Author: gazetar_1
Pak ditë pas tenderit të uniformave të policisë së shtetit, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tjetër tender uniformash, këtë herë për policinë e burgjeve. Vlera limit e fondit është 1,39 miliardë lekë ose 14 milionë euro, pa tvsh, e ndarë në dy lote. Në dokumentet e tenderit që disponon ekofin.al, janë të specifikuara në mënyrë të detajuar të gjitha kërkesat, si edhe të dizenjuara, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Sipas specikifimeve teknike, kërkohen komplete kostumesh, me pantallona, këmishë dhe xhaketë, për meshkuj dhe femra, shoqëruar me kapele dhe këpucë. Uniformat duhen një model për dimër,…
SIGMA, pjesë e Vienna Insurance Group, zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” mbi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit Në kuadër të angazhimit të SIGMA VIG ndaj qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale, pjesë e objektivave tona në kuadër të ESG (Environmental, Social, Governance), sot, në Ditën e Tokës, stafi i kompanisë zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. Aktiviteti kishte në qendër tematikat kritike të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e shoqërisë së sigurimit, SIGMA VIG prezantuan materiale edukative, të shoqëruara me broshura informuese, me qëllim…
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se kryeobjektivi ambicioz i kësaj mazhorance është rritja e pensionit minimal në 200 euro dhe e pensionit mesatar në 400 euro. Në një takim me pensionistët në Gjirokastër, Rama tha se bazuar në rritjen ekonomike janë përcaktuar edhe këto dy piketa. Sipas tij, qeveria po bënë gjënë e duhur për të pasur një skemë të qëndrueshme pensionesh dhe deri tani rritja e kontributeve ka ardhur vazhdimisht në mënyrë të qëndrueshme. “Kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë, sot nuk luhet me sigurimet si dikur që nuk i kërkonte njeri dhe…
Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara. Vendimi merret nga Këshilli Administrativ pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit në mes të vitit. Përafërsisht afro 20 mijë qytetarë…
Rrjete të gjera kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar. KB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme në Azinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale. Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo…
Policia Rrugore ka sofistikuar mjetet dhe mënyrat për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor. Pas vendosjes së radarëve të shpejtësisë, si edhe makinave inteligjente, tashmë në veprim kanë hyrë edhe gjobat. Gjatë 10 ditëve të fundit, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimet me dron të akseve rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të atyre që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, njofton Ministria e Brendshme. Su rezultat i monitorimit me dron janë evidentuar 1988 parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3 000 lekë. Gjithashtu,…
Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike. “Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po…
Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik. Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027. Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të…
Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore, do të gjurmohen, pasi do të pajisen me një kod identifikues, të quajtur “lot”. Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi “Mbi treguesit ose shenjat që identifikojnë lot-in të cilit i përket një produkt ushqimor”. “Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore”, citohet në udhëzimin e Ministrisë së…
Gjatë vitit 2024 ka patur një rritje të rekrutimeve në administratën publike, duke tejkaluar madje edhe planin fillestar të rekrutimeve. Gjatë vitit 2024 janë shpallur në total 1510 vende të lira (ose 27,2% më shumë se sa planifikimi sipas planit vjetor), nga të cilat janë plotësuar 1221 prej tyre, apo rreth 81%. Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura. Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre.…
