Kategoria: prokurorimi

Projektligji i ri për prokurimin publik, i hedhur në konsultim, synon të sjellë një sërë ndryshimesh në ligjin nr.162/2020, duke e afruar më tej legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe duke adresuar problematikat e hasura gjatë zbatimit të tij në praktikë. Drafti parashikon zgjerimin e përgjegjësisë për respektimin e parimeve të prokurimit publik.