Author: gazetar_1

Shqipëria dhe Letonia parafirmosën sot marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja u parafirmos nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën letoneze nga ekspertja e lartë e Departamentit të Sigurimeve Shoqërore, në Ministrinë e Mirëqenies, Daina Fromholde. Marrëveshja siguron një gamë të gjerë përfitimesh për qytetarët shqiptarë, si: pensionin e pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit. Gjithashtu, ajo garanton bashkimin e periudhave kontributive, duke mundësuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës dhe të përfitojnë nga sigurimet shoqërore në të dyja shtetet. Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka…

Read More

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025” nga Revista Global Banking & Finance Review. Ky vlerësim thekson angazhimin e Bankës për qëndrueshmërinë dhe ofrimin e vlerës afatgjatë për klientët, bizneset dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë. Ky sukses i vjen si rrjedhojë e angazhimeve të shumta të Intesa Sanpaolo Bank Albania në fushën e qëndrueshmërisë. Në vitin 2024, Intesa Sanpaolo Bank Albania u nderua me dy çmime të mëdha: Banka më e Mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri dhe Banka më e Mirë për Financimin e…

Read More

Franca do t’i rikthejë sërish emigrantët që kalojnë Kanalin pasi një ministër i lartë tha se ky është “një mesazh i qartë” për ata që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim. Sipas dëshmive të The Times, trafikantët kanë zhvilluar taktika të reja për trafikimin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar që pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për kthimin e shpejtë me kryeministrin shqiptar në vitin 2022, e cila u mundëson atyre që mbërrijnë me anije të vogla të deportohen pothuajse menjëherë. Shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë deri në 23,000 paund për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e…

Read More

Megjithëse me distancë të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar, SHBA u rendit e 5-ta për nga vlera e importeve dhe e 13-ta për eksportet. Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19% nga viti 2023. Katër vitet e fundit, importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104%. Vitin e kaluar, SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashkë me Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës. Importet amerikane…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti sot fluturimin e parë nga Tel Avivi, duke shënuar hapjen e një linje të re direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Kjo linjë do të operojë tre herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite. Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua në prani të Drejtorit Ekzekutiv të Sandor dhe Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, të cilët u pritën nga përfaqësues të lartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar. Në shenjë mikpritjeje, ekuipazhi i avionit u nderua me buqeta…

Read More

Portat e Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të rajonit, u hapën sot me dhënien e certifikatave për rezidentët e parë të saj. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, deklaroi se certifikimi i rezidentëve të parë në Durana, është produkti i parë konkret i një vizioni që dukej utopik. “Kemi një produkt të parë, konkret të një vizioni që dukej utopik kur ne nisëm realizimin e tij. Ashtu siç dukej utopik edhe qëllimi ynë për të bërë Shqipërinë lider në shërbimet publike elektronike, gjë që sot është…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar se ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet “Salmonella Typhimurium” dhe “Salmonella Enteritidis”. “Ngarkesat e mostruara sipas procedurës qëndrojnë të bllokuar deri në nxjerrje të rezultateve të analizave. Po ashtu në kontrollin e brendshëm bazuar në vlerësim të analizës se rrezikut, janë inspektuar disa pika shitëse, ku përveç kontrollit është bërë edhe marrja e mostrave”, thuhet në komunikatën për media. Sipas AUV, për këtë rast është kontaktuar edhe Autoriteti…

Read More

Në maj të vitit të shkuar, deputetja e mazhorancës, Blerina Gjylameti, depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të ri “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”. Prej atëherë, dokumenti “fle” në zyrat e Kuvendit duke penalizuar prej gati një viti shitblerjen në tregun e pasurive të paluajtshme. Në pritje të procesit të rivlerësimit, i cili aktualizon banesat e ndërtuara herët me çmimet reale, shumë pronarë kanë vendosur të mos shesin pronat deri në miratimin e ligjit, me qëllim që të paguajnë pak ose aspak tatim në aktin e shitjes. Vetëm dje, Kryeministri Edi Rama hodhi dritë mbi atë se çfarë…

Read More

OpenAI ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me opsionin e gjenerimit të imazheve, e cila ka sjellë një rritje masive të përdoruesve brenda një kohe rekord. Vetëm brenda një ore nga lançimi, platforma ka regjistruar mbi një milion përdorues të rinj, duke e vënë në vështirësi sistemin e krijimit të llogarive të reja. CEO i OpenAI, Sam Altman, e ka quajtur kërkesën për këtë shërbim si “biblike”, duke reflektuar mbi popullaritetin e jashtëzakonshëm të chatbot-it ChatGPT dhe veçorisë së tij të re për krijimin e imazheve. Fillimisht, OpenAI synonte ta ofronte këtë shërbim për të gjithë përdoruesit, pavarësisht nga niveli…

Read More

Pas javësh premtimesh dhe presionesh të vazhdueshme, ka ardhur dita ku lahen hesapet: 2 prilli! Një datë e paralajmëruar shpesh nga presidenti Donald Trump si momenti vendimtar për ekonominë amerikane dhe ndërkombëtare. E mërkura është dita kur tarifat reciproke të Shteteve të Bashkuara për mallrat e importuara nga pjesa tjetër e botës hyjnë në fuqi, një masë që do të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet tregtare dhe në ekonominë globale. Tarifat e SHBA prekin një gamë të gjerë mallrash, duke përfshirë ato nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat do të shtyhen për një muaj. Pjesa tjetër e vendeve do të përballen…

Read More