Author: gazetar_1
Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për: -drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse; -drejtuesit e mjeteve; -dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha; -mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit; -vënien e rripit të sigurimit; -mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur; -respektimin e limiteve të shpejtësisë;…
Pranvera dhe kalimi gradual në temperaturat e verës mund të jetë një periudhë kur ndiejmë lodhjeje që mund t’i bëjë ditët tona më të vështira. Vështirësia për të rënë në gjumë në mbrëmje, përgjumja gjatë ditës, nervozizmi dhe vështirësia në përqendrim janë veçanërisht të shpeshta gjatë ndryshimeve sezonale, si kur kalojmë nga dimri në pranverë, por edhe kur mbërrijnë ditët e para të nxehta të fillimit të verës. Muaji maj mund të jetë veçanërisht kritik, me alternimin e tij tipik të ditëve të freskëta dhe atyre më të ngrohta. Këto tranzicione të vazhdueshme mund ta vënë trupin në provë, i…
Mbahet sot në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo konferencë do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, i cili përfshin: Kapitullin 10 – Transformimi digjital dhe media Kapitullin 16 – Taksat Kapitullin 17 – Politika ekonomike dhe monetare Kapitullin 19 – Politika sociale dhe punësimi Kapitullin 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë Kapitullin 25 – Shkenca dhe kërkimi Kapitullin 26 – Arsimi dhe kultura Kapitullin 29 – Bashkimi doganor Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e…
Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Bledar Shella është rizgjedhur Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB). Kjo e fundit njofton se në datën 20 maj 2025 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së AAB për miratimin e pasqyrave financiare të audituara të vitit 2024 dhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës. Anëtarët e zgjedhur të Bordit Mbikëqyrës të AAB-së janë: • Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania; • Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT); • Z. Maltin Korkuti – Drejtor…
Croatia Airlines, Bordi Kombëtar i Turizmit Kroat dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizuan sot një prezantim të përbashkët për operatorët turistikë dhe përfaqësuesit e mediave shqiptare, duke theksuar lidhjet gjithnjë e më të forta dhe interesin në rritje për udhëtimet mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Croatia Airlines njoftoi shtimin e frekuencës së fluturimeve direkte nga Tirana në Zagreb. Duke filluar nga muaji korrik, numri i fluturimeve javore do të rritet nga dy në tre, çdo të martë, të premte dhe të diel duke i ofruar pasagjerëve më shumë fleksibilitet dhe mundësi udhëtimi gjatë sezonit turistik. Biletat e kthimit mund të rezervohen…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Të mërkurën, ligjbërësit refuzuan për të njëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post. Dështimi i radhës…
Krizat janë ndër të tjera edhe mundësitë më të mira për progres dhe zhvillim. E tillë ishte edhe pandemia COVID-19 që solli një evolucion të madh në botën e fintech, teknologjisë financiare. Ajo e bëri edhe me shumë të domosdoshme digjitalizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit dhe teknologjisë. Në fakt, në epokën digjitale, mënyra sesi paguajmë po ndryshon me shpejtësi. Paratë fizike, kartat bankare dhe pajisjet POS tradicionale (pikat e shitjeve) po i lënë vendin teknologjive të reja, më të thjeshta, më të lira dhe më të përshtatshme. Në qendër të këtij revolucioni qëndron përdorimi i kodeve QR, si…
Qeveria shqiptare do të japë me koncesion tek privati shërbimin e operimit të trenave në linjat hekurudhore. Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me programin Connecta 2, që financohet nga Bashkimi Europian janë duke shqyrtuar disa propozime për t’ia kaluar privatit shërbimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin hekurudhor shqiptar. Qeveria është duke investuar në modernizimin e disa linjave hekurudhore, ku e para që pritet të hyjë në funksionim është linja Durrës-Rinas-Tiranë. Sipas projektit, koha e udhëtimit Tiranë- Durrës do të jetë 24 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta. Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi,…
Shqipëria rendit mes pesë destinacionet europiane më mikpritëse për qytetarët amerikanë jo vetëm për turizëm, por edhe për të jetuar. Cepee Tabibian, eksperte për lëvizjet jashtë vendit në artikullin e saj publikuar në faqen zyrtare të televizionit amerikan CNBC e ka renditur Shqipërinë mes Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Holandës. Sipas saj, kjo përzgjedhje bazohet në disa kritere duke nisur nga vizat e përshtatshme për të udhëtuar, koston e ulët të jetesës dhe një klimë sociale të hapur. Ekspertja amerikane thekson se prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë për…
Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Pas gati një jave numërim, procesi mbyllet dhe tashmë zbulohen edhe emrat e 140 deputetëve të rinj që do të formojnë Kuvendin në shtator. Partia Socialiste mori në rang vendi 83 mandate dhe kështu çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. Nga 83 ligjvënësit, 34 janë deputete gra dhe 48 deputetë burra. Ndërkohë, PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin…
