Author: gazetar_1

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit ka nxjerrë për konsultim publik një sërë aktesh nënligjore, përfshirë metodologjinë për përllogaritjen e masës së sanksioneve administrative. Ligji i ri i përafruar me direktivën e Bashkimit Europian GDPR parashikon ndër të tjera sanksione deri në 2 miliardë lekë apo 20 milionë euro. Metodologjia në proces konsultimi Në përshkrimin e qëllimit të saj theksohet se masa përfundimtare e sanksionit varet nga të gjitha rrethanat e çështjes specifike, të cilat do të vlerësohen…

Read More

Që nga marrja e detyrës në janar presidenti i SHBA Donald Trump ka vënë në sprovë shtetin ligjor në disa nivele. Sa e rrezikuar është demokracia amerikane? Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi  i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po ndryshon me themel brenda vendit, por po tronditen edhe themelet e demokracisë. Instituti i njohur Brookings me seli në Uashington identifikoi “çarje të rrezikshme në shtyllat e demokracisë amerikane”. Sulmet kundër këtyre shtyllave të demokracisë po ndodhin në disa nivele. Ja disa shembuj: Grindja me universitetet “Harvardi është kot, aty mëson urrejtjen dhe…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë për vizë. Ambasada udhëzon qytetarët që të mos i besojnë askujt që thotë se duhet të paguajnë për ndihmë për të aplikuar për një vizë. “Sot ne jemi këtu për t’ju thënë të mos i besoni askujt që ju thotë se duhet të paguani për ndihmë për të aplikuar për një vizë! Mos harroni! Askush nuk mund t’iu garantojë një vizë dhe mund të keni pasoja negative për aplikimin tuaj për vizë nëse lidheni me një agjent vizash që angazhohet me mashtrim ose jep…

Read More

Një murale gjigante me një vajzë të pikturuar. Një bllok i ndritshëm banesash me vija. Një rrokaqiell i ri në formën e një koke gjigante, shkruan Martina Andretta në të përditshmen britanike “Metro”. Duke vozitur nëpër Tiranë, nuk mund të mos shikoj lart. Taksisti im, Erioni, mbështetet mbi timonin dhe tregon ndërtesat përreth nesh. “Kjo është nje ndertese e re 2-vjeçare, shumë e pëlqyer nga turistët”, tha ai. Një aromë tunduese përhapej nga një tezgë pranë dritares së makinës. Një shitës po shërbente ballokume të freskëta, një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare. Në qoshe, disa burra po luanin një lojë intensive –…

Read More

Nga shtatori, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të funksionojë ndryshe. Nga 29 degë ekzistuese, do të mbeten vetëm 9, të cilat do të jenë të njëjta me ato të Universitetit BOKU të Vjenës. Ndërsa tre degë të tjera do t’i përkasin Mjekësisë Veterinare – edhe këto do të përfshihen në reformë, por duke qenë se janë pesëvjeçare si cikël studimi, reforma për to do të nisë gjatë kësaj pranvere. Studentët e rinj që do të zgjedhin Universitetin Bujqësor të Tiranës do të kenë më pak leksione dhe më shumë punë në terren. “Kemi përmbyllur reformën më të thellë që një…

Read More

Qeveria e Shteteve të Bashkuara bëri të ditura të dhënat e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022. Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme. Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij. Si diagnostikohet autizmi? Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka ringjallur teorinë se Covid-19 doli nga një laborator kinez, duke publikuar versionin e ri në një faqe interneti që e paraqet atë si “origjinën e vërtetë” të pandemisë. Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Faqja e internetit Covid.gov, e fokusuar më parë në promovimin e informacionit rreth vaksinave dhe testimit, tani paraqet një imazh të plotë të Donald Trump dhe kritikon politikat anti-pandemike të ish-presidentit Joe Biden. Sajti synon gjithashtu Anthony Faucin, ish-ekspert i Biden-it për Covid-in, sipas të cilit Covid-19 filloi natyrshëm. Në faqen e WEB-it janë pesë pika që synojnë forcimin e teorisë së…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, SH.T.Z. Reinout Vos. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me situatën aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare, në kontekstin e procesit të integrimit evropian, por edhe të pasigurisë në rritje në ambientin e huaj. Ai nënvizoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se rritja ekonomike ka mundësuar një progres real në procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian dhe se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit -…

Read More

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë muajit shkurt dhe mars 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë. Aflatoksina është  një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave. Pas marrjes së informacionit se në dyqane dhe …

Read More

Në Burrel, gjatë një takimi me qytetarë, Kryeministri Edi Rama shpalosi planin e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje strehimit të banorëve, një prej çështjeve më sensitive pas çmendurisë së çmimeve me pronat. Gjatë vizitës në qytetin verilindor, Rama prezantoi paketat sociale të qeverisë shqiptare, që ofrohen për çdo qytetar në çdo cep të vendit, me fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive. Pasi shprehu me krenari faktin që vetëm në Shqipëri shumica dërrmuese e apartamenteve janë në pronësi, kreu i…

Read More