Author: gazetar_1
Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”, duke theksuar qëndrueshmërinë e profilit të kreditit të vendit, falë reformave të vazhdueshme në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe performancën ekonomike e fiskale. Ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë tri goditjeve të mëdha në periudhën 2019-2023, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, duke siguruar një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Agjencia, në këtë kuadër parashikon që rritja e PBB-së të mbetet e fortë me 3.8% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin…
Në prag të nisjes së fushatës së partive politike për zgjedhjet e 11 majit, Autoriteti i Mediave Audiovizive u kujtoi sot të gjitha medieve audio dhe audiovizive nevojën për profesionalizëm dhe kërkesën për zbatimin rigoroz të kërkesave të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi në një postim në rrjetet sociale tha se “në këtë proces shumë të rëndësishëm, mediat audio dhe audiovizive janë pjesë përmes mbulimit të dinamikës së garës mes subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, në çdo cep të vendit”. “Transmetimet audio dhe audiovizive me rolin dhe ndikimin e tyre, do të jenë…
CDU/CSU dhe SPD sipas informacioneve të studios së ARD-së në Berlin janë në prag të marrëveshjes së koalicionit. Më parë agjencia e lajmeve Reuters dhe gazeta Bild duke iu referuar qarqeve të negociatorëve njoftuan, se të mërkurën pritet dakordësimi për marrëveshjen e koalicionit. Që mëngjesin e së martës (08.04.2025) politikanët e unionit konservator dhe ata socialdemokratë u shprehën optimistë, se ndodhen në prag të suksesit. Jemi në “metrat e fundit drejt finishit”, tha kryeministrja e Saarlandit, Anke Rehlinger (SPD) përpara se të fillonin bisedimet në selinë qendrore të CDU-së. Nën presion kohe Një impuls të ri shtyse iu dhanë bisedimeve…
Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zj. Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore, shoqëruar nga zj. Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes. Sistemi financiar dhe sektori bankar,…
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja priti në një takim z. John Tacey, Drejtues për Financat e Paligjshme pranë Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin Kombëtar të Shefave të Policisë (NPCC) të Mbretërisë së Bashkuar. Takimi u zhvillua në nisje të vizitës zyrtare në Tiranë të ekspertit britanik, në kuadër të angazhimit të AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe implementimin e praktikave më të mira në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara. Takimi pason diskutimet e zhvilluara mes palëve në kuadër të vizitës zyrtare të AAPSK…
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve për financimin e projektit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e transportit hekurudhor. Zv.kryeministrja informoi se edhe segmenti hekurudhor Tiranë-Durrës është në hapat e fundit të ndërtimit dhe do të dorëzohet brenda këtij viti, duke i lënë vitit 2026 plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të saj dhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë. Njëkohësisht, Balluku tha se gjatë vitit 2025 nis ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, një nga…
Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do të kenë tarifat doganore të Trumpit ndaj ekonomisë në SHBA, Kinë dhe botë? Rënia në tregjet financiare botërore po vazhdon për shkak të tarifave doganore të paprecedenta që vendosi Presidenti Donald Trump ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA. Investitorët po bëhen gjithnjë e më nervozë, sepse në horizont po shfaqet gjithnjë e më qartë mundësia e një lufte të madhe tregtare, e cila ka të ngjarë të shkaktojë një recesion global. Investitorët supozojnë se tarifat doganore do të kenë një…
Inflacioni i është rikthyer rritjes në muajin mars, pas disa muajsh i fiksuar në kuotën 1.9%. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni i marsit është 2.1%, me një rritje prej 0.2% krahasuar me muajin paraardhës. Gjithsesi, në mars të vitit të kaluar, ndryshimi ishte më i lartë, në 2.3% Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar tarifat e vendosura nga SHBA ndaj Shqipërisë duke u shprehur se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me këtë temë. Rama u shpreh se qasja e Shqipërisë ndaj kësaj politike të re të administratës Trump “e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë, volumin e tregtisë që kemi me SHBA”. “A ka negociata mes Shqipërisë dhe administratës Trump”, u pyet Rama në konferencë. “Unë nuk kam asnjë koment për këtë, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është qasje e thjeshtë dhe…
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila viziton sot Shqipërinë si dhe Kryeministrit Edi Rama. Nënshkrimi i kësaj…
