Author: gazetar_1

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të katërmbëdhjetë– ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi të dielën, kur kanë kaluar tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të dielën kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të martën në mëngjes. Në seancën e së dielës…

Read More

Qytetarët shqiptarë i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë. Gjithashtu, edhe 3 027…

Read More

Rritja prej gjashtëmbëdhjetë pikë një për qind (16.1%) e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka shkaktuar një valë të re të inflacionit, duke shkaktuar ngritje të çmimeve për produktet bazike të vendit dhe ato të importuara. Kështu shtrenjtimi i rrymës nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)  ka rritur ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët, të cilët tashmë ndihen të frustruar përballë çmimeve në rritje. Për këtë shqetësim, ekspertët e ekonomisë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka shprehur shqetësimin e tij se ky shtrenjtim po godet qytetarët në dy drejtime –…

Read More

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare. “Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai fitues absolut apo relativ, Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë; nga vendi i parë së bashku me vendin e dytë, tretë dhe pakicat serbe dhe joserbe”, tha Kurti të shtunën duke folur në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Tre muaj pas…

Read More

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për rifitimin e shtetësisë shqiptare nuk ka qenë e lehtë. Shqipëria tani ka ndryshuar rregullat. Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që një pasaportë gjermane do t’ia lehtësonte ndjeshëm jetën – në punë, në udhëtime, në çdo marrëdhënie me shtetin – ndjenja e lidhjes me vendlindjen i mbeti gjithmonë e fortë. Por gjithçka ndryshoi gjatë një udhëtimi nga Saranda në Korfuz. “Mbaj mend në anijen me tim shoq dhe dy miqtë tanë gjermanë. Të…

Read More

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit. Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja. Nga ora 08:00 deri në orën 11:00…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ku u njoh nga afër me investimet e fundit të realizuara në një kohë rekord prej vetëm tre muajsh. Transformimet përfshijnë ndërtimin e një fasade të re ikonike, zgjerimin e mëtejshëm të hapësirave të aeroportit, shtimin e kapaciteteve të parkimit dhe përmirësime të tjera të rëndësishme që i japin aeroportit pamje dhe funksionalitet tërësisht të ri. Gjatë vizitës, Kryeministri përgëzoi Grupin Kastrati dhe ekipin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për realizimin e këtij transformimi. Ai u shoqërua nga Presidenti i Grupit Kastrati, z. Shefqet Kastrati, arkitekti i…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme faljen e gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Kjo falje përfshin gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Vendimi për faljen e gjobave vjen vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Vendimi i Këshillit të Ministrave VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE QË NDIQEN PËR  SHFUQIZIMIN E MASAVE ADMINISTRATIVE TË PAEKZEKUTUARA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3, të ligjit nr.127/2024, “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga…

Read More

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të premten kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes. Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar…

Read More

Tatimet njoftojnë se Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë nisur shpërndarjen e Certifikatave 7A për t’ju mundësuar projekteve të financuara nga Bashkimi Europian përjashtimin nga TVSH-ja. Administrata Tatimore njofton të gjithë përfituesit e projekteve që të paraqesin te shitësi Certifikatën e lëshuar nga Agjencia dhe DRT-ja (formulari 7A) me qëllim që këto blerje të mos ngarkohen me TVSH. Furnizuesit që lëshojnë fatura në funksion të realizimit të projekteve të përjashtuara nga ligji duhet të përfshijnë në faturat e tyre detyrimisht: Kodin Unik të Identifikimit të Projektit, lëshuar nga Agjencia; Numrin e Certifikatës të regjistruar në DRT. Shembull fature: Te fusha “Të dhëna…

Read More