Author: gazetar_1

Pas rritjes së shënuar në mars, treguesi i ndjesisë ekonomike, që mat perceptimet e bizneseve dhe qytetarëve për ecurinë e ekonomisë, ka shënuar një rënie me 0.8 pikë në prill. Rënia e këtij treguesi i ndikua më së shumti nga rënia e ndjeshme e sektorit të industrisë, si edhe nga treguesi i besimit konsumator. Të gjithë treguesit e tjerë të besimit, në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, shënuan rritje, por nuk arritën të kompensonin rënien e treguesve në dy sektorët e tjerë. Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet…

Read More

Në një kohë kur aviacioni në Europë shkon drejt një norme më të normalizuar rritjeje prej 3.6%, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një kurs ndryshe. Me 2.08 milionë pasagjerë vetëm në tre muajt e parë të vitit – një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024 – Rinasi po lë pas konkurrentët rajonalë si Shkupi, Prishtina, Beogradi dhe Podgorica. Një faktor kyç në këtë rritje është besimi në kompanitë low-cost, veçanërisht Wizz Air, të cilat kanë fituar popullaritet edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Shumë udhëtarë nga vendet fqinje po zgjedhin Rinasin si pikën e nisjes së tyre. “Jemi krenarë…

Read More

Këto janë vitaminat që forcojnë sistemin imunitar, si dhe ushqimet në të cilat mund t’i gjeni. 1. Vitamina C Me shumë mundësi e dini që vitamina C është një nga vitaminat më të dobishme për sistemin imunitar. Vepron si një antioksidant, që do të thotë se ka aftësinë të mbrojë trupin tuaj nga toksinat që mund të shkaktojnë inflamacion. Marrja e rregullt e vitaminës C është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të mirë, pasi trupi juaj nuk ka aftësinë ta prodhojë atë vetë. Për më tepër, nuk mund ta ruajë atë për përdorim në të ardhmen. Lajmi i mirë…

Read More

Pas blogersave dhe influencersave të rrjeteve sociale, si edhe qiradhënësve që përdorin platformat Booking dhe Airbnb, tatimet kanë vënë në fokus kompanitë ndërkombëtare që veprojnë në platforma digjitale në vendin tonë dhe që duhet të paguajnë taksa këtu. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes një njoftimi bën me dije se ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese dhe informuese për kompanitë ndërkombëtare që operojnë platforma digjitale online në Shqipëri dhe kanë detyrimin për t’u regjistruar dhe paguar taksa & tatime në vendin tonë. Në njoftim thuhet se ka nisur komunikimi me katër shoqëritë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e konsulencës dhe…

Read More

Mish i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët, i cili përpunohet për tu kthyer më pas në sallam. Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara. Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë. Përveç mishit, në arka ka edhe  disa lloje…

Read More

MEPSO ka shpallur tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e inter-konektorit 400 kilo/volt midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Projekti konsiderohet i rëndësishëm në aspektin strategjik dhe paraqet hap themelor drejt përfundimit të korridorit rajonal të energjisë Lindje-Perëndim, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë nëpërmjet kabllos nëndetësore. Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, tha se ky është projekti më i madh i infrastrukturës energjetike midis vendit tonë dhe Shqipërisë. Latifi thotë se ata gjetën projekt të lënë pas dore, kështu që e ndërprenë kontratën me kontraktorin e mëparshëm, kryen analizë të plotë të të gjithë…

Read More

Deputetët dështuan për të nëntën herë radhazi në përpjekjen e tyre për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë që u refuzua nga partitë e tjera. Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje…

Read More

Ujdi pas javësh negociatash! Marrëveshja SHBA-Ukrainë i garanton Shteteve të Bashkuara qasje tek pasuritë natyrore të Ukrainës. Vetë vendi ruan kontrollin mbi burimet e veta. Pas një beteje jo të lehtë negociuese, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë rënë dakord të krijojnë një fond rindërtimi që do t’i japë gjithashtu Shteteve të Bashkuara qasje në burimet natyrore ukrainase. Të dyja palët e konfirmuan marrëveshjen në Uashington. Ministri amerikan i Financave, Scott Bessent dhe zëvendëskryeministrja ukrainase Julia Svyrydenko nënshkruan marrëveshjen në Uashington. Teksti i marrëveshjes nuk u publikua fillimisht. Megjithatë parashikohet një fond investimi i  planifikuar për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve…

Read More

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. “Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbytni sot”. Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve, “Krimi” për të cilin Spies dhe shokët…

Read More

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre. Por përveç bezdisjes, këto insekte janë të rrezikshme pasi transmetojnë sëmundjet nga kafshët tek njerëzit dhe anasjelltas. Më poshtë informacion i detajuar se si reagon trupi kur pickohet nga mushkonja dhe çfarë kujdesi duhet të bëni. Por, çfarë ju ndodh konkretisht kur ju pickon mushkonja? Një nga faktet interesante është se vetëm mushkonjat femra pickojnë. Pickimi ka të bëj me thithjen e gjakut për shkak se mushkonjat në këtë mënyrë ushqehen. Me të pickuar mushkonjat infektojnë njeriun me…

Read More