Author: gazetar_1
Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende. Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë. Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë. “Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës nga…
Komisioni Evropian parashikon një ngadalësim të ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Në raportin e pranverës, KE vëren se “pas një vrulli të fortë rritjeje në vitet e mëparshme, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026, mbështetur nga kërkesa e brendshme.” Sipas projeksioneve të KE-së, rritja do të mbështetet nga turizmi, eksportet e shërbimeve pritet të vijojnë zgjerimin, ndërkohë që eksportet e mallrave pritet të rimëkëmben disi pas dy viteve tkurrje të konsiderueshme. Pas një rënie të shpejtë në 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3%…
Bie ritmi i rritjes së turistëve të huaj në mars. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT për strukturat akomoduese, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 27.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa në shkurt, kjo rritje ishte 32,2%. Gjithashtu edhe netqëndrimet kanë shënuar rënie në mars, ku rritja për jo rezidentët ishte në masën 32.1%, kundrejt 35,4% që ishte në muajin shkurt. Numri më i madh i vizitorëve jorezidentë u shënua në zonat jobregdetare, kryesisht në rajonin qëndror të vendit dhe specifikisht në Tiranë, me 20.6% dhe në hotele ose njësi akomodimi të…
Muaji prill ka sjellë rënie të eksporteve, pas një ecurie relativisht pozitive në 3 muajt e parë të vitit, kjo ndikuar kryesisht nga eksportet e energjisë nga Shqipërisë drejt Kosovës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë në prill 2025, duke u ulur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5%, në krahasim me Mars 2025. Për shkak të 3-mujorit të parë pozitiv, përgjithësisht, në 4 muajt e parë të vitit, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2,3…
Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post…
Nga Mentor Kikia Opozita e ka per detyre qe te denoncoje dhe prokuroria ka per detyre te hetoje cdo rast te manipulimit te votes. Ne te tjeret jashte, e kemi per detyre ti mbeshtesim dhe nxisim ata ne kete mision jo thjeshte politik, por kombetar. Ne duhet te vendosim nje vije te kuqe ne raport me deformimin e votes dhe demokracise. Nga listat e patronazhisteve, deri tek deputetet e organizatave kriminale. Kjo histori duhet te marre fund! Por PD duhet te gjeje forcen dhe vullnetin, qe te beje edhe “dicka” tjeter te madhe. Ajo duhet te rinovoje lidershipin. Nje nga…
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2415 klientë deri në fund të vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2020-2024 autokonsumatorët kanë shënuar rritje të ndjeshme, sidomos në 3 vitet e fundit. Më konkretisht, në vitin 2020 regjistroheshin vetëm 59 klientë që e prodhonin vetë energjinë për nevojat e tyre, ndërsa në vitin 2021 u shtuan edhe 115 të tjerë. Ndërkohë, rritja ishte e lartë në vitin 2022 me 625 klientë, apo 443% më shumë se viti paraardhës. Në vitin 2023 u shtuan edhe 729…
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ishte i ftuar këtë të shtunë Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’ që u mbajt në Tiranë, ku foli edhe për resortin turistik me vlerë 1.4 miliardë dollarë që do të ndërtojë në ishullin e Sazanit. PYETJE: Kush do të jenë blerësit? Kush do të jenë vizitorët? Si shpresoni t’i tërhiqni? KUSHNER: E vetmja që e di me siguri është vetja ime, gruaja dhe familja ime. Pra, po e dizajnojmë këtë vend në mënyrë që të jetë një vend ku ne do të donim të kalonim verën. Dhe sa herë ua tregoj…
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni duan të veprojnë të vendosur kundër migrimit të parregullt. Merz dëshiron të verifikojë edhe modelin italian me Shqipërinë. Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë.Gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, Friedrich Merz (CDU) bëri thirrje për bashkëpunim me vendet e treta për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. “Ne ramë dakord të angazhohemi kundër migrimit të parregullt në Bashkimin Evropian në mënyrë më të vendosur se më parë,” tha…
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit me një diferencë tepër të ngushtë prej 2 votash. Konkretisht, Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti numëron 5804 vota. Ndërkohë kandidati më i votuar në listën e hapur të Tiranës për Partinë Socialiste është Blendi Gonxhja, me 22398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21364 vota, më pas ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 19113 vota. Ndërsa Fatmir Xhafaj ka marrë 12677 vota dhe Ornaldo Rakipi 9683 vota, më pas Anila…
