Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në destinacione të ndryshme gjatë datave 15 dhe 16 maj. Në njoftim thuhet se për shkak të Samitit Europian që do të zhvillohet në qytetin e Tiranës pritet të ketë bllokim rrugësh, gjë e cila mund të vonojë udhëtimin drejt aeroportit.
TIA iu sugjeron pasagjerëve që të paraqiten në terminal të paktën 4 orë përpara fluturimit dhe iu bën thirrje që kontrollojnë rregullisht e-mailet apo SMS-t për çdo informacion të ri pasi linjat ajrore mund të kenë ndryshime orari.
Njoftimi i plotë:
“Më 15 dhe 16 maj, për shkak të Samitit Europian në Tiranë, priten bllokime rrugësh në qytet dhe zonat përreth. Bllokimi i rrugëve mund të vonojë udhëtimin drejt aeroportit. Sugjerojmë të paraqiteni në terminal të paktën 4 orë përpara fluturimit. Linjat ajrore mund të kenë ndryshime orari për këto ditë. Kontrolloni rregullish e-mailet apo SMS-t për çdo informacion të ri. Për një udhëtim të qetë bëni check-in online dhe mbani kartën e imbarkimit në telefonin tuaj. TIA iu sugjeron të qëndroni të përgatitur dhe të shijoni udhëtimin tuaj pa stres”, thuhet në njoftim./ekofin.al

