Author: gazetar_1

Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur përjashtimin e smartfonëve dhe kompjuterëve nga tarifat e reja që do të aplikohen për mallrat kineze. Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për rritjen e çmimeve për pajisjet elektronike janë shtuar, për shkak të prodhimit të tyre masiv në Kinë. Doganat dhe Patrulla Kufitare e SHBA shpallën të premten se smartfonët dhe kompjuterët, si dhe një numër pajisjesh dhe përbërësish elektronikë, do të përjashtohen nga tarifa globale prej 10% që administrata Trump kishte planifikuar të vendoste për shumicën e mallrave të importuara. Po ashtu, tarifa 125% për mallrat kineze do të…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, që të mos mbështen në agjenci për të plotësuar saktë aplikimin për vizë. “Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten dhe të dhënat personale, duke kursyer…

Read More

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin duhanin, si dhe kolesterolin e tepërt dhe mbipeshën. Kjo ka efekt. 50-vjeçarët, që nuk pinë duhan, kanë presion normal të gjakut, nuk kanë kolesterol të lartë ose diabet dhe mbajnë një peshë trupore të shëndetshme, jo vetëm që jetojnë më gjatë, por janë të mbrojtur më gjatë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtë e zbuluan shkencëtarët e klinikës universitare Hamburg-Eppendorf (UKE) – së bashku me rreth 120 studiues në mbarë botën. Për studimin e tyre shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më…

Read More

Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjdihet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojnë disa agjenci të lajmeve duke iu referuar informacioneve nga qarqet e partive. Edhe gazeta Tagesspiegel pati përmendur më parë këtë datë. Sipas këtyre njoftimeve përgatitjet përkatëse në Bundestag tashmë kanë filluar. Miratimi nga SPD dhe CDU i marrëveshjes së koalicionit është parakusht për zgjedhjen e kancelarit. CDU-ja do ta bëjë këtë në një kongres partie, ndërsa SPD përmes procesit të votimit të anëtarëve të partisë. Forumet e CSU (partia kristiansociale si motër e CDU-së) e miratuan qysh të enjten (10.04.2025) marrëveshjen e…

Read More

Drejtues dhe pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës zhvilluan një vizitë zyrtare në Universitetin e Maltës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të partneriteteve akademike. Delegacioni drejtohet nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Prof. As. Dr. Linert Lirëza dhe përbëhet nga një grup profesorësh. Gjatë vizitës, palët diskutuan mbi mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi Ndërinstitucional (IIA), me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve akademike në kuadër të programit Erasmus+. U theksua rëndësia e nxitjes së mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve në fusha me interes të përbashkët. Gjithashtu, u trajtuan mundësitë për zhvillimin e programeve të…

Read More

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dyfishon të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara për 3-mujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Sipas të dhënave të bëra publike nga Agjencia, për 3 muajt e parë të vitit, të ardhurat kanë arritur në rreth 50 milionë lekë, krahasuar me 24.4 milionë lekë që ishin për vitin e kaluar. Në këtë mënyrë, AAPSK vijon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave nga mirëadministrimi, pasi e mbylli vitin 2024 me 159 milionë lekë të ardhura, ose 96.2% më…

Read More

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i energjisë. Megjithatë, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të brendshme se çmimi i energjisë do të rritet deri në 16%. ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim. Ndërkohë, pak orë pas vendimit të ZRRE-së, një numër qytetarësh protestuan në sheshin Zahir Pajaziti në qendër dhe pranë zyrës së rregullatorit në Pejton. Operatori…

Read More

Twistet e Presidentit Trump me tarifat, me lojën “ngriva-shkriva” vijojnë të japin efekte në bursa, si edhe në tregtimin e atyre që cilësohen si asete të sigurta. Një prej tyre, ari, i cili edhe më herët kishin pësuar një vlerësim të vazhdueshëm, pas deklaratave të Trump për tarifat ka arritur sot nivelin e tij më të lartë historik, duke tejkaluar shifrën e 3200 dollarëve për onc, ose për 28.3 gramë. Gjithashtu, franga zvicerane, edhe kjo e vlerësuar si një aset i sigurt, ka arritur nivelin e saj më të lartë të vlerësimit ndaj dollarit në 10-vjeçarin e fundit. Monedha amerikane…

Read More

Në fund të vitit të kaluar, nga data 10-17 dhjetor 2024, personat e interesuar aplikuan online në e-Albania për banesa sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit të Bashkisë Tiranë. Ekofin.al publikon sot listën e plotë të personave që janë shpallur fitues me vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë dhe që do të përfitojë banesa sociale me qira me kushte lehtësuese. Janë 31 familje që përfitojnë strehim me qira, të cilat variojnë nga 4,135 lekë në 11,175 lekë në muaj, në varësi të përbërjes familjare dhe zonave ku është akorduar banesa…

Read More

Vlora në Shqipëri është e ngjashme me Costa del Sol të Spanjës dhe ofron mot të ngrohtë dhe pamje idilike dhe duhen pak më shumë se tre orë për të mbërritur atje nga Britania e Madhe, shkruan Ashley Bautista për të përditshmen britanike “Mirror”. Disa xhevahire më pak të njohur të Evropës po tërheqin turistët falë diellit, detit dhe peizazheve mahnitëse këtë pranverë dhe verë. Spanja, Franca dhe Italia zakonisht mbeten destinacionet kryesore, por vendpushimet dhe brigjet e njohura të Spanjës po përjetojnë një fluks vizitorësh çdo vit. Shumë turistë janë në kërkim të disa vendeve më të qeta për…

Read More