Author: gazetar_1

Nisur nga niveli i lartë i kreditimit për pasuritë e paluajshme dhe kërkesat gjithnjë në rritje të individëve dhe nisur nga niveli i ekspozimit të bankave ndaj këtyre kredive, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur sot të ndërmarrë disa kufizime rregullatore ndaj kredive të bankave tregtare për blerjen e shtëpive. Në fjalën e tij, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko shpjegoi se janë përcaktuar disa tavane për kreditë në raport me vlerën e financimit për banesën, si edhe një tavan për kredinë në raport me të ardhurat e kredimarrësit. Gjithashtu, Bsh ka vendosur edhe një kufizim kohor…

Read More

Kina dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të takohen fundjavën e ardhshme në Zvicër për të hedhur themelet për negociatat tregtare , për herë të parë që kur Donald Trump vendosi tarifa për mallrat kineze, me Pekinin që u kundërpërgjigj. Ministria kineze e Tregtisë paralajmëroi sot se Kina “nuk do të sakrifikojë qëndrimin e saj parimor” dhe “do të mbrojë drejtësinë” gjatë këtij takimi midis zëvendëskryeministrit të saj He Lifeng , Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Besant dhe Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA-së, Jamieson Greer . “Nëse Shtetet e Bashkuara duan ta zgjidhin problemin përmes negociatave, ato duhet…

Read More

“Sepse është i mirë për kockat tuaja” është pohimi që bëjnë shumica e njerëzve kur pyeten pse marrja e kalciumit është e rëndësishme. Dhe me të vërtetë ata kanë të drejtë, pasi kalciumi është vërtetuar se lidhet me kockat e shëndetshme dhe të forta, por përfitimet që ofron për shëndetin e përgjithshëm të trupit janë shumë më tepër sesa ky zbulim. Në mënyrë specifike, kalciumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, pasi ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe tkurrjen e muskujve të zemrës. Prandaj, konsumi i duhur i kësaj është jetik dhe shenjat që mund të lidhen…

Read More

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm në Gjermani, Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje. Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”. Reformë e thellë ekonomike dhe sociale Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e…

Read More

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të…

Read More

Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët. Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë. Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos…

Read More

8.3 miliardë lekë ose rreth 83 milionë euro rezulton të jetë fitimi i sektorit bankar në 3-mujorin e parë të vitit 2025, në rënie me rreth 15.1%, ose 1.48 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar. Krahasuar me 3-mujorin paraardhës, që rezulton i fundit i vitit 2024, ka një përmirësim të fitim të sektorit bankar, me 324 milionë lekë, ose 3.9% më shumë. Referuar të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Banka Kombëtare Tregtare vijon të jetë banka me fitimet më të mëdha në tregun bankar, me afro 25% të fitimeve të të…

Read More

Deputetët dështuan edhe në përpjekjen e 12-të për ta konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate meritore. Seanca dështoi për herë të 12-të sepse nuk u votua një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentar. Kurti nuk ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja kryesore që po e mban peng shtetin, po e…

Read More

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar një votim parlamentar për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë në përpjekjen e dytë. Merz fillimisht kishte rënë gjashtë vota nga shumica absolute që i nevojitej të martën në mëngjes – një goditje e rëndësishme për prestigjin e tij dhe një dështim i paprecedentë në historinë gjermane të pasluftës. Duke qenë se ishte një votim i fshehtë në Bundestagun prej 630 vendesh, nuk kishte asnjë tregues se kush e kishte refuzuar ta mbështeste atë – qoftë deputetë nga partneri i tij i koalicionit të qendrës së majtë apo konservatorët e tij. Pas orëve…

Read More

Të dhënat e fundit të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për trendët e fluturimeve në Evropë në 3-mujorin e parë konfirmojnë analizën e realizuar pak ditë më parë nga ekofin.al, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u vlerësua të kishte një rritje mbi mesataren dhe normalen e tendencave evropiane dhe botërore. Referuar shifrave më të fundit të publikuara nga “ACI”, në 3-mujorin e parë të këtij viti, numri i pasagjerëve përgjatë rrjetit evropian të aeroporteve u rrit me 4.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-mars 2025, aeroporti i Rinasit tejkaloi 2 milionë pasagjerë, duke vijuar…

Read More