Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Visa Direct ofron lehtësi për pagesat ndërkufitare mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë

13:18 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026 Ekonomi
Screenshot
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Importet e karburanteve, produkti më i rëndësishëm i akcizës dhe njëkohësisht tregues i rëndësishëm i konsumit në ekonomi, shënuan rënie në muajin maj 2026, duke reflektuar një ngadalësim të kërkesës në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndikuar kjo edhe nga çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të Financave për mallrat kryesore të akcizës, gjatë muajit maj u importuan 55,421 ton karburante, nga 59,790 ton në të njëjtin muaj të vitit 2025, ose 7.3% më pak.

Edhe në treguesin progresiv pesëmujor, importet e karburanteve paraqiten më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar. Në periudhën janar-maj 2026 janë importuar 263,139 ton karburante, kundrejt 279,238 tonëve në të njëjtën periudhë të vitit 2025, me një tkurrje prej rreth 5.8%.

Screenshot

Në segmentin e cigareve, të dhënat tregojnë një tendencë të kundërt. Gjatë muajit maj 2026 u importuan 334 ton cigare, nga 245 ton në maj 2025, duke regjistruar një rritje të fortë prej mbi 36%.

Edhe në totalin e pesë muajve të parë, importet e cigareve arritën në 1,333 ton, krahasuar me 1,177 ton në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja vjetore rezulton rreth 13.3%, duke sugjeruar një zgjerim të konsumit ose një riorganizim të stokut të operatorëve të tregut.

Një zhvillim interesant vërehet edhe te kafeja. Në muajin maj importet e kafesë mbetën pothuajse të pandryshuara, në 1,039 ton, kundrejt 1,029 ton në maj 2025, ose vetëm 1% më shumë.

Megjithatë, në total, importet e kafesë kanë shënuar rënie. Për periudhën janar-maj 2026 janë importuar 3,872 ton, nga 3,983 ton në pesëmujorin e parë të vitit të kaluar, ose rreth 2.8% më pak.

Ndërkohë, birra rezulton produkti me ecurinë më pozitive mes mallrave të akcizës. Gjatë muajit maj u importuan 5.375 milionë litra birrë, nga 4.786 milionë litra në maj 2025, me një rritje prej rreth 12.3%.

Në total, importet e birrës për pesë muajt e parë të vitit arritën në 17.983 milionë litra, kundrejt 18.911 milionë litrave një vit më parë. Megjithëse në nivel progresiv rezultojnë rreth 4.9% më të ulëta, ritmi i muajit maj sinjalizon një rigjallërim të kërkesës me afrimin e sezonit turistik veror. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
çmimet importet karburanteve ranë të dhënat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

gazetar_114:48 - Qershor 23, 20260

Sektori bankar shqiptar ka hyrë në një fazë të re të forcimit të qëndrueshmërisë financiare,…

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:48 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

13:53 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:05 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Visa Direct ofron lehtësi për pagesat ndërkufitare mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë

13:18 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter