Author: gazetar_1
Një mesazh mashtrues po mbërrin në celularët e qytetarëve, duke u kërkuar që të plotësojnë sondazhe, por në fakt ka qëllimin që të marrë të dhënat e përdoruesit të celularit. Alarmin e ngriti Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike AKSK, si edhe ekspertët e IT. “Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazh, shoqëruar me foton e një vajze të vogël. Si funksionon mekanizmi “phishing”? Erion Demiri,…
Noterët duket se kanë qenë në fokus të Agjencisë së Inteligjencës Financiare gjatë vitit 2024, si subjekte kyç në luftën kundër pastrimit të parave. Në raportin vjetor, AIF njofton se janë evidentuar subjekte që nuk përmbushin nivelin e duhur të përputhshmërisë me kuadrin rregullator për PPP/FT, për të cilët ka vijuar procesi i shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, deri në dhënien e vendimit të arsyetuar me masë administrative “gjobë”, “paralajmërim” apo “pushim” në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore. Gjatë këtij viti janë marrë në shqyrtim nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative gjithsej 27 subjekte, por janë vendosur vetëm 12 gjoba,…
Studioja arkitekturore franceze l’Auc u vlerësua fituese e konkursit ndërkombëtar për zhvillimin e një nga zonave më të lakmuara në qendër të Tiranës, aty ku më parë ishte cirku. Ajo fitoi garën ku morën pjesë në total 6 studio të njohura edhe nga shtete të tjera. Siç raportoi më herët ekofin.al, të gjitha studiot kishin një të përbashkët që i bashkonte, kullat, dikush me majë, dikush pa, dikush me pemë rrotull, një tjetër me më pak, por kullat aty do të jenë, “një cirk” plot me kulla. Në finale fitoi projekti që parashikonte ndërtimin e kullës më të lartë në…
Tregjet më të mëdha europiane janë mbyllur të gjitha me mbi 4% rënie pas një dite tjetër plot tension si pasojë e tarifave të reja të presidentit amerikan, Donald Trump. Bursa FTSE 100, i përbërë nga firmat më të mëdha të listuara në Mbretërinë e Bashkuar, u zhyt me 4.4% pas tregtimit të ditës ndërsa gjermani Dax ra 4.1% dhe francezi Cac 40 ra 4.8%. Vetëm pesë bursa e përfunduan ditën në të gjelbër dhe me disa diferenca mjaft të vogla. Firma meksikane e minierave Fresnillo ishte fituesi më i madh në një ditë të keqe, duke u rritur me…
Wizz Air, linja ajrore më miqësore ndaj mjedisit në rajonin EMEA në Evropë, shënoi dje vitin e saj të 8-të të operimit në Shqipëri, duke prezantuar gjithashtu itineratin më të madh veror. Që nga nisja e operimeve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air është bërë linja ajrore kryesore në vend, duke kontribuar në rritjen e turizmit, zgjerimin e rrjetit dhe zhvillimin ekonomik. Wizz Air do të operojë itinerarin më të madh për sezonin veror nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) në vitin 2025, duke forcuar pozicionin e saj udhëheqës në treg. Këtë verë, kompania do të operojë fluturime drejt…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 60225 mjete. Sipas DPSHTRR-së, nga këto 87,72% janë automjete 4+1 dhe 8+1. Nga këto 35,8% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, e cila vijon të mbajë pjesën më të madhe të ngarkesës në rang vendi. DPSHTRR informon se 17379 ose 29% e totalit të mjeteve janë ngelur dhe refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj. Por nuk bëhet e ditur se sa përqind nga mjetet e ngelura herën…
Të tjera kulla po përgatiten “të ngulen” në një tjetër zonë qendrore të Tiranës, siç është ajo ku dikur qëndronte Cirku. E ndërkohë që ciku shfaqjet e tij i jep prej muajsh te Teatri i Kukullave, zona ku qëndronte institucioni me një histori që prej vitit 1929, shumë shpejt pritet të shndërrohet në një kantier të rradhës. Sot u zhvillua edhe gara me praninë e 6 studiove ndërkombëtare të arkitekturës për masterplanin e zhvillimit të zonës. Projektet u prezantua nga COBE, Danimarkë; GO HASEGAWA & Associates, Japoni; GROUPWORK, Britani e Madhe; L’AUC, Francë; NIETO SOBEJANO, Spanjë; ARCHEA Associati, Itali, –…
Filetot e pulës me salmonelë, por edhe një sërë skandalesh të tjera lidhur me sigurinë ushqimore në Shqipëri, që nga mandarinat e kapura nga Krocia, luleshtrydhet me pesticide të ardhura nga Greqia dhe të hedhura në treg, si edhe specat shqiptare, sërish të kapura dhe të ndaluara nga vendet e BE-së, kanë sjellë shkarkimin e Drejtorit të AKU rajonale Tiranë, Fatjon Pasholli. Në vend të tij është komanduar Alekta Hoxha, e cila deri dje kishte mbajtur postin e drejtores juridike në AKU. Në letrën e Ministrisë së Bujqësisë theksohet ndërprerja e marrëdhënieve të punës me drejtorin duke nisur nga data…
Shefi i JPMorgan Chase, bankës më të madhe amerikane, Jamie Dimon, një nga zërat më me peshë në SHBA, paralajmëroi investitorët se trazirat e shkaktuara nga tarifat e Trump dhe lufta tregtare globale mund të ngadalësojnë rritjen në ekonominë më të madhe në botë, të nxisin inflacionin dhe potencialisht të çojnë në pasoja negative në afatgjatë. Pas rrëzimit të bursave javën e kaluar që fshiu triliona dollarë nga tregjet globale të aksioneve, Dimon shprehu shqetësimet se si tarifat do të ndikonin në aleancat ekonomike afatgjata të Amerikës. Aksionet aziatike ranë të hënën teksa investitorët po përgatiteshin për më shumë humbje.…
Çmimi i ri i energjisë në Kosovë, i rritur me 15% nga tarifat ekzistuese do të nisë të faturohet nga 1 maji. Zyra e Rregullatorit për Energji deklaroi për mediat në Prishtinë se shkaku kryesor i propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike është çmimi në bursa. Drejtori menaxhues në ZRrE, Petrit Pepaj, në një takim me gazetarët, theksoi se kjo është arsyeja kryesore që çoi në marrjen e një vendimi të tillë. Pepaj specifikoi se vendimi pritet të merret zyrtarisht më 11 prill dhe se qytetarët pritet që të tarifohen me tarifën e re nga 1 maji. Kundër shtrenjtimit të…
