Author: gazetar_1

Jam në një pazar qilimash në Pazarin e Vjetër në qytetin malor të Krujës në Shqipëri duke blerë një mbulesë tavoline të bukur, të punuar me dorë në stilin tradicional të Shqipërisë dhe një grusht me mbështetëse tavoline të thurura, të gjitha për më pak se 40 euro, shkruan Aoife McElëain për gazetën më të madhe irlandeze ”The Irish Times”. ”Kur nuk negocioj çmimin me burrin dhe gruan që kanë këtë dyqan, ata duken të hutuar. Ata më bëjnë gjeste drejt një tasi plot me hide, një frut që duket si ulli, por me shije molle e përzier me hurmë.…

Read More

Nga Mentor Kikia A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për të “bërë” vota? Padyshim që po! A e ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve makineria e patronazhimit, me njerëz që të dinë edhe zorrët e barkut, kush je, me kë je, ku të punon gruaja, burri, fisi e farefisi, ku të pikon çatia etj.? Padyshim që po! Opozita mund të rendisë edhe nja 20 arsye të tjera për humbjen e zgjedhjeve… Por…. A e votuan PS-në ata fshatarët që kanë shkulur pemët apo braktisur fermat e tyre me mollë e pjeshkë, e shkojnë punojnë në fermat…

Read More

Euro e ka nisur sërish javën me rënie në kursin e këmbimit valutor kundrejt lekut, edhe pse tashmë zgjedhjet përfunduan. Javën që i parapriu votimeve, ditën e martë, monedha evropiane ra në nivelin më të ulët historik, duke zbritur edhe poshtë kufirit të 98 lekëve në këmbim, por më pas e rimori veten, duke u ngjitur sërish mbi këtë kuotë. Por këtë të hënë, ndryshe nga dollari amerikan që është vlerësuar me 0.98 pikë ndaj lekut, si edhe paundit britanik që u vlerësua me 0.61 pikë, Euro e ka nisur me rënie, edhe pse në një vlerë të vogël prej…

Read More

Listat e mbyllura të deputetëve kur u hartuan dhe depozituan në KQZ pakujt mund t’i shkonte mendja se do të viheshin në diskutim, pasi të gjithë i konsideronin “mandate të sigurta”. Por rezultati shumë i dobët i opozitës në zgjedhje, edhe tej prognozave e projeksioneve të sondazheve, sidomos në dy qarqe, Fier e Elbasan, po sjell një situatë të pamenduar.  Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që me shifrat e deritanishme PD-ja ka katër mandate. Pra, nëse kjo tendencë votash do të vijojë, Bylykbashi do të jetë jashtë Parlamentit. E…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në destinacione të ndryshme gjatë datave 15 dhe 16 maj. Në njoftim thuhet se për shkak të Samitit Europian që do të zhvillohet në qytetin e Tiranës pritet të ketë bllokim rrugësh, gjë e cila mund të vonojë udhëtimin drejt aeroportit. TIA iu sugjeron pasagjerëve që të paraqiten në terminal të paktën 4 orë përpara fluturimit dhe iu bën thirrje që kontrollojnë rregullisht e-mailet apo SMS-t për çdo informacion të ri pasi linjat ajrore mund të kenë ndryshime orari. Njoftimi i…

Read More

Vijon numërimi i votave në të gjithë vendin. PS projektohet të marrë 83 mandate, PD 51 mandate dhe më pas partitë e tjera. Deri më tani ky është rezultati për çdo qark: Në Qarkun e Beratit janë nunëruar 113 nga 275 kuti. Deri më tani PS kryeson me 59.7% të votave. E përkthyer në mandate deri më tani PS ka marrë 5 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 29.4% të votave, 2 mandate. Në këtë qark asnjë nga partitë e tjera nuk ka arritur të sigurojë mandat. Në Qarkun e Dibrës janë numëruar 75 nga 222 kuti. Deri më PS kryeson…

Read More

Janë numëruar gati 1/3 e votave, 1711 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 228,894 vota ose 52.6%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 149,875 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 17,212 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 14,872 vota. Partia Mundësia ka marrë deri tani 11,297 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 5,381 të tilla. Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 228,894 vota…

Read More

Prresidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk ka komentuar drejtpërdrejt kërkesën për armëpushim nga dita e hënë. Por vetëm disa orë pas kërkesës së Gjermanisë, Francës, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, me mbështetjen edhe të Trumpit, për armëpushim njëmujor pa kushte, presidenti Putin propozoi fillimin e bisedimeve me Ukrainën me 15 maj, pa kushte. Ai tha se do të konsultohet këto ditë me presidentit turk, Tayyip Erdogan, që bisedimet të mbahen në Stamboll. Putin vlerëson rolin e Turqisë Duke kujtuar se Turqia ishte ofruar shumë herë për të organizuar negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës që në vitin 2022, Putin iu referua…

Read More

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të katërmbëdhjetë– ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi të dielën, kur kanë kaluar tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të dielën kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të martën në mëngjes. Në seancën e së dielës…

Read More

Qytetarët shqiptarë i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë. Gjithashtu, edhe 3 027…

Read More