Author: gazetar_1
Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet njohëse të trurit, në të njëjtën mënyrë, nuk ka asnjë ushqim specifik që garanton se truri ynë do të ruajë formën e tij ndërsa plakemi. Nutricionistët vazhdimisht theksojnë se strategjia më e mirë është zhvillimi dhe ruajtja e një modeli të shëndetshëm të të ushqyerit, me shumë fruta, perime, bishtajore dhe drithëra. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të marrim proteinat që na nevojiten si nga ushqimet bimore ashtu edhe nga peshqit dhe të zgjedhim të konsumojmë yndyrna të…
Ishulli i Sazanit – në brigjet e gadishullit të Karaburunit në Shqipëri – është hapur së fundmi për vizitorët, por historia e tij mbetet ende një mister, shkruan Aditi Rane në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express. Vitet e fundit, Shqipëria ka fituar popullaritet si një nga destinacionet e preferuar për pushime – falë plazheve dhe peizazheve të saj mahnitëse, por një ishull i pazakontë është kthyer në trend për një arsye tjetër. Në brigjet e gadishullit të largët të Karaburunit të Shqipërisë, ishulli i Sazanit mbetet një nga destinacionet më misterioze dhe më pak të njohura…
Nga prilli i këtij viti, kompania e sigurimeve Eurosig do të fillojë të aplikojë një produkt special për sigurimin e shëndetit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Sipas kësaj kompanie, e cila ka rreth 40 mijë klientë mujor të siguruar, ky shërbim për këtë kategori të fëmijëve po bëhet për herë të parë në Kosovë. Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në Eurosig, Gëzim Tola për KosovaPress, përveç këtij produkti flet edhe për rëndësinë e sigurimit të pronave. Po ashtu, Tola thekson se nga 10 bizneset më të mëdha në Kosovë sipas një rangimi në vitin 2024, 6 prej tyre janë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave që hyjnë menjëherë në fuqi. Trump ka njoftuar se pauza do të prekë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Kinës, shtet të cilit ia rriti edhe më tepër tarifat në vlerën 125%. “Unë kam autorizuar një pauzë 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë. Trump thotë gjithashtu se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, vendim që gjithashtu hyn në fuqi menjëherë, duke përmendur “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”. Menjëherë…
Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij. Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit. “Kequshqyerje do të ndikonte në fiziologjinë e përgjithshme të organizmit, në kequshqyerjen dhe të trurit dhe të gjithë organeve jetësore të cilat mund të bëhen shkak për fillimin e një sëmundje që mund të jetë ankthi apo dhe depresioni”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella. “Në zorrë përmes florës tonë bakteriale arrin që të prodhohen në varësi të mënyrës tonë të të ushqyerit produkte të mira metabolike apo produkte të dëmshme. Një…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me ekipin e Bloomberg News, të kryesuar nga Shefi i zyrës së tij në Varshavë, njëkohësisht dhe Team Leader-i për Evropën Lindore, z. Piotr Skolimowski, dhe zj. Gresa Kraja, reportere pranë Bloomberg. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bloomberg me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se veprimtaria e sektorit financiar është rritur në mënyrë të qëndrueshme; zhvillimet ekonomike kanë qenë pozitive, të ndikuara nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si dhe performanca e fortë e sektorit të turizmit. Guvernatori shtoi se…
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete. Në mbledhjen e Këshilit të Ministave të ditës së sotme, u vendos heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025. VENDIMI: VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit…
Ministria e financave të Kinës ka njoftuar një tarifë shtesë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA, nga 34% që kishte paralajmëruar më parë, si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga Donald Trump. Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të Presidentit Trump, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij “kërcënuese dhe shtrënguese” dhe “gabim pas gabimi”. Ministria thotë se këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi nga mesditën e 10 prillit. “Nëse SHBA vërtet dëshiron ta zgjidhë problemin përmes dialogut dhe negociatave, duhet të demonstrojë…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM, sipas së cilës parashikohet që në datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e administratës së katër bashkive, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, do të jenë pushim. Kjo VKM vjen pasi më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian. Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës…
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton “Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilloi një inspektim në ambientet e aeroportit, ku u njoh me organizimin dhe kapacitetet e vendosura në funksion të sezonit turistik. “Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe…
