Author: gazetar_1
Pas miratimit në mars të VKM për normat e shfrytëzimit të hoteleve dhe strukturave akomoduese, tatimet kanë publikuar një njoftim me udhëzime sesi duhet të veprojnë bizneset për të bërë deklarimin e kapaciteteve për efekt tatimi. Përdorni emërtimin e saktë në faturat për shërbimin e akomodimit Në faturat e lëshuara dhe të fiskalizuara për shërbimin e akomodimit, ju lutemi të siguroheni që përshkrimi i artikullit në faturë të fillojë detyrimisht me emërtimin “Dhomë”. Specifikoni qartë kohëzgjatjen Është thelbësore që në çdo faturë të specifikohet saktësisht numri i ditëve apo netëve të qëndrimit në strukturën akomoduese, duke shmangur përshkrime të përgjithshme…
Mungesa e vërtetësisë së lajmit, për shkak të presionit të kohës, rritja e numrit të portaleve që operojnë në rrjete sociale, si dhe një sërë faktorësh të tjerë, kanë rritur rrezikun ndaj dezinformimit. “Kompleksiteti i rrugëve të komunikimit dhe teknologjia kanë shtuar mënyrat e ndryshme të ndërveprimit të mediave, duke krijuar përshtypjen se kjo e ka bërë më të lehtë komunikimin. Por, si çdo gjë e re, kjo ka sjellë edhe rreziqe dhe fenomene të padëshiruara,”u shpreh kryetarja e AMA, Armela Krasniqi. Gjatë aktivitetit të zhvilluar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me “Faktoje”, u prezantuan gjetjet kryesore që…
Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe lehtësimin e qasjes në kreditim bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, ndërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit. Gavril Lasku Drejtor i Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve: “Ka qenë një nga programet që ka përqasur një nga sfidat më të rëndësishme ekonomike dhe nevojat që ka sipërmarrja shqiptare për kapital, për uljen e kostove dhe barrierave…
Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend
Guvernatori Sejko priti në një takim kortezie Ambasadoren e re të Hungarisë në Shqipëri Martina Kasnyik. Sipas njoftimit të BSH, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira historike midis dy vendeve, duke u ndalur gjithashtu në bashkëpunimet mjaft të frytshme dypalëshe. Më tej, Guvernatori Sejko e njohu Shkëlqesinë e Saj me zhvillimet ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare qëndron në një trend pozitiv zhvillimi dhe sipas parashikimeve do të vijojë të rritet me ritme solide. Fokusi i politikave ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qenë i orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, duke përshtatur qëndrimin e politikës monetare, si një parakusht…
Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme edhe për vitin 2025. Banka e Shqipërisë njofton se në prill 2025, ky fond u shtua me 1.04 miliardë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Në total, tetë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në nivelin 6.78 miliardë lekë. Në zbatim të ligjit nr.133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0,5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, brenda…
Banka Amerikane e Investimeve ka blerë 10 për qind të aksioneve të kompanisë turistike Premier Group për një çmim prej 363 mijë eurosh, në përputhje me vlerën e kapitalit. Ligji shqiptar lejon bankat që të blejnë aksione në kompani deri në 10 për qind. Megjithatë transaksioni i njoftuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është pjesë e një marrëveshje me të gjerë. Abi Bank do të financojë kompaninë me aksioner kryesor Enver Mehmeti për ndërtimin e hoteleve të rejame një financim prej 16 milionë eurosh. Ndërsa blerja e aksioneve nga ana e bankës është një garanci shtesë për kthimin e kredisë.…
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për forcimin e kuadrit të Shqipërisë për zhvillimin e parqeve eko-industriale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi përfaqëson një hap kyç në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator të nevojshëm për të mundësuar transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale në Shqipëri, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë (MEKI), Blendi Gonxhja, ambasadori i BE-së në vendin…
Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit. Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare. Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë…
Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për: -drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse; -drejtuesit e mjeteve; -dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha; -mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit; -vënien e rripit të sigurimit; -mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur; -respektimin e limiteve të shpejtësisë;…
Pranvera dhe kalimi gradual në temperaturat e verës mund të jetë një periudhë kur ndiejmë lodhjeje që mund t’i bëjë ditët tona më të vështira. Vështirësia për të rënë në gjumë në mbrëmje, përgjumja gjatë ditës, nervozizmi dhe vështirësia në përqendrim janë veçanërisht të shpeshta gjatë ndryshimeve sezonale, si kur kalojmë nga dimri në pranverë, por edhe kur mbërrijnë ditët e para të nxehta të fillimit të verës. Muaji maj mund të jetë veçanërisht kritik, me alternimin e tij tipik të ditëve të freskëta dhe atyre më të ngrohta. Këto tranzicione të vazhdueshme mund ta vënë trupin në provë, i…
