Author: gazetar_1
Rënia e flokëve mund të jetë e vështirë për tu parandaluar, prandaj shpesh është stresuese për shumë njerëz. Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre. Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme. Sipas ekspertëve të shëndetit, është një ushqim i…
Në prag të zgjedhjeve, qeveria i propozoi biznesit “Paqen Fiskale” – një paketë që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 1.6 miliardë euro. Për ekspertët, kjo është një tjetër qokë elektorale që dëmton drejtësinë fiskale dhe inkurajon informalitetin. Esmeralda Topi Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. “Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë…
Nga ALTAX Sipas të dhënave historike, paga minimale në Shqipëri ka pasur një histori të ndërprerë dhe të politizuar që nga vitet 1990 e këtej. Fillimisht u vendos për të përcaktuar një nivel minimal jetese pas kalimit nga ekonomia e planifikuar në treg të lirë. Më tej, rritjet kanë qenë të shpeshta, sidomos në periudha zgjedhore, shpesh pa lidhje të drejtpërdrejtë me parametrat ekonomikë si produktiviteti, papunësia, rritja ekonomike apo inflacioni. Nga viti 2000 deri në 2024, paga minimale është rritur më shumë se 12 herë, me ritme shpesh arbitrare dhe me mungesë konsistence metodologjike. Rritja e pagës minimale në…
Tatimet njoftojnë se kanë nisur implementimin e deklaratës së re DIVA 2025, në zbatim të ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat. Ashtu si edhe herët e tjera, Deklarata Personale e të Ardhurave Vjetore, ose DIVA, është e paraplotësuar në sistemin e tatimeve e-filing, ndaj edhe për të realizuar ndryshimet e nevojshme, në bazë të ligjit, tatimeve u duhet të zhvillojnë më tej sistemin, si edhe të realizojnë testet përkatëse. Një nga risinë e ligjit, që nis të aplikohet me DIVA 2025, e cila duhet të dorëzohet brenda marsit 2026, është zbritja prej 48.000 lekë nga baza e tatueshme si kompesim…
Tregu i sigurimeve u rrit me 7% në tre-mujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkak i ngadalësimit është bërë mosrinovimi në kohë i disa kontratave të mëdha të sigurimit të pronës, për shkak të shtyrjes ose mosrealizimit të procedurave të tenderave. Të ardhurat nga primet arritën në rreth 5.6 miliardë lekë, referuar të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kontratat e sigurimit shënuan një rritje më të fortë sesa primet, me afro 12% në 3-mujorin e parë, duke arritur në 347,838 kontrata të lidhura. Dëmet e paguara shënuan…
Ka mbetur vetëm një muaj nga dita kur qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Italinë, të mund të aplikojnë për pension nga ky shtet. Një qershori është data zyrtare e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ndërkohë që varësia mbetet nga afati kohor që i duhet qeverisë italiane për të shkëmbyer “notën verbale”. Sipas ekspertëve, skenari më i vonë i mundshëm është data 1 korrik, datë që mund të shtyhet për shkak të formaliteteve apo burokracive nga pala fqinje. Në 5 mars 2025, Senati italian miratoi në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër,…
Krimet kibernetike janë ato që shënuan rritjen më të madhe në vitin 2024, me 44.5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Referuar të dhënave për veprat penale të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar gjithsej 32.653 vepra penale, 3,5% më pak, krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2024 arriti në 40.057, me një rritje prej 1,4%, krahasuar me vitin paraardhës. 93,7% janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-44 vjeç, me 36,0% të autorëve që kryejnë vepra penale. Në vitin 2024, janë regjistruar 17.761…
Qeveria ndërmerr ndryshimin e parë të Buxhetit 2025 me Akt Normativ për të financuar pjesëmarrjen në startup-in e shqiptares Mira Murati “Machine Thinking Lab”. Ekofin.al mëson se vlera e parashikuar për financimin e projektit inovator do të jetë në masën 10 milionë dollarë, ose 1 miliardë lekë. Financat e kanë argumentuar “nevojën” dhe “urgjencën” për këtë ndryshim të shpejtë të buxhetit me akt normativ me faktin se financimet për startup-in e Mira Muratit duhet të realizohen sa më parë. Sipas mediave, deri tani, nisma “Machine Thinking Lab”, e drejtuar nga shqiptarja, ka arritur të gjenerojë financime me vlerë deri në…
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar rënien edhe në muajin mars. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shuma e depozitave të përfshira në paranë e gjerë pësoi një rënie me 0.6% në krahasim me shkurtin dhe 1.1% në krahasim me janarin. Konkretisht, në fund të muajit të kaluar, totali i depozitave ishte 1.38 trilionë lekë. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera. Për sa…
Kredia për ekonominë ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe në 3 muajt e parë të 2025. Sipas shifrave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia për ekonominë arriti në 864 miliardë lekë në muajin mars, një rritje kjo me 2% në krahasim me shkurtin dhe 13% në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë kredia e marrë nga bizneset. Të dhënat zyrtare tregojnë se kredia e bizneseve private ka pësuar një rritje me 2.5% në mars, duke kapur kështu një vlerë prej 488 miliardë lekësh. Në rastin…
