Author: gazetar_1

Për të katërtin vit radhazi, Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN, zgjodhi të mbështesë një prej festivaleve më kuptimplota, që fokusin e ka tek edukimi dhe fuqizimi i të rinjve ambiciozë. Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes – GEN-E-Albania, organizuar nga Junior Achievement of Albania, u mbajt më 8-9 maj në Piramidën e Tiranës, duke e kthyer këtë të fundit në një qendër të energjisë, kreativitetit dhe inovacionit të të rinjve. Festivali mblodhi së bashku 150 nxënës nga i gjithë vendi, ndërsa vlerësoi dhe i kushtoi rëndësinë e duhur vizionit të 26 kompanive të krijuara prej tyre. Tirana Bank ofroi krahas mbështetjes…

Read More

Besimi se të gjitha ushqimet zgjasin më shumë në frigorifer është krejtësisht i gabuar, pasi me disa ushqime ndodh krejt e kundërta. Sa më gjatë t’i lini në frigorifer, aq më shpejt prishen. Le të shohim disa prej tyre, si dhe mënyrat për t’i mbajtur të freskëta për më gjatë. Qepë Lagështia brenda frigoriferit bën që qepët të myken më shpejt. Mbajini ato jashtë frigoriferit në një vend të thatë dhe të freskët. Në fakt, mos bini në kurthin e zakonshëm të vendosjes së tyre pranë patateve, sepse kur këto dy ushqime bien në kontakt, ato prishen shumë më shpejt.…

Read More

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Të enjten, para një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës me përfaqësues të partive politike për konsultime në përpjekje për zhbllokimin e ngërçit, ligjbërësit refuzuan për të tetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje…

Read More

Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë nesër në Tiranë liderët e vendeve evropiane. Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në 15 maj, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Europës i cili ka publikuar edhe agjendën e Samitit, bëhet me dije se 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish, si dhe institucione të BE-së janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Sekretarët e…

Read More

SIGAL ka nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me platformën “Rent from Locals”. Partneriteti strategjik u prezantua në qendrën shumëfunksionale te Piramida, nga drejtuesit e “Rent From Locals”. Në takim ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të lartë të SIGAL. Partneriteti dypalësh vjen si një hap, që vendos një standard të ri sigurie dhe profesionalizmi në tregun shqiptar të makinave me qira. SIGAL dhe “Rent From Locals” do të synojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje të klientëve ndërkombëtarë për zgjidhje të sigurta dhe të besueshme gjatë marrjes me qira të automjeteve në Shqipëri. Këtë fakt e konfirmoi në fjalën përshëndetëse edhe z. Marin…

Read More

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth. Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon. Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i…

Read More

Tirana renditet si një nga destinacionet urbane me rritjen më të shpejtë në kontinent, duke u përmendur mes qyteteve europiane që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë. Raporti vjetor i publikuar së fundi nga Mastercard Economics Institute për vitin 2025 mbi trendet globale të udhëtimeve, thekson një zhvendosje të preferencave të udhëtarëve europianë drejt përvojave më domethënëse të lidhura me mirëqenien, natyrën, aventurën, sportin dhe gastronominë, një tendencë ku Tirana po gjen vend të veçantë. Raporti vëren se, ky vlerësim për Tiranën është nxitur kryesisht nga rritja e vizitorëve italianë, duke e bërë kryeqytetin shqiptar një…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë dakord të ulin tarifat ndaj njëra-tjetrës për mallrat duke filluar nga e mërkura, për 90 ditët e ardhshme. Vendimi erdhi pas bisedimeve serioze në Gjenevë gjatë fundjavës mbi të ashtuquajturat tarifa reciproke të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Tarifat kishin për qëllim të lehtësonin çekuilibrin tregtar të SHBA-së, por ato e kanë shtyrë Pekinin të hakmerret me kundërmasa të ngjashme. Deri të hënën, Kina ishte i vetmi vend që Trump ka refuzuar të japë një pauzë…

Read More

Një startup francez i quajtur Robeauté ka arritur të grumbullojë 29 milionë dollarë për zhvillimin e një mikroroboti neurokirurgjikal. Imagjinoni një pajisje jo më të madhe se një kokërr orizi që mund të udhëtojë me kujdes në shtigjet delikate të trurit, shkruan Fox News. Roboti mund të ndryshojë trajtimin e tumoreve në tru dhe sëmundjeve të tjera neurologjike duke i bërë ndërhyrjet kirurgjikale më të sigurta dhe të sakta se kurrë ndonjëherë. Ndërhyrjet në tru janë shumë të ndërlikuara. Mjetet që kirurgët përdorin sot janë shumë të forta dhe mund të lëvizin vetëm në vija të drejta duke kufizuar zonën…

Read More

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%. Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme. Nga votat e deritanishme PS ka arritur të sigurojë 83 mandate, PD-ASHM ka marrë 50 mandate, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat. Procesi i numërimit po…

Read More