Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria miraton tri projektligje për shoqëritë tregtare

19:52 - Qershor 19, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tri projektligje të propozuara, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Projektligjet janë pjesë e Kapitullit 6 të negociatave me Bashkimin Evropian, që lidhet me të drejtën e shoqërive, dhe synojnë harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire në këtë fushë.

Konkretisht, u miratuan projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane”, projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit” dhe projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.

Këto akte krijojnë për herë të parë një kuadër të plotë ligjor të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe i hapin rrugë forcimit të bashkëpunimit mes shoqërive tregtare shqiptare dhe atyre europiane.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë  deklaratës për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shpreh se këto ndryshime ligjore janë pjesë e një procesi më të gjerë integrimi dhe barazimi të kushteve për biznesin shqiptar me atë europian.

“Tri projektligjet, shumë të rëndësishme, lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Janë tre projektligje që janë pjesë e Kapitullit 6, i cili lidhet me shoqëritë europiane. Ne kemi një paketë prej nëntë ligjesh që do të garantojnë që shoqëritë tregtare shqiptare të kenë të njëjtat kushte dhe mundësi si shoqëritë europiane”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ibrahimaj shtoi,  se kuadri i ri ligjor krijon për herë të parë një bazë të plotë rregullatore të përafruar me standardet evropiane.

“Ligji “Për statutin e shoqërive europiane” krijon një kuadër ligjor që më parë nuk ka ekzistuar dhe është në përputhje me legjislacionin europian, duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të mirë të shoqërive shqiptare me ato europiane. Ligji i dytë lidhet me shoqëritë europiane të bashkëpunimit, ndërsa i treti me grupimet ekonomike me interes europian”, tha Ibrahimaj.

Ministrja njoftoi se, projektligjet pritet të kalojnë për miratim në Kuvend gjatë muajit korrik, në përputhje me kalendarin e dakordësuar me Bashkimin Evropian.

Ekofin Media
Ekofin Media
Hidrokarburet karburante kuvendi stabiliteti tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

11:14 - Qershor 23, 2026

Deri më 30 qershor: Kush paguan gjysmën e borxhit, i falet pjesa tjetër

19:15 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

gazetar_217:42 - Qershor 23, 20260

Projektligji i ri për prokurimin publik, i hedhur në konsultim, synon të sjellë një sërë…

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:42 - Qershor 23, 2026

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:21 - Qershor 23, 2026

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:11 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

Qeveria rishikon ligjin e prokurimeve, çfarë pritet të ndryshojë për tenderat publikë

17:42 - Qershor 23, 2026

Projektligji, gjobë deri në 10 milionë lekë për shkeljet në sigurinë kibernetike

17:21 - Qershor 23, 2026

Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve

17:11 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter