Author: gazetar_1

Kredia e sektorit bankar për blerje pronash arriti në 261.4 miliardë lekë, ose 2.6 miliardë Euro në fund të 3-mujorit të tretë të vitit 2025, duke u rritur me rreth 3.5% krahasuar me periudhën paraardhëse, ose me 9 miliardë lekë më shumë. Kundrejt totalit të portofolit të kredisë së sektorit bankar për bizneset dhe individët, kredia për blerje pronash zë 31%. Rritja e kredisë së sektorit bankar për blerje pasurish të paluajshme sidomos gjatë viteve të fundit, e shoqëruar edhe me rritje të ekspozimit të bankave, ka bërë që në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë të…

Read More

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” që do të nisë nga qyteti i Durrësit, më pas në Elbasan dhe përfundon në Tiranë. Gara fillon në orën 13:10 në qytetin bregdetar në Durrës dhe mbyllet në orën 17:30 në kryeqytet. Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për manaxhimin e qarkullimit rrugor, si dhe për mbarvajtjen e aktivitetit sportiv. Akset rrugore që përfshihen në itinerarin e garës do të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nisë aktiviteti. Ndërkohë raportohet se përjashtim do të bëjnë mjetet e emergjencës. Njoftimi i policisë: Në…

Read More

Kredo.al, partneri më i besuar i financimit për të gjithë Shqiptarët, tashmë një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve financiare në Shqipëri, njofton me kënaqësi hapjen e degës së saj të dytë në qytetin e Fierit, duke forcuar angazhimin e saj për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe transparente për qytetarët kudo në vend. E vendosur në një zonë qëndrore dhe të lehtë për t’u aksesuar, dega e re sjell më afër banorëve të Fierit shërbimet e shpejta dhe të sigurta që karakterizojnë Kredo.al. Adresa e degës së re të institucionit financiar është në rrugën “Vangjel Cepo”. Kjo hapje është pjesë…

Read More

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të mbahet në 22 maj 2025, në Bruksel. Ky grupim përfaqëson rritjen gjithëpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika…

Read More

Ashtu si edhe në vitin 2021, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë forca politike që drejton në zgjedhjet e 11 majit. Parashikimi i Ramës vjen ndërsa mbeten edhe 3 ditë nga zgjedhjet dhe kreu i PS është i sigurt që më 11 maj do të marrë minimalisht 78 mandate të sigurta, nga 74 që ka aktualisht. Kryesocialisti është i bindur se do t’i marrë PD-së një mandat në Dibër, pra do të përmbysë rezultatin në këtë qark në 3-2 në favor të PS. Shanset me…

Read More

Në aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës u krye sot fluturimi i parë certifikues, ndërsa me certifikimin e pistës së aeroportit, punimet do të vijojnë për ta bërë operacional me të gjitha shërbimet gjatë verës. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së dorëzimit të veprës u ndal tek rritja e flukseve të pasagjerëve me rrugë ajrore në vend. Rama tha se aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës se ka pësuar një transformim shumë të madh, ku nga më i shtrenjti në rajon është kthyer në aeroportin me rritjen më të lartë për disa vite rresht në gjithë Evropën. Rama tha se…

Read More

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëorganizoi me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham) një forum informuese me përfaqësuesit e bizneseve me temë “Përmirësimi i Standardeve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri, Zbatimi i Ligjit të Ri – Sfidat dhe Zgjidhjet për Bizneset”. Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të AmCham, Komisioneri Dervishi theksoi se ligji i ri 124/2024, sjell një sërë risish thelbësore në mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi bizneset si kontrollues dhe përpunues, pasi ata duhet të sigurojnë transparencë të plotë për…

Read More

Sot u krye fluturimi i parë certifikues në aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rastit, kryeministri Edi Rama tha se ishte një projekt tejet sfidues. “Dola t’ju them në radhë të parë shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve dhe punonjësve të reja të aeroportit të Vlorës. Dua të falenderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportin të Vlorës me burime njerëzore nga Kosova dhe Shqipëria do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij…

Read More

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm: Ndalim qarkullimi dhe parkimi Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00 Segmentet e rrugëve: Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG); Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit; Rrugën e “Elbasanit”, Bulevardi “Bajram Curri”; Rrugën “Ali Shefqeti”; Rrugën “Alajdin Frashëri”; Rrugën e Rexhekrit; Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut; Rrugën “Sotir Çaci”; Rrugen “Xhanfize Keko”; Rrugen…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025 arriti në 119,8 pikë, krahasuar me muajin Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për këtë muaj është 2,3%, në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në Prill 2025, krahasuar me Mars 2025, rezulton të jetë 0,1%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me një kontribut prej +1,29 pikë përqindje,…

Read More