Author: gazetar_1
Agjentët imobiliarë dhe shoqëritë e ndërtimit presin rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme gjatë këtij viti dhe periudhës në vazhdim. Të pyetur për vrojtimin e realizuar nga Banka e Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme në 6-mujorin e dytë të 2024, shumica e ekspertëve janë të mendimit që çmimet do të jenë të qëndrueshme ose do të rriten. Agjentët kanë dhënë përgjigje optimiste për gjendjen e përgjithshme në tregun e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit për horizontin afatshkurtër (gjashtëmujori në vazhdim) dhe janë gjithashtu optimistë për afatin e gjatë (gjatë dy viteve të ardhshme),…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Nga analizat e AKU-së, më parë rezultoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ. Nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit. Aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë. Presidenti i Urdhërit Veterinar, Ervin Resuli, në një reagim në rrjetet sociale sqaroi se “Në datë 29.05.2025, ISUV publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar në Dubrovnik, Kroaci, nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temë “Rritja dhe qëndrueshmëria në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), në një botë më të fragmentuar”. Në këtë takim dyditor u zhvillua fillimisht një tryezë e rrumbullakët me Drejtoren e Përgjithshme të FMN-së, Kristalina Georgieva, ku morën pjesë ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së. Gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura, Sejko prezantoi zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, ku theksoi se…
Qindra përfaqësues të bizneseve të Kosovës bllokuan hyrjet kryesore në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Ata kanë shprehur revoltën se ky kalim në tregun e lirë do të sjellë rritje të çmimeve të energjisë elektrike deri në 270% më të larta se aktualisht. Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, detyron mbi 1.000 kompani me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të dalin në tregun e hapur të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesit e tyre. Përfaqësuesit e…
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt Ligjor BE-Partneriteti Lindor, i cili u mbajt në Varshavë, Poloni. Ky forum mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat ndërkombëtare për të diskutuar rreth forcimit praktikave më të mira për rikuperimin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në vendet e rajonit dhe më gjerë. Gjatë ndërhyrjes së saj në panel, znj. Xhaja prezantoi përvojën dhe praktikat që AAPSK ka zhvilluar…
Tregu i sigurimeve vijon të performojë mirë, duke shënuar një rritje të qëndrueshme nga muaji në muaj. Referuar shifrave të bëra publike nga AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar-prill 2025 kapën vlerën 7,66 miliardë lekë, ose 8.14% më shumë se në janar – prill 2024. Gjatë periudhës janar-prill 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 474,965 me një rritje prej 11.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për katër muajt e parë të vitit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,67 miliardë…
Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën. “Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana. “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që…
Banka Kombëtare Tregtare përuroi zyrtarisht më datë 27 maj, degën e saj historike në qytetin e Elbasanit, pas një procesi të plotë rinovimi dhe restaurimi që bashkon trashëgiminë e pasur kulturore me standardet më moderne të shërbimit bankar. Ndërtesa është dëshmi e pothuajse 100 viteve histori. Ajo është inauguruar në dhjetor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë”. Në aktivitet morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtues të lartë dhe punonjës të bankës, prefekti dhe nën kryetari i bashkisë së Elbasanit, klientë individë dhe biznesi si dhe shumë partnerë të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse…
Banka e Shqipërisë prezantoi raportin e tranzicionit të BERZH. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi ynë, të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit në BE. Ai u shpreh se rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të saj është shfaqur një mundësi e re, eksporti i shërbimeve të digjitalizuara. “Ndihma shtetërore duhet të koncentrohet në firmat me potencial të lartë. Politikat industriale sot kanë të bëjnë me nxitjen e sektorëve për të ardhmen. Për shumë vende të BERZH rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të…
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi aksidentet e ndodhura në vend përgjatë muajit prill. 112 është numri i aksidenteve rrugore të ndodhura, në të cilët janë 162 persona të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë periudhës janar-prill të këtij, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,4 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkak për 93,8% të aksidenteve rrugore është bërë sjellja e drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në…
