Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Kryeministri: Aeroporti i Tiranës tejkaloi Beogradin, negociata me Qatar Airways dhe linja të tjera ajrore

    12:37 - Maj 8, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës u krye sot fluturimi i parë certifikues, ndërsa me certifikimin e pistës së aeroportit, punimet do të vijojnë për ta bërë operacional me të gjitha shërbimet gjatë verës.

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së dorëzimit të veprës u ndal tek rritja e flukseve të pasagjerëve me rrugë ajrore në vend.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Rama tha se aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës se ka pësuar një transformim shumë të madh, ku nga më i shtrenjti në rajon është kthyer në aeroportin me rritjen më të lartë për disa vite rresht në gjithë Evropën.

    Rama tha se në Tiranë po përpunohen më shumë pasagjerë se në Beograd. Pak ditë më parë, ekofin.al raportoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të ketë një rritje të konsiderueshme pasagjerësh edhe në 3-mujorin e parë të vitit 2025, që është 23% më i lartë se aeroporti i Beogradit.

    “Numri i fluturimeve ishte shumë i kufizuar, biletat ishin tmerrësisht të shtrenjta transformimi ndodhi me një plan të shumanshëm, një plan të shumanshëm që ne e vumë në jetë hap pas hapi duke e transformuar aeroportin e Tiranës nga aeroportin më të shtrenjtë, më të vështirë, më të lodhshëm për të gjithë, në aeroportin me rritjen më të lartë për disa vite rresht në të gjithë Evropën dhe në aeroportin më të madh të rajonit, jo në raport me vetveten dhe as thjesht dhe më të madhin si rritje, por për numër pasagjerësh. Në Tiranë ne përpunojmë më shumë pasagjerë se në Beograd. Kjo është diçka e paimagjinueshme dhe para pak viteve më parë ndërkohë që numri i fluturimeve ka arritur në një pikë të pabesueshme. Aeroporti i Tiranës punon ditën dhe natën, në të rajonit jeta mbaron pasdite”, tha Rama.

    Rama tha se “jemi duke shtyrë para ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike, ndërsa shtoi se aeroporti i Tiranës është në bisedime për të shtuar disa linja prestigjioze si “Qatar Airways”.

    “Jemi duke shtyrë përpara qoftë ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike, ndërkohë që tanimë ka filluar bashkëbisedimi me Federal Aviation të SHBA-së që kërkon një kohë të caktuar për të gjitha inspektimet. Ata kanë ardhur, kanë inspektuar aeroportin, kanë identifikuar gjërat që do të donin të shihnin dhe nga ana tjetër aeroporti është në bisedime serioze për të shtuar disa linja shumë prestigjioze duke filluar nga Qatar Airways. Unë kam bërë takim vetë personalisht me kompanitë, i kam lutur kompanitë vetë që të vijnë dhe vitet e para ka qenë e pamundur. Kur erdhi Ryanair u duk, se atë ditë mësoi për Tiranën. I jemi qepur me bukë me trastë kur i thonë, por nuk bindej se Tirana dhe Shqipëria kishin biznes për të bërë. Sot Ryanair është i lumtur me Shqipërinë”, tha Rama.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    aeroporti i beogradit Aeroporti i tiranes kryeministri rama shifrat
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    13:34 - Korrik 11, 2025

    AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale

    12:47 - Korrik 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter