Author: gazetar_1

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total. Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan…

Read More

Instituti i Iniciativës për Investime në të Ardhmen (FII) sjell një edicion special të FII PRIORITY Europe në Tiranë, i cili i ka nisur tryezat prej ditës së djeshme, por sot pritet të ketë një agjendë personalitetesh shumë të rëndësishëm duke mbledhur së bashku 600 investitorë globalë, udhëheqës politikë dhe inovatorë. Në mbyllje të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), Kryeministri Rama paralajmëroi mbajtjen e këtij eventi dy-ditor i cili përqendrohet në lidhjen e inovacionit evropian me kapitalin global. Rama tha se është një eveniment fantastik, “një forum i shkëlqyer investimesh, me një numër të madh investuesish shumë të…

Read More

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike. Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë. Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, tha se…

Read More

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 16–17 maj 2025. Ky samit mbledh së bashku liderë botërorë nga fusha të ndryshme, qeveri, ekonomi, shkencë, teknologji dhe filantropi, për të diskutuar prioritetet globale që formësojnë të ardhmen, në një moment vendimtar për njerëzimin. Fokusi kryesor i edicionit evropian të FII PRIORITY është: “Renditja e prioriteteve për një të ardhme më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë”. Samir Mane, President i BALFIN Group, ishte i vetmi përfaqësues nga Shqipëria i ftuar zyrtarisht në panelet e…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj. TIA arriti të menaxhojë me efikasitet jo vetëm flukset e larta të vizitave zyrtare, por gjithashtu garantoi vijimësinë e plotë të trafikut ajror për fluturimet e rregullta, pa shkaktuar asnjë anulim apo vonesë të ndjeshme për pasagjerët. Ky…

Read More

Të ardhurat e deputetëve të Bundestagut përbëhen nga disa pjesë në Gjermani: Paga bazë rritet çdo vit më 1 korrik dhe aktualisht ajo është 11.227 euro në muaj, ose rreth 135.000 në vit. Kjo është shuma bruto e pagesave bazë, kështu që nga kjo shumë paguhen taksat, sigurimi shëndetësor dhe pensionet… Varësisht nga statusi familjar dhe të ardhurat e tjera, një deputeti i mbetet në muaj rreth tetë mijë euro neto ose pak më shumë. Por ka dhe pagesa të tjera për shpenzime shtesë, si për shembull për një zyrë në zonën zgjedhore të deputetit ose pagesa për një vendbanim…

Read More

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do  të bisedohet më tej. Ishte një bisedë pa parakushte, siç kishte paralajmëruar presidenti Putin, që donte ta bënte të qartë  me sa duket menjëherë, se nuk ka nevojë për armëpushim dhe sigurisht nuk ka nevojë për ultimatume për fillimin e negociatave. Nga këndvështrimi rus, megjithatë për një paqe të mundshme, ka rrethana që nuk janë më të negociueshme, por që bota dhe Ukraina duhet t’i pranojnë. Pas bisedimeve dy orëshe Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme”. Të dyja palët kanë rënë dakord…

Read More

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Washington Post”. Gjatë dy muajve të fundit, ekspertja e Planifikimit të Udhëtimeve – Melanie Rodriguez ka pasur klientë të shumtë që kanë anuluar udhëtimet për shkak të buxhetit të tyre të kufizuar. “Ndoshta një udhëtim në Siçili është “jashtë loje”, por ka ende alternativa të tjera për të udhëtuar në Evropë – pa ndikuar në buxhetin tuaj”, tha Kelly Greer, një agjente udhëtimesh në Pittsburgh. Në vend të…

Read More

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh. Megjithatë, prania e aktorëve  politikë, si Adriatik Lapaj nga Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, sinjalizon një fragmentim të lehtë të skenës politike përtej dyshes tradicionale PS-PD. Me 812.316 vota (rreth 52%), PS ka siguruar jo vetëm shumicën e thjeshtë, por edhe numra bindës në Kuvend gati-gati shumicë të cilësuar prej 3/5 ose 84 deputetë. Vetëm 1 mandat larg këtij objektivi është mazhoranca…

Read More

Agjencia ndërkombëtare e ratingut Moody’s uli vlerësimin e saj të kreditit të Shteteve të Bashkuara me një shkallë në “Aa1” nga “Aaa”, duke përmendur si arsye kryesore rritjen e borxhit dhe interesave “që janë dukshëm më të larta se shtetet me vlerësim të ngjashëm”. “Administratat e njëpasnjëshme amerikane dhe Kongresi nuk kanë arritur të bien dakord për masat për të rikthyer prirjen e deficiteve të mëdha fiskale vjetore dhe rritjes së kostove të interesit të borxhit”, tha Moody’s. Moody’s ishte e fundit ndër agjencitë kryesore të vlerësimit që mbajti një vlerësim të lartë, trefish A për borxhin sovran të SHBA,…

Read More