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter