Author: gazetar_1
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shtyjnë të paktën për një vit hyrjen në fuqi të vendimit për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset. Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe gjëja e parë që është vërejtur është çmimi shumë më i lartë se sa kanë paguar deri më tani. “Ofertat e para që kanë ardhur tek të gjitha bizneset, tek të gjithë sektorët janë mbi 200 për qind më të shtrenjta sesa çmimi i energjisë elektrike që kanë…
Në një lëvizje të guximshme për të avancuar banking-un digjital dhe për të forcuar bashkëpunimin me ekosistemin në rritje të Fintech-ve në Shqipëri, Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN në bashkëpunim me Startup Albania organizuan një forum me nivel të lartë në ambjentet e Piramidës. Ky forum ishte një hap i rëndësishëm për zhvillimin e digjitalizimit dhe inovacionit; një iniciativë që përputhet me vizionin strategjik të Grupit BALFIN për të fuqizuar sektorë të ndryshëm në Shqipëri dhe rajon. Eventi mblodhi përfaqësues nga startup-et më premtuese të Shqipërisë dhe liderë kyç të Tirana Bank, për të nxitur një dialog konstruktiv rreth…
Monedha evropiane ka prekur këtë të martë pikën më të ulët historike në këmbimin me lekun, në një zhvlerësim që nisi që në fillim të javës, për të vijuar edhe sot, i cili mund të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim të kësaj jave, kryesisht për shkak të efektit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmby me 97.99 lekë, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit prej 98 lekësh. Në përgjithësi në muajt e parë të këtij viti, pasi zhvlerësuar më tej ndaj lekut vitin e kaluar, monedha evropiane kishte…
Në kuadër të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar vendimin nr. 1 datë 30.4.2025 “Për përcaktimin e shteteve që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”. Në vendimin e Komisionerit përcaktohet lista e shteteve të sigurta për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që zbatojnë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, të cilat në bazëtë Marrëveshjes së EEA3 zbatojnë po ashtu…
Janë hapur aplikimet për të përfituar 1 nga 4750 terminalet POS falas të programit POSI të Mastercard. Vetëm bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në sektorin e ushqimoreve, hoteleve, taksive, bareve dhe restoranteve, kanë të drejtën që të marrin një terminal POS falas, ku deri një vit do të kenë zero komision për transaksionet që kryejnë qytetarët me kartë në POS. Megjithatë, vetëm dyqanet ushqimore që kryejnë transaksione deri në 19 000 euro në vit me terminale POS, do të kenë zero komision për transaksionet me kartë. Gjithashtu, vetëm hotelet që kryejnë deri në 24 000 euro transaksione…
“Giro d’Italia” vjen në Shqipëri për herë të parë nga data 9 deri në 11 maj 2025 me tri gara. Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara. Gara nis në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj, në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00. Durrësi, Tirana dhe Vlora janë qytetet mikpritëse të 180 çiklistëve profesionistë, ndër…
Kreu i CDU-së Friedrich Merz dështoi në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar. Siç njoftoi presidentja e Bundestagut Julia Klöckner (CDU) të martën, Merz mori vetëm 310 vota – gjashtë më pak se sa duhej. Më pas seanca e Bundestagut u ndërpre; në raundin e dytë të votimit, Merzit do t’i duheshin sërish 316 vota, ndërsa në raundin e tretë do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë. Si veprohet me procedurat Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit gjerman sot dhe fillimin nga puna të kabinetit…
Duke filluar nga data 13 mars 2025, zyrat e Sigurimeve Shoqërore kanë filluar të zbatojnë ligjin e ri për njohjen e viteve të punës, duke konsideruar automatikisht të gjitha vitet e punës në ish-kooperativa, ndërmarrje bujqësore apo shtetërore. Por, nëse një person i siguruar ka periudha vjetërsie në punë më të favorshme, ka të drejtën të zgjedhë midis ligjit aktual 7703 apo atij të miratuar së fundmi. Të gjitha këto detaje mbi mënyrën se si do implementohet ligji, procedura dhe përllogaritja e masës së pensionit i jep eksperti i pensioneve, Riza Ashimi. Sipas tij, nëse një person i siguruar në…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pasagjerët, që në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten tre orë para fluturimit. Gjatë këtyre datave në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në këto data që të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.
Në një fundjavë të ngrohtë maji, si ajo e datës 2-4 maj, dy janë alternativat: ose do të ndjekësh rrezet e diellit, ose pasionin për algoritmet. Për 400 të rinjtë që ndriçuan Piramidën deri në 4 të mëngjesit, zgjidhja ishte e lehtë. Për ta teknologjia dhe inovacioni nuk janë thjesht adrenalinë, janënjë thirrje e brendshme. Kjo thirrje u harmonizua në një hackathon energjik 48-orësh në zemër të kryeqytetit, JunctionX Tirana. JunctionX Tirana 2025 nuk ishte vetëm një mundësi për të gjithë adhuruesit e teknologjisë, por një magnet për pasionin dhe ambicien e programuesve dhe koduesve, talenteve më të mira të…
