Author: gazetar_1
FMN është ndalur së fundmi me 2 raporte vlerësimi përsa i përket vendit tonë, kursit të këmbimit dhe ecurisë së sektorit bankar. Një dobësim i euros por dhe forcimi i mëtejshëm i monedhës vendase sipas FMN mund të sjellë rreziqe të ndryshme përfshirë këtu edhe zhvendosjen apo largimin e investitorëve të huaj. I goditur kryesisht nga bumi turistik por dhe prurjet e parave, zhvlerësimi i mëtejshëm i monedhës europiane është parë si shqetësim edhe nga institucionet ndërkombëtare vlerësuese. Në raportin për ndërhyrjet në Valutë FMN rendit sektorët më të rrezikuar dhe pasojat që mund të sjellë. “Në rrethana të caktuara…
Qeveria shqiptare është duke blerë borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat kosto si Thesari i SHBA-ve. Interesi i obligacioneve 10 vjeçare në lekë ra sërish në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë duke zbritur në kuotën 4.7 për qind. Kjo ishte norma më e ulët në histori e bondeve 10 vjeçare në lekë. Për krahasim, interesi i obligacioneve 10 vjeçare të qeverisë amerikane aktualisht luhatet në kuotën 4.4-4.5 për qind. Obligacionet janë letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh nga tregu. Interesi që rezulton nga ankandi i tyre është kostoja që paguan buxheti për…
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për kompensim financiar dhe fizik të 31 dosjeve, të paraqitura nga subjektet e interesuar që disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit, nga të cilat ka miratuar për kompensim 27 dosje, ndërsa ka rrëzuar 4 kërkesa, raporton ekofin.al. Nga këto 31 praktika, 12 prej tyre përfitojnë kompensim financiar 100%. Fondi në dispozicion për këto vendime, sipas ATP është 8,786,202.96 lekë. Gjithashtu, për sipërfaqen ku ka mbivendosje, është në dispozicion një fond prej rreth 236 mijë lekësh, i cili i paguhet në fund subjektit në…
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një studim për Shqipërinë, ku edhe ka realizuar disa stres teste për sektorin bankar në vendin tonë, një dekadë pas FSAP-it, vlerësimit financiar të realizuar nga FMN dhe BB. FMN thekson në krye të herës në studim se gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm transformues. Që nga kulmi i NPL-ve prej 25% në vitin 2014, borxhet e konsiderueshme të qeverisë dhe treguesit jopozitivë makro, kreditë me probleme ranë në më pak se 5% në tre-mujorin e parë 2024, falë reformave financiare dhe një makroekonomie të fortë. Gjithashtu, FMN…
594 subjekte, funksionarë të lartë shtetërorë janë referuar pranë prokurorisë apo strukturave të tjera hetimore të shtetit, nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në 10 vitet e fundit, për periudhën 2014-2024. Referimet vetëm për vitin 2024 janë vetëm 23 raste, ku vetëm njëri është referuar pranë SPAK. Pra, institucioni kryesor, i ngarkuar me kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë, ka referuar vetëm një rast në vitin 2024 pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kur duhet theksuar se vetë SPAK pjesën kryesore të hetimeve që ka në proces për…
Muaji shkurt ka sjellë një ngadalësim të rritjes së netqendrimeve, si edhe normës së shfrytëzimit të dhomave në hotele nga turistët e huaj. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, netqëendrimet u rritën në total me 34.2%, krahasuar me të njëjten periudhë të vitit të kaluar, ndërsa rritja nga jo-rezidentët, pra turistët e huaj ishte në masën 32%. Në janar, kjo rritje ishte më e ndjeshme, 49.1%. Gjithashtu, edhe rritja e vizitorëve në total ishte afro 30%, ku rritja e jo-rezidentëve ishte 32.2%, ndërsa e vendasve 26.4%. Ashtu siç ishte e pritshme, rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua…
Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. “Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është “këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre. Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të…
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video me pamje nga aksi i ri rrugor Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar për turizmin në veri të vendit. “Me videokartolinën e rrugës së bukur Shëngjin – Velipojë, ndërtimi i shumëpritur i të cilës mbaroi, duke krijuar një vlerë të shtuar për Lezhën e për Shkodrën Turistike, qysh prej kësaj vere”, shkroi Kryeministri në rrjetet sociale. Rruga Shëngjin – Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.…
Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje një vit më…
Në korrik të vitit të kaluar, opinioni publik u trondit nga një skemë e mirëfilltë jo vetëm korrupsioni, por edhe pazari me vdekjen, siç u cilësua edhe në atë kohë, ku pacientët me tumor të onkologjikut nuk merrnin trajtimin e duhur në spitalin shtetëror, por drejtoheshin nga një grup mjekësh dhe specialistësh drejt klinikës private të doktor Edmond Gashit. Personi i cilësuar si “truri i këtij pazari me vdekjen”, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, u vendos fillimisht në arrest shtëpie, me tre akuza, kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Por, në nëntor, GJKKO do të zbuste masën e sigurisë…
