Author: gazetar_1
Edhe pse në një vit zgjedhor dhe në muajin para zgjedhjeve, përsëri buxheti nuk ka arritur të tejkalojë “traditën” e viteve të fundit, ku të ardhurat performojnë përgjithësisht mirë, por ato nuk shpenzohen, sidomos sa i përket shpenzimeve kapitale, që janë investimet. Referuar shifrave të Ministrisë së Financave, në fund të muajin prill janë realizuar vetëm 9% e shpenzimeve kapitale të parashikuara. As zgjedhjet e 11 majit nuk arritën ra thyejnë këtë tendencë mos shpenzuese të buxhetit, ku pastaj mbi 50% e tij shpenzohet në dhjetor. Gjjthashtu vijon të jetë në mosrealizim tatim-fitimi, por ky zë është kompensuar në të…
Dylli i veshit është një substancë që prodhohet nga vetë trupi për të mbrojtur dhe pastruar veshin. Sipas të dhënave dylli parandalon infeksionet dhe parandalon hyrjen e pluhurave dhe grimcave të tjera të dëmshme më thellë në kanalin e veshit. Pasi dylli ka kryer misionin e tij, zakonisht ai përthahet dhe del vetë nga veshi. Megjithatë, ka njerëz, veshi i të cilëve bllokohet nga dylli i tepërt. Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si: Dhimbje veshi Zhurmë në vesh Infeksion Kruarje Aroma të pakëndshme Rrjedhje sekrecionesh nga veshi. Pastrimi i veshit nga dylli Shumë njerëz përdorin ato që rëndom…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në Konferencën Rajonale të Audituesve, zhvilluar sot në Tiranë, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes audituesve dhe institucioneve mbikëqyrëse. “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet audituesve të brendshëm, funksionit të auditit të jashtëm dhe autoriteteve mbikëqyrëse, siç është Departamenti ynë i Mbikëqyrjes, është thelbësor për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efikase ndaj menaxhimit të risqeve dhe forcimit të qeverisjes. Ky bashkëpunim nuk nënkupton mbivendosje rolesh, por një ndarje të qartë dhe plotësuese të përgjegjësive, duke ndihmuar në përmirësimin e kontrollit të brendshëm dhe duke krijuar besim tek të…
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi të premten shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara. Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi për ndalimin e mishit të pulës nga Brazili “synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”. Edhe Bashkimi Evropian njoftoi një ditë më parë se Brazilit, eksportuesit më të madh të…
Një pjesë e konsiderueshme mjetesh që i nënshtrohen kolaudimit ngelin, të paktën në tentativën e parë. Referuar të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në 4 muajt e parë të vitit 2025 janë paraqitur për testim 81,199 mjete. Nga këto mjete, 87% e tyre janë automjete 4+1 dhe 8+1. Ndërkohë, dy pikat e testimit të DPSHTRR Tiranë, në Ish-NSHRAK dhe Fushë-Prezë, vijojnë të mbajnë ngarkesën kryesore, pasi 36% e totalit të testimeve janë realizuar në këto dy pika. DPSHTRR informon se 21.904 mjete ose 27 % e numrit të përgjithshëm të mjeteve janë…
Më shumë se 5 vjet pas tërheqjes pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE, të dyja palët kanë rënë dakord për një afrim. Në samitin e parë të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe që nga Brexiti, palët ranë dakord për bashkëpunim më të ngushtë, njoftoi qeveria britanike. Marrëveshja mbulon fushat e mbrojtjes, sigurisë, peshkimit, kontrollit të ushqimit dhe lëvizshmërisë së të rinjve. Marrëveshja e vë në bazë të re bashkëpunimin dypalësh. Marrëveshja shënon riorganizimin më të rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy palëve që nga Brexiti në janar 2020. “Është koha të shohim përpara: të lëmë pas…
Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen komplikime serioze. Në pjesën më të madhe, diabeti është i heshtur dhe i fshehtë. Kjo është arsyeja pse shumicën e kohës njerëzit nuk kanë simptoma në fillim. Megjithatë, në disa raste, ka shenja të fshehta. Disa simptoma të diabetit të hershëm janë të njohura: polidipsia, poliuria dhe polifagia. Por ka edhe simptoma të tjera që mund të sinjalizojnë fillimin e diabetit. Nëse përjetoni ndonjë nga këto, sigurohuni që t’i tregoni mjekut tuaj.…
Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende. Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë. Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë. “Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës nga…
Komisioni Evropian parashikon një ngadalësim të ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Në raportin e pranverës, KE vëren se “pas një vrulli të fortë rritjeje në vitet e mëparshme, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026, mbështetur nga kërkesa e brendshme.” Sipas projeksioneve të KE-së, rritja do të mbështetet nga turizmi, eksportet e shërbimeve pritet të vijojnë zgjerimin, ndërkohë që eksportet e mallrave pritet të rimëkëmben disi pas dy viteve tkurrje të konsiderueshme. Pas një rënie të shpejtë në 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3%…
Bie ritmi i rritjes së turistëve të huaj në mars. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT për strukturat akomoduese, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 27.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa në shkurt, kjo rritje ishte 32,2%. Gjithashtu edhe netqëndrimet kanë shënuar rënie në mars, ku rritja për jo rezidentët ishte në masën 32.1%, kundrejt 35,4% që ishte në muajin shkurt. Numri më i madh i vizitorëve jorezidentë u shënua në zonat jobregdetare, kryesisht në rajonin qëndror të vendit dhe specifikisht në Tiranë, me 20.6% dhe në hotele ose njësi akomodimi të…
