Author: gazetar_1

Për shkak të punimeve që do të kryhen për ujësjellësin e ri të Vlorës për 24 orë qyteti bregdetar do të jetë pa ujë, duke nisur nga dita e nesërme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, përmes një njoftimi për mediat. Rrjeti duke filluar prej orës 09:00 të mëngjesit të së martës do të stakohet totalisht deri mëngjesin e së mërkurës. NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E QYTETIT TË VLORËS Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë! Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti “plotësisht të çmendur” presidentin rus, Vladimir Putin, pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, dhe paralajmëroi se nëse ai përpiqet të pushtojë tërë Ukrainën, kjo do të çojë në “rënien e Rusisë”. Këto ishin deklaratat më të ashpra që Trump ka bërë ndonjëherë publikisht ndaj liderit të Kremlinit. “Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin, por diçka ka ndodhur me të. Ai është bërë KREJTËSISHT I ÇMENDUR!” shkroi Trump më 25 maj në platformën e tij, Truth Social. “Ai po vret njerëz pa nevojë…

Read More

Ministria e Financave ka publikuar së fundmi listën me subjektet përfituese (trashëgimtarë) për këstin e 4 të dëmshpërblimit financiar të ish të përndjekurve politikë. Lista, ku përfshihen 2278 dosje, përmban emrat e trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, të cilët përfitojnë dëmshpërblimin financiar, për shkak të vuajtjes së dënimit të padrejtë të trashëgimlënësve të tyre, duke iu referuar numrit të dosjes, emrit të të përndjekurit dhe të trashëgimtarëve, si dhe listën e dokumenteve që secili person/përfitues duhet dorëzojnë. Të gjithë trashëgimtarët duhet të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave, nëpërmjet sistemit postar ose dorazi në zyrën e protokollit brenda…

Read More

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti një nga forumet më të rëndësishme rajonale të Grupit Vienna Insurance Group (VIG): Konferenca e Drejtuesve të Marrjes në Sigurim dhe Menaxherëve të Dëmeve, grupi lider i sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Konferenca u mbajt në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë dhe mblodhi rreth 91 pjesëmarrës nga 21 vende dhe 36 kompani anëtare të grupit, së bashku me partnerin strategjik në menaxhimin e riskut, Risk Consult. Eventi dyditor u përqendrua në temat më aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sektori, si: qëndrueshmëria, zbatimi i Transition Plan, përdorimi i inteligjencës artificiale në…

Read More

Në marrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor. Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një “telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen siç e cilësoi ai bisedën. Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump,…

Read More

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por është gjithashtu një udhëtim i gjatë dhe i kushtueshëm, shkruan Blathin de Paor në të përditshmen irlandeze “RSVP Live”. Plazhet e pastra me rërë të bardhë dhe ujërat e kristalta tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Megjithatë, udhëtimi atje përfshin fluturime të gjata dhe kosto të mëdha. Një javë qëndrimi në një nga vilat e saj të famshme mbi ujë – gjatë pikut të sezonit mund të kushtojë 2300 euro për dy persona – pa marrë në konsideratë koston e fluturimeve. Për fat të mirë, ekziston një alternativë shumë më afër…

Read More

Projektet e përbashkëta mes universiteteve shqiptare dhe atyre të vendeve të Bashkimit Evropian po krijojnë mundësi të reja jo vetëm për shkëmbime eksperiencash, por edhe për të diskutuar dhe ndarë praktikat më të mira. Në kuadër të projektit “Commo VII”, një bashkëpunim mes Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit të Salentos, Lecce, Dr. Elton Musa përfaqësoi Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në UAMD, përmes mbajtjes së një sërë leksionesh të hapura me studentë dhe kolegë pedagogë të Universitetit të Salentos. Dr. Musa, me një bazament solid akademik, prej vitesh pedagog i të drejtës tregtare në Universitetin e Durrësit, si…

Read More

Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e Trump pasi presidenti i SHBA-ve i hoqi universitetit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar në këtë mënyrë konfliktin midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës. Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit. Kjo vjen një ditë pasi zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare thanë se do t’i anulonin Universitetit të Harvardit aksesin në programet e vizave studentore, raporton BBC. “Ne dënojmë këtë veprim të paligjshëm dhe të pajustifikuar”, tha Presidenti i Harvardit, Alan Garber, në…

Read More

Një sondazh i fundit britanik tregoi se gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, një pohim i pazakontë ky, por që duket  pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja. Shembulli ilustrues është ai i të ashtequajturit The Offline Club në Instagram, me gati  530.000 ndjekës. Edhe pse tingëllon disi paradoksale, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami, krijuesit e tij praktikisht po përdorin internetin kundër internetit. Tre të rinjtë holandezë thonë se duan që me…

Read More

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore, i cili përzgjodhi Shqipërinë për takimin e tij të parë në Europë. Në kuadër të këtij Forumi, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të eventit. Kryeministri Edi Rama, foli mbi nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar rëndësinë e hapësirave ku vendimmarrësit dhe njerëzit në terren mund…

Read More