Author: gazetar_1
Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e Trump pasi presidenti i SHBA-ve i hoqi universitetit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar në këtë mënyrë konfliktin midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës. Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit. Kjo vjen një ditë pasi zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare thanë se do t’i anulonin Universitetit të Harvardit aksesin në programet e vizave studentore, raporton BBC. “Ne dënojmë këtë veprim të paligjshëm dhe të pajustifikuar”, tha Presidenti i Harvardit, Alan Garber, në…
Një sondazh i fundit britanik tregoi se gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, një pohim i pazakontë ky, por që duket pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja. Shembulli ilustrues është ai i të ashtequajturit The Offline Club në Instagram, me gati 530.000 ndjekës. Edhe pse tingëllon disi paradoksale, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami, krijuesit e tij praktikisht po përdorin internetin kundër internetit. Tre të rinjtë holandezë thonë se duan që me…
Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore, i cili përzgjodhi Shqipërinë për takimin e tij të parë në Europë. Në kuadër të këtij Forumi, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të eventit. Kryeministri Edi Rama, foli mbi nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar rëndësinë e hapësirave ku vendimmarrësit dhe njerëzit në terren mund…
Duke nisur nga nesër, 24 Maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik do të jetë pa pagesë deri më 15 Shtator. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, tha se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë. Tuneli i Llogarasë është më i gjati në Shqipëri, prej 5.9 kilometrash. Për të shijuar bukurinë e bregdetit jonian nga Dukati, ku është hyrja e tunelit, deri në fshatin Palasë do të duhen vetëm 10 minuta nga 40 minuta që…
Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50% ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 qershori 2025, duke theksuar se negociatat me udhëheqësit e BE-së nuk kanë dhënë rezultat. Presidenti republikan e konsideroi si të papranueshëm “deficitin tregtar vjetor prej 250 miliardë dollarësh” dhe sqaroi se nuk do të vendosen tarifa shtesë nëse produktet janë të prodhuara ose të përpunuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Bashkimi Evropian, i cili është krijuar fillimisht me qëllim për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në fushën…
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka publikuar listën e bizneseve fituese për skemat e granteve për vitin 2025. Në total janë 86 subjekte fituese, ku projektet e artizanatit janë shpallur fitues 10 biznese, për konkurrueshmërinë 19 subjekte, ndërsa për shpenzime korrente 57 subjekte. AIDA aplikon dy skema, ku e para mbështetje financiare për shpenzime korrente me vlerë financimi deri në 2.5 milionë lekë dhe mbulim të kostove 100%. Në skemën e dytë është ajo mbështetje për shpenzimet kapitale, për investime, ku bëjnë pjesë projektet e konkurrueshmërisë me vlerë financimi deri në 1.5 milionë lekë dhe mbulim kostosh 100%…
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sektori i energjisë elektrike në Shqipëri ka përjetuar disa luhatje të rëndësishme, të cilat tregojnë një panoramë komplekse në prodhimin dhe tregtinë e energjisë. Sipas të dhënave zyrtare, energjia elektrike në dispozicion në treg u rrit me 3,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur një nivel më të lartë të furnizimit për konsumatorët. Megjithatë, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike pësoi një ulje të ndjeshme prej 9,8%, duke zbritur në 2,234 GWh nga 2,478 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024. Ky ulje në prodhim lidhet…
2.445.370 vizitorë të husj kanë hyrë në Shqipëri në katër muajt e parë të vitit 2025, në rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë. INSTAT ka publikuar shifrat më të fundit, ku rezulton se gjatë muajin prill, kanë hyrë 819.151, me një rritje prej 3.2%. Gjatë muajit Prill 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.487.149 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 6,0 %, krahasuar me Prill 2024. 1.485.226 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje…
Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të premten ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas – e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten – që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim. Dështimi i radhës ndodhi pak pasi disa organizata të shoqërisë civile i bënë thirrje partive “të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës”. Ato thanë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit “ka kaluar…
Sipas administratës Trump studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t’i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta. Universiteti u lejoi “agjitatorëve anti-amerikanë dhe proterroristë që të sulmonin studentët hebrenj në kampus. Pa dhënë asnjë provë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzoi gjithashtu Harvardin për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze. Thuhet, se ky hap u ndërmor…
