Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi aksidentet e ndodhura në vend përgjatë muajit prill. 112 është numri i aksidenteve rrugore të ndodhura, në të cilët janë 162 persona të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë periudhës janar-prill të këtij, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,4 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkak për 93,8% të aksidenteve rrugore është bërë sjellja e drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin prill 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 18,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë dhe të shtunë, me nga 11,6 % secila.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 22,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./ekofin.al