Agjencia ndërkombëtare e ratingut Moody’s uli vlerësimin e saj të kreditit të Shteteve të Bashkuara me një shkallë në “Aa1” nga “Aaa”, duke përmendur si arsye kryesore rritjen e borxhit dhe interesave “që janë dukshëm më të larta se shtetet me vlerësim të ngjashëm”.
“Administratat e njëpasnjëshme amerikane dhe Kongresi nuk kanë arritur të bien dakord për masat për të rikthyer prirjen e deficiteve të mëdha fiskale vjetore dhe rritjes së kostove të interesit të borxhit”, tha Moody’s.
Moody’s ishte e fundit ndër agjencitë kryesore të vlerësimit që mbajti një vlerësim të lartë, trefish A për borxhin sovran të SHBA, megjithëse e kishte ulur perspektivën e tij në fund të 2023 për shkak të deficitit fiskal më të gjerë dhe pagesave më të larta të interesit.
Të premten, agjencia ndryshoi pikëpamjen e saj për SHBA-në në “të qëndrueshme” nga “negative”.
Ulja e vlerësimit për borxhin e SHBA pritet të sjellë akoma më shumë vështirësi për gjigandin ekonomik botëror edhe në sytë e investitorëve të huaj. /Përshtati nga WSJ, ekofin.al
