Author: gazetar_1

Bankat shqiptare emetuan 92 milionë euro obligacione me ofertë private gjatë vitit të kaluar për të përmbushur kërkesat e kapitalit rregullator dhe të ashtuquajturat kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara MREL. Duke nisur nga muaji dhjetor 2023, pesë bankat më të mëdha të vendit duhet të përmbushin kërkesën për MREL në zbatim të strategjisë së ndërhyrjes së jashtëzakonshme të identifikuar nga Banka e Shqipërisë. Bankat në fjalë janë Banka Kombëtare Tregtare, Credins, OTP, Raiffeisen dhe Intesa. Strategjia e ndërhyrjes së jashtëzakonshme nënkupton që këto banka duhet të ruajnë në bilancin e tyre burime të mjaftueshme…

Read More

Lideri i telekomunikacionit në Shqipëri, One Albania, ka prezantuar së fundmi një shërbim të ri për sigurinë kibernetike në internet, falë mbështetjes së gjigandit amerikan që mundëson aksesin e sigurt në internet, Akamai. Bashkëpunimi i frytshëm rezultoi në një shërbim që ofron mbrojtje nga çdo kërcënim kibernetik për të gjithë për abonentët e rrjetit One Albania. Në një kohë kur interneti po bëhet një pjesë e pandarë e jetës sonë, kompania One Albania është e vendosur t’i mbrojë konsumatorët nga kërcënimet online, mashtrimet ‘phishing’ apo përmbajtjet e dëmshme. One Safe mbron të gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin One, pa…

Read More

1799 pasuri ose prova materiale janë marrë në dorëzim deri në fund të vitit 2024 dhe menaxhohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Referuar të dhënave të publikuara në Raportin Vjetor të Agjencisë, pjesa më e madhe e pasurive të sekuestruara ose konfiskuara janë pasuri të paluajtshme. Kështu, sipas kategorizimit, apartamente, ndërtesa, objekte, ose garazhe janë 356 pasuri të sekuestruara dhe 278 të konfiskuara. Më tej, tokë truall, arë, pyje ose kullota janë 90 pasuri të sekuestruara dhe 105 të konfiskuara. Përsa i përket pasurive të luajtshme, ku përfshihen automjetet, mjetet motorike, detare, ose asete të…

Read More

Për herë të parë, pas muajve të tërë rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve të huaj, në muajin mars u shënua një rënie e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar. Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT,  në mars 2025 hynë në Shqipëri 549.765 shtetas të huaj, ose 2,7% më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total, për 3-mujorin e parë të vitit, në vend kanë hyrë 1.626.219 shtetas të huaj, ose 5,9% më shumë sesa një vit më parë. Tani, mbetet për t’u parë nëse marsi ishte një muaj…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje ka rivendosur kandidaturën e Albulena Haxhiut për pozitat e kryeparlamentares, por ajo ka dështuar sërish në përpjekjen e saj për të siguruar shumicën e votave. Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 118 deputetë. Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota në favor, 48 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan. Seanca është ndërprerë dhe do të vazhdojë pas 48 orësh. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshëm nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pasi që nuk po ndryshon propozimin për postin e kryeparlamentarit. “Një gjë është e qartë, Albulena…

Read More

Komisioni Evropian i Udhëtimeve, organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, në një sondazh zbuloi se rreth 60% e evropianëve blejnë polica sigurimi kur planifikojnë pushimet e tyre. Një tjetër sondazh i “Traveler”, një prej agjencive më të mëdha turistike të Botës, renditi sigurinë e udhëtimit si kategorinë më të shqyrtuar nga evropianët gjatë procesit të vendimmarrjes. Me sigurinë, mbahej parasysh si çështjet e lidhura me rendin publik, aq edhe me shmangien e të papriturave devijuese nga pushimet. Për të dytën evropianët blejnë policat e sigurimit në udhëtim. Shqiptarët kanë qenë më të ngadaltë në këtë drejtim. Megjithatë, përfaqësues të agjencive turistike vërejnë rritje…

Read More

Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re të quajtur “Paqe fiskale”, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra biznese dhe të mbyllë njëherë e mirë historinë tatimore të së kaluarës. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë bashkëbisedimit me bizneset në Elbasan ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sot kjo nismë do të krijojë një marrëdhënie të re bashkëpunimi midis biznesit dhe administratës tatimore. Sipas ministres, pavarësisht se sot pjesa më e madhe e bizneseve janë të formalizuara dhe raportojnë rregullisht, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka operuar…

Read More

Bashkëshorti im dhe unë kemi udhëtuar në pjesën më të madhe të Amerikës Qendrore dhe Jugore, disa pjesë të Afrikës, një pjesë të mirë të Evropës dhe në pjesën më të madhe të Azisë Juglindore dhe Lindore, sipas të përditshmes amerikane “Business Insider”. “Ne kemi vizituar 47 vende, por vendi ynë i preferuar është Shqipëria, në Ballkan”, thanë Alicia dhe Nathan. Shqipëria është absolutisht e mrekullueshme dhe ende e paprekur nga turizmi masiv, veçanërisht krahasuar me destinacionet e tjera evropiane si Barcelona, ​​Parisi, Londra, Roma, madje edhe Praga. Ushqimi është një nga të preferuarit tanë dhe vendasit janë shumë mikpritës.…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për planin e “Paqes Fiskale”. Ky plan konsiston në një seri reformash dhe lehtësish fiskale, që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë. Kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re, më të drejtë dhe më të parashikueshme me shtetin. Në fjalën e tij gjatë këtij bashkëbisedimi Rama tha se takimi fokusohet tek një pasqyrë e të gjithë ecurisë nga pikëpamja e financave…

Read More

Ashtu si stadiumi “Selman Stërmasi” apo edhe Pallati i Kongreseve, edhe Pallati i Sporteve “Asllan Rusi” do të “rijetëzohet”, pra do t’i jepet privatit për të ndërtuar dhe zhvilluar më tej si pronë, ku me shumë mundësi do të ndërtohen edhe disa kulla të reja. Ekofin.al konsultoi vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku jepet pëlqimi për të autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare (AIC) që të zhvillojë pasurinë aktuale, e llojit truall dhe ndërtesë, me një sipërfaqe totale prej 14,094.58 m2, nga kjo 5040 m2 ndërtesë, në pronësi të “Qëndrës Sportive” sh.a. Në vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë…

Read More