Author: gazetar_1
Rritet treguesi i besimit në ekonomike për muajin maj, ndikuar kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit në industri. Referuar vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1 pikë në muajin maj, duke qëndruar 8.9 pikë mbi mesataren historike. Rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha një kontribut negativ në treguesin e agreguar për ekonominë. Besimi konsumator mbeti i pandryshuar, në nivelin e një muaji më parë. Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 8 pikë përqindje në muajin maj, duke kompensuar rënien e muajit të kaluar.…
Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor. Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve, të cilët jo vetëm mbyllin siparin e një cikli 3-vjeçar, gjimnazin, por edhe iu shërben si trampolinë drejt universitetit. Rezultatet e fundit në këto provime, sikundër gjithë vitet e shkollimit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend. TESTIMI Provimi i standardizuar nis në orën 10:00 njëkohësisht nga 145 qendrat e testimit.…
Të gjithë ata persona që rrugëve të Tiranës lëvizin me monopatina apo skutera elektrik dhe nuk mbajnë kaskë mbrojtjëse do të gjobiten. Kjo masë e ndërmarë nga Policia Rrugore pasi ka rezultuar se në 35% të aksidenteve, shkaktarë janë drejtuesit e monopatinave dhe motomjeteve. Nga janari deri më tani, janë gjobitur mbi 7 mijë qytetarë që në rrugë janë kapur pa kaskë mbrojtëse. “Përsa i përket patinave elektrike, Kodi Rrugor përcakton qartë në nenin 188 saksionet administrative, ku për mospajisjen me kaskë mbrojtëse masa administrative është nga 250 – 1 000 lekë. Rreth 35% e aksidenteve, burimi i rrezikut ka…
Agjentët imobiliarë dhe shoqëritë e ndërtimit presin rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme gjatë këtij viti dhe periudhës në vazhdim. Të pyetur për vrojtimin e realizuar nga Banka e Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme në 6-mujorin e dytë të 2024, shumica e ekspertëve janë të mendimit që çmimet do të jenë të qëndrueshme ose do të rriten. Agjentët kanë dhënë përgjigje optimiste për gjendjen e përgjithshme në tregun e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit për horizontin afatshkurtër (gjashtëmujori në vazhdim) dhe janë gjithashtu optimistë për afatin e gjatë (gjatë dy viteve të ardhshme),…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Nga analizat e AKU-së, më parë rezultoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ. Nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit. Aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë. Presidenti i Urdhërit Veterinar, Ervin Resuli, në një reagim në rrjetet sociale sqaroi se “Në datë 29.05.2025, ISUV publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar në Dubrovnik, Kroaci, nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temë “Rritja dhe qëndrueshmëria në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), në një botë më të fragmentuar”. Në këtë takim dyditor u zhvillua fillimisht një tryezë e rrumbullakët me Drejtoren e Përgjithshme të FMN-së, Kristalina Georgieva, ku morën pjesë ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së. Gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura, Sejko prezantoi zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, ku theksoi se…
Qindra përfaqësues të bizneseve të Kosovës bllokuan hyrjet kryesore në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Ata kanë shprehur revoltën se ky kalim në tregun e lirë do të sjellë rritje të çmimeve të energjisë elektrike deri në 270% më të larta se aktualisht. Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, detyron mbi 1.000 kompani me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të dalin në tregun e hapur të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesit e tyre. Përfaqësuesit e…
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt Ligjor BE-Partneriteti Lindor, i cili u mbajt në Varshavë, Poloni. Ky forum mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat ndërkombëtare për të diskutuar rreth forcimit praktikave më të mira për rikuperimin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në vendet e rajonit dhe më gjerë. Gjatë ndërhyrjes së saj në panel, znj. Xhaja prezantoi përvojën dhe praktikat që AAPSK ka zhvilluar…
Tregu i sigurimeve vijon të performojë mirë, duke shënuar një rritje të qëndrueshme nga muaji në muaj. Referuar shifrave të bëra publike nga AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar-prill 2025 kapën vlerën 7,66 miliardë lekë, ose 8.14% më shumë se në janar – prill 2024. Gjatë periudhës janar-prill 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 474,965 me një rritje prej 11.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për katër muajt e parë të vitit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,67 miliardë…
Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën. “Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana. “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që…
