Author: gazetar_1
Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Washington Post”. Gjatë dy muajve të fundit, ekspertja e Planifikimit të Udhëtimeve – Melanie Rodriguez ka pasur klientë të shumtë që kanë anuluar udhëtimet për shkak të buxhetit të tyre të kufizuar. “Ndoshta një udhëtim në Siçili është “jashtë loje”, por ka ende alternativa të tjera për të udhëtuar në Evropë – pa ndikuar në buxhetin tuaj”, tha Kelly Greer, një agjente udhëtimesh në Pittsburgh. Në vend të…
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh. Megjithatë, prania e aktorëve politikë, si Adriatik Lapaj nga Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, sinjalizon një fragmentim të lehtë të skenës politike përtej dyshes tradicionale PS-PD. Me 812.316 vota (rreth 52%), PS ka siguruar jo vetëm shumicën e thjeshtë, por edhe numra bindës në Kuvend gati-gati shumicë të cilësuar prej 3/5 ose 84 deputetë. Vetëm 1 mandat larg këtij objektivi është mazhoranca…
Agjencia ndërkombëtare e ratingut Moody’s uli vlerësimin e saj të kreditit të Shteteve të Bashkuara me një shkallë në “Aa1” nga “Aaa”, duke përmendur si arsye kryesore rritjen e borxhit dhe interesave “që janë dukshëm më të larta se shtetet me vlerësim të ngjashëm”. “Administratat e njëpasnjëshme amerikane dhe Kongresi nuk kanë arritur të bien dakord për masat për të rikthyer prirjen e deficiteve të mëdha fiskale vjetore dhe rritjes së kostove të interesit të borxhit”, tha Moody’s. Moody’s ishte e fundit ndër agjencitë kryesore të vlerësimit që mbajti një vlerësim të lartë, trefish A për borxhin sovran të SHBA,…
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e mbajtur në nisje të punimeve të samitit të Komunitetit Politik në Tiranë, Rama iu drejtua liderëve pjesëmarrës ndërsa u shpreh se “është një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për samitin e Komunitetit Politik Europian”. Rama i informoi të pranishmit se në këtë ndërtesë nuk…
Kristiano Ronado është sportisti më i paguar në botë, për të tretin vit radhazi. “Forbes” ka publikuar si zakonisht listën dhe viti 2025 dominohet sërish nga sulmuesi portugez. Ronaldo, që është pjesë e Al Nasr në Arabinë Saudite, fiton 275 milionë dollarë. 40-vjeçari është i lindur për rekordet në të ardhura. Pas tij ndjek basketbollisti i NBA, Stefen Kërri. Dhe pse diferenca është e madhe, pasi të ardhurat e tij janë 156 milionë dollarë. Vendi i tretë ndërkohë mbahet nga Tajson Furi. Ky i fundit ka njoftuar largimin nga boksi dhe pse përfitimet e tregojnë në vitin 2025 me 145…
Zgjerohen më tej fluturimet direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve evropiane. Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po njeh rritje të pasagjerëve nga muaji në muaj dhe po i nënshtrohet transformimeve falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati, gjithnjë e më shumë kompani ajrore po zgjedhin të ofrojnë fluturime direkte nga kryeqyteti shqiptar. Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë njofton se do të promovojë zyrtarisht linjën ajrore direkte të Croatia Airlines për fluturimet Tiranë – Zagreb, përmes një ceremonie që do të mbahet të martën, më 20 maj 2025, në orën 10:30. Kjo lidhje e re ajrore do të forcojë më…
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për 4 muajt e parë të vitit janë licencuar 10 kompani për impiante të vegjël me kapacitet deri në 3 MW, me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 21 MW. 9 nga 10 centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit. Po ashtu, është licencuar edhe një impiant i madh 100 MW, gjithashtu i parashikuar për t’u zhvilluar në Darzezë të Fierit. Këto licenca vijnë pas atyre të vitit…
Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e cila ka vlerësuar një sërë vendesh bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale. Me një rezultat të përgjithshëm prej 75.8 pikësh, vendi ynë ka dalë në krye të listës duke u cilësuar si një perlë mesdhetare që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, si një alternativë e preferuar ndaj destinacioneve të njohura si Greqia dhe Kroacia. Raporti vlerëson lart bregdetin shqiptar, veçanërisht plazhet e jugut që janë përshkruar si të bukura dhe…
Brokoli është i dashur në të gjithë botën për shkathtësinë e tij në kuzhinë, por edhe për përfitimet mbresëlënëse shëndetësore, dhe për një arsye të mirë: është një nga perimet më ushqyese që mund të hani. Brokoli është i pasur me lëndë ushqyese thelbësore, antioksidantë dhe fibra. Është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C dhe K, si dhe kalciumit dhe kaliumit. Këto elementë ndihmojnë në shumë funksione thelbësore të trupit, nga forcimi i sistemit imunitar deri te shkëlqimi i lëkurës. Konkretisht përmban: Vitamina C: Antioksidant i fuqishëm që forcon sistemin imunitar dhe mbron qelizat Fibra: Ndihmon në shëndetin…
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der…
