Rritja prej gjashtëmbëdhjetë pikë një për qind (16.1%) e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka shkaktuar një valë të re të inflacionit, duke shkaktuar ngritje të çmimeve për produktet bazike të vendit dhe ato të importuara. Kështu shtrenjtimi i rrymës nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka rritur ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët, të cilët tashmë ndihen të frustruar përballë çmimeve në rritje. Për këtë shqetësim, ekspertët e ekonomisë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka shprehur shqetësimin e tij se ky shtrenjtim po godet qytetarët në dy drejtime – nga njëra anë po humbet vlera e parasë për shkak të inflacionit, dhe nga ana tjetër po ulet standardi jetësor.
Ai bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore përmes politikave fiskale dhe monetare që synojnë të zbusin efektet e krizës.
Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj thotë se me vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin të energjisë, jeta e qytetarëve do të rëndohet me rritje të çmimeve në përgjithësi.
Ndërkohë, qytetarët shprehen të zhgënjyer nga rritja e çmimeve. Ata thonë se çmimet po i godasin rëndë, veçanërisht ata me të ardhura fikse si pensionistët. Fahredin Halimi thekson se çmimet në Kosovë asnjë herë më të shtrenjta nuk kanë qenë.
Edhe Rexhep Hajdari, një tjetër qytetar, shprehet i shqetësuar ngritjen e çmimeve, derisa kërkon ndërhyrjen e shtetit në këtë drejtim.
Qytetarja Merihban Dula thotë se nuk po arrin t’i përballoj çmimet e larta, dhe pa ndihmën e fëmijëve nuk mund të jeton.
KosovaPress ditë më parë kishte raportuar se shtrenjtimi i rrymës për gjashtëmbëdhjetë pikë një për qind, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve për disa produkte esenciale, përfshirë produktet e bukës dhe kafesë deri në pesëdhjetë përqind (50 %)
Ekipi i KosovaPress ka vizituar disa furra dhe dyqane. Shihet se mantia është shtrenjtuar pesëdhjetë përqind (50 %). Një manti deri dje ka kushtuar zero pikë pesëmbëdhjetë centë (0.15), sot në disa furra të Prishtinës çmimi i saj ka arrit zero pikë njëzet centë.
Bureku është shtrenjtuar njëzetepesë për qond (25%). Një burek në Prishtinë në shumicën e furrave është shtrenjtua nga një euro e njëzet euro në një eurp e pesëdhjetë euro, kurse në disa qytete tjera të Dukagjinit, si në Gjakovë, çmimi i burekut ka arrit deri një euro e shtatëdhjetë centë.
Buka është shtrenjtuar deri njëzet përqind. Një bukë gjysmë kilogramë deri dje ishte pesëdhjetë centë, ndërsa sot në Prishtinë ky çmim ka arrit në gjashtëdhjetë centë./Kosovapress
