Author: gazetar_1

Ekonomia globale po shkon drejt periudhës së saj më të dobët të rritjes që nga rënia e COVID-19. Kjo, në një kohë kur lufta tregtare e Donald Trump dëmton vrullin në ekonomitë kryesore, përfshirë SHBA-të. Organizata me seli në Paris, OECD uli parashikimet e saj globale për herë të dytë këtë vit. Ajo paralajmëroi se marrëveshjet për të lehtësuar barrierat tregtare do të ishin “instrumentale” në ringjalljen e investimeve dhe shmangien e çmimeve më të larta. Rritja globale pritet të jetë 2.9 për qind në 2025 dhe 2026, tha OECD në perspektivën e saj të fundit të plotë. Shifra ka…

Read More

Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani). Këto destinacione të reja plotësojnë lidhjen e plotë me rajonin, duke iu shtuar fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Rigës (Letoni), e cila ka filluar në sezonin veror të vitit të kaluar. Mantas Vrubliauskas, Zëvendës President për Menaxhimin e Rrjetit në airBaltic, u shpreh: “Jemi të entuziazmuar që po zgjerojmë praninë tonë në tregun shqiptar me dy linja të reja direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniust. Pas një kërkese në rritje për linjën tonë…

Read More

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka hartuar projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital” dhe e ka nxjerrë atë për konsultim publik. Qëllimi i projektligjit është vendosja e një kuadri ligjor të qartë dhe të unifikuar për identifikimin elektronik të sigurt, ofrimin e shërbimeve të besuara si dhe ndërtimin dhe funksionimin e portofolit të identitetit digjital, duke garantuar siguri, integritet, ndërveprueshmëri si dhe besueshmëri në transaksionet elektronike si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat. Projektligji vendos përcaktime të qarta lidhur me nënshkrimin elektronik, vulat elektronike, vulat kohore elektronike, shërbimin elektronik të regjistruar të…

Read More

Që nga fillimi i vitit 2019, kur u miratuan standardet për errësimin e xhamave të automjeteve, e deri në prill të vitit 2024, janë regjistruar gjithsej 433,291 miratime dhe certifikime për xhama të errësuar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) certifikimet janë kryer në përputhje me kriteret ligjore dhe teknike, me materiale të homologuara nga prodhuesi, të instaluara nga servise të licencuara dhe të pajisura me dokumentacion që vërteton origjinën, faturimin dhe garancinë. Errësimi i xhamave nuk është thjesht një zgjedhje estetike, por ofron disa përfitime të drejtpërdrejta për drejtuesit e mjeteve. Ai siguron mbrojtje nga…

Read More

Bashkia Tiranë ka hapur procedurat e tenderit për të kthyer në zonë pedonale disa nga rrugët kryesore të Ish-bllokut. Fondi limit për të realizuar ndërhyrjet është 246 milionë lekë ose 2.5 milionë euro. Është publikuar gjithashtu me dokumentet e te derit studim-projektimi për ndërhyrjen që do të bëjë Bashkia e Tiranës për të kthyer zonën e ish-bllokut në pedonale. Kjo është një ndër zonat më të frekuentuara të kryeqytetit dhe aksesohet nga rruga “Ismail Qemali”, e cila lidhet me Bulevardin kryesor të Tiranës “Dëshmorët e Kombit”, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me Bulevardin “Bajram Curri” përmes rrugëve…

Read More

Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4,7 miliardë lekë. Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore. “Mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,  ju ngarkon jo vetëm me gjoba dhe kamatëvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik”, apeloi DPT. Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për…

Read More

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024, u finalizua me dokumentin përkatës që iu dorëzua kryeministrit Rama në mesin e muajit maj nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Marrëveshja garanton një sërë mundësish për ata që kanë punuar në të dyja vendet. Pjesë e saj janë ata që, për shkak të mosplotësimit të…

Read More

Rritet treguesi i besimit në ekonomike për muajin maj, ndikuar kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit në industri. Referuar vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1 pikë në muajin maj, duke qëndruar 8.9 pikë mbi mesataren historike. Rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha një kontribut negativ në treguesin e agreguar për ekonominë. Besimi konsumator mbeti i pandryshuar, në nivelin e një muaji më parë. Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 8 pikë përqindje në muajin maj, duke kompensuar rënien e muajit të kaluar.…

Read More

Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor. Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve, të cilët jo vetëm mbyllin siparin e një cikli 3-vjeçar, gjimnazin, por edhe iu shërben si trampolinë drejt universitetit. Rezultatet e fundit në këto provime, sikundër gjithë vitet e shkollimit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend. TESTIMI Provimi i standardizuar nis në orën 10:00 njëkohësisht nga 145 qendrat e testimit.…

Read More

Të gjithë ata persona që rrugëve të Tiranës lëvizin me monopatina apo skutera elektrik dhe nuk mbajnë kaskë mbrojtjëse do të gjobiten. Kjo masë e ndërmarë nga Policia Rrugore pasi ka rezultuar se në 35% të aksidenteve, shkaktarë janë drejtuesit e monopatinave dhe motomjeteve. Nga janari deri më tani, janë gjobitur mbi 7 mijë qytetarë që në rrugë janë kapur pa kaskë mbrojtëse. “Përsa i përket patinave elektrike, Kodi Rrugor përcakton qartë në nenin 188 saksionet administrative, ku për mospajisjen me kaskë mbrojtëse masa administrative është nga 250 – 1 000 lekë. Rreth 35% e aksidenteve, burimi i rrezikut ka…

Read More