Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Projektligji i ri për prokurimin publik, i hedhur në konsultim, synon të sjellë një sërë ndryshimesh në ligjin nr.162/2020, duke e afruar më tej legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe duke adresuar problematikat e hasura gjatë zbatimit të tij në praktikë.

Drafti parashikon zgjerimin e përgjegjësisë për respektimin e parimeve të prokurimit publik. Nëse deri më tani përgjegjësia binte kryesisht mbi autoritetet dhe entet kontraktore, me ndryshimet e propozuara përfshihen shprehimisht edhe operatorët ekonomikë, të cilët do të duhet të kontribuojnë në garantimin e konkurrencës së ndershme, transparencës dhe integritetit të procedurave.

Projektligji sjell gjithashtu një sqarim të rëndësishëm juridik për momentin e fillimit dhe përfundimit të një procedure prokurimi. Për herë të parë përcaktohet qartë se procedura nis me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit dhe përfundon me nënshkrimin e kontratës publike. Ky ndryshim synon të eliminojë paqartësitë që janë krijuar ndër vite lidhur me ankimimet dhe vendimmarrjet e institucioneve shqyrtuese, përfshirë Komisionin e Prokurimit Publik dhe gjykatat administrative.

Po kështu një ndryshim me ndikim praktik është rregullimi i bashkëpunimit ndërkufitar në prokurime. Autoritetet dhe entet kontraktore shqiptare do të mund të bashkëpunojnë me homologët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për dhënien e kontratave publike, përdorimin e marrëveshjeve kuadër, sistemeve dinamike të blerjes apo edhe të organeve qendrore blerëse të vendeve të tjera. Kjo konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut shqiptar të prokurimeve me tregun europian.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe në mënyrën e përllogaritjes së vlerës së kontratave publike. Projektligji kërkon që në vlerën e parashikuar të përfshihen jo vetëm pagesat, por edhe çdo opsion dhe rinovim i mundshëm i kontratës. Gjithashtu, kur një institucion ka disa struktura organizative, nevojat e tyre do të llogariten në mënyrë të përbashkët, përveç rasteve kur ato administrojnë fondet në mënyrë të pavarur. Synimi është shmangia e fragmentarizimit artificial të prokurimeve dhe rritja e transparencës në planifikimin e fondeve publike.

Dispozitat ligjore forcojnë edhe rolin monitorues të Agjencisë së Prokurimit Publik. APP do të ketë detyrimin të publikojë rezultatet e monitorimeve, të raportojë çdo tre vjet pranë Komisionit Evropian për problematikat strukturore të sistemit, pjesëmarrjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tendera, si dhe për rastet e mashtrimit, korrupsionit, konfliktit të interesit dhe parregullsive të rënda. Agjencia përcaktohet gjithashtu si pika zyrtare e kontaktit me Komisionin Evropian për çështjet e prokurimit publik.

Projektligji zgjeron edhe kuadrin e përjashtimeve dhe rregullimeve specifike për sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare, duke harmonizuar më tej legjislacionin shqiptar me direktivat europiane. Njëkohësisht, futen dispozita të reja që lidhen me Marrëveshjen për Prokurimet Qeveritare të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke garantuar trajtim të barabartë për operatorët ekonomikë nga vendet nënshkruese të këtyre marrëveshjeve. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
app direktivat prokurorimi publik raporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

gazetar_217:42 - Qershor 23, 20260

Projektligji i ri për prokurimin publik, i hedhur në konsultim, synon të sjellë një sërë…

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:42 - Qershor 23, 2026

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:21 - Qershor 23, 2026

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:11 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter