Author: gazetar_1
INSTAT ka bërë publike të dhënat mbi aksidentet e ndodhura në vendin tonë gjatë muajit Mars nga ku vihet re një ulje me 20,2% e aksidenteve përgjatë tremujorit të parë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars u numëruan 88 aksidente rrugore, nga të cilët 128 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Mungesa e vëmendjes nga ana e shoferëve në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor vijon të mbetet një problem duke u bërë edhe shkaku kryesor i aksidenteve me 85,2%. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është…
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, që shumë shpejt do të jetë në funksion të industrisë ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama vlerësoi se bëhet fjalë për një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Forcat e Armatosura, ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin e zonës. Kryeministri bëri të ditur se në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ka një sërë projektesh për rijetësimin e infrastrukturës të vjetër të mbetur jashtë…
Pas një procedure të hapur fillimisht që në nëntor të vitit të kaluar, pas disa shtyrjeve, atëherë kur u duk se do të shpallej fituesi, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) është detyruar të anullojë procedurën për ndërtimin e “Lift Tower”, ose siç njihet ndryshe “Kulla e Kadastrës”. Arsyeja e anulimit, në dokumentin e konsultuar nga ekofin.al, “është mosparaqitja e një oferte nga asnjëri prej aplikantëve që ishin kualifikuar në fazën e dytë”. Sipas dokumenteve, në fazën finale, në garë ishin dy kompani “Alko Impex”, në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit Sadri Abazi dhe kompania e njohur e ndërtimit…
Banka Botërore ka publikuar raportin e rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Viti 2024 u mbyll me një bilanc pozitiv për ekonominë e Shqipërisë, e mbështetur nga performanca e fortë e sektorëve të shërbimeve dhe të ndërtimit. Niveli i papunësisë ra në 9,4%, ndërsa pjesëmarrja në forcën e punës u rrit në 75,7%, thekson BB. Inflacioni u ul ndjeshëm në vitin 2024, në një nivel mesatar vjetor prej 2,2%, duke u përgjysmuar krahasuar me vitin 2023. Kjo rënie i atribuohet kryesisht reduktimit të presioneve inflacioniste të nxitura nga importi. Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me…
Shpenzimet ushtarake globale arritën një nivel të ri në vitin 2024. Gjermania ngjitet në vendin e katërt në rangun botëror të shpenzimeve për mbrojtjen. Rreth 2,7 trilionë dollarë – ky është rekordi i ri financiar botëror për shpenzimet ushtarake në vitin e kaluar – një rritje prej 9,4% krahasuar me vitin 2023. Ka dhjetë vjet që shpenzimet ushtarake në botë po rriten. Por asnjëherë kaq shumë që fundi i Luftës së Ftohtë. Më shumë se 100 vende kanë shpenzuar më shumë për ushtrinë se vitin e kaluar. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake vihet re në Evropë dhe Lindjen e…
Një 23-vjeçar lindur dhe banues në Francë është arrestuar nga policia pasi u dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria. Siç njoftoi policia “23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit”. “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë…
Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi më i fundit që rishkruan rregullat për certifikimin e operatorëve të turizmit detar në Shqipëri. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka miratuar Udhëzimin Nr. 1, datë 17.4.2025, një dokument që sjell ndryshime të rëndësishme në udhëzimin ekzistues, “Mbi kriteret dhe procedurën për certifikimin e operatorëve të turizmit detar”, i ndryshuar më parë. Ky akt normativ shënon një hap vendimtar drejt thjeshtimit të procedurave burokratike dhe modernizimit të industrisë së turizmit detar, një sektor që po njeh zhvillim të vrullshëm në Shqipëri. Në përputhje me nenin 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë…
Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë. Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të dy shteteve pa kontrolle në kufi. Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.
Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, raporton A2 CNN. Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.…
Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare të diasporës ishte fokusi i eventit “ALBA DAY”, të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Itali. Cataldo Pugliese, President i Unionit Demokratik Arbëresh (UDA), u shpreh se arbëreshët e Italisë duhet të bashkëpunojnë më tepër për mbështetjen dhe ngritjen e imazhit të shqiptarëve nëpër botë. “Arbëreshët e Italisë, bashkë me të gjithë shqiptarët e gjeneratës së dytë në Itali, në Evropë dhe në botë, por sidomos në Evropë, duhet të vëmë në zbatim, të nisim një rrugëtim për njohjen e shqiptarëve nëpër botë”. Fulvio Bariona, Zëvendëspresident i Cofimprese Italia: “Për lidhjet e…
