Author: gazetar_1
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve, por edhe produkteve blegtorale po vijon në Kosovë. Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive. Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit. “Jam i interesuar dhe…
Buxheti i shtetit ka realizuar të ardhura në masën 181 miliardë lekë për 3-mujorin e parë të vitit, me një mosrealizim plani në masën 0.5%, ose 935 milionë lekë më pak se plani. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat u rritën me 10.2%, megjithatë vihet re një ngadalësim i mbledhjes së të ardhurave, sidomos për muajin mars. Ndërkohë që arka e shtetit ka mbledhur konsiderueshëm të ardhurat sa i përket tatimit mbi të ardhurat personale, që shënoi rritje me 18.5% në 3-mujor, ndikuar më së shumti edhe nga pagesa e DIVA në muajin mars, një nga zërat që ka…
Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.…
Gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota po vizitojnë “vendin më të lirë në Evropë” për plazhet e tij parajsore dhe çmimet që konsiderohen mjaft të përballueshme, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “Huffington Post”. Plazhe parajsore, ushqim dhe akomodim me çmime te perballueshme, Shqiperia “vendi më i lirë në Evropë”, shihet si një destinacion shumë tërheqës për pushime, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk është i mbipopulluar. Revista “Postal” rekomandon vizitën në Shqipëri – pasi vendi ofron plazhe me ujëra të kristalta, qytete historike, male gjigante dhe një kulturë të pasur dhe mikpritëse. Ky…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës. Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00. Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Pas seancës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja…
Në një botë që ndryshon me shpejtësi, janë të rinjtë ata që shpesh janë në pararojë të inovacionit, guximit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë. Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që kanë sfiduar kufijtë dhe veten duke dashur t’i flasin botës me arritjet e tyre. Një shembull i tillë i guximit dhe përkushtimit është edhe Blerta Dodaj, studentja 21-vjeçare me origjinë shqiptare e cila është pjesë e komunitetit të Harvardit dhe MIT-it, e cila javën e shkuar prezantoi në Harvard Innovation Labs idenë e krijimit të një robot ujor me inteligjencë artificiale për të ulur nivelin…
Çmimet në tregun e bukës dhe në gastronomi kanë shënuar ngritje në Kosovë në ditët e fundit. Nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe nga njohës të tregut dhe të ekonomisë, si pretekst për ngritjen e çmimeve të produkteve bazë të konsumit shihet shtrenjtimi i energjisë elektrike. A është e arsyeshme ngritja e çmimeve, a ka mekanizma për mbikëqyrjen e tyre, si dhe për mbrojtjen e konsumatorëve? Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në kafenenë më të afërt, përgatituni të paguani deri në 100 për qind më shtrenjtë se…
3953 aplikime u paraqitën pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimit në masën 70% të paneleve diellore për ngrohjen e ujit, teksa 2000 prej tyre u shpallën fitues. Ky dikaster ka njoftuar përmbylljen e shqyrtimit të kërkesave, teksa aktualisht një pjesë e familjeve përfituese kanë nisur instalimin e impianteve. Në total janë 850 familje që tashmë i kanë instaluar impiantet, teksa pjesa tjetër janë në proces për përzgjedhjen e kompanisë që do iu ofrojë shërbimin për blerjen e pajisjeve dhe montimin e tyre, sipas listës së vënë në dispozicion nga Agjencia e Eficiencës së…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Nga të dhënat e këtij raporti, SIGAL mbetet kompania lidere, si në sigurimet e jetës, ashtu edhe në ato të jo-jetës. Sipas raportit të AMF-së, vëllimi i përgjithshëm i tregut të sigurimeve u rrit me 7.09%, duke arritur në 5,598,428,000 lekë për periudhën janar-mars 2025. Kompania kryeson për primet e shkruara bruto dhe për dëmet e paguara. Në treg, prime të shkruara bruto në sigurimet e jetës shënuan një rritje prej 13.67%. Vëllimi arriti në vlerën 530,828,000 lekë,…
