Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve, 7.6 milionë euro në vitin e parë

12:18 - Qershor 2, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024, u finalizua me dokumentin përkatës që iu dorëzua kryeministrit Rama në mesin e muajit maj nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.

Marrëveshja garanton një sërë mundësish për ata që kanë punuar në të dyja vendet. Pjesë e saj janë ata që, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale për pension, janë përjashtuar deri tani nga pagesa e tij. Kjo do të mundësojë përfitime për rreth 20% të personave mbi moshën 67 vjeç, të cilët deri tani nuk janë trajtuar me pension, me mundësi për të marrë deri në 400 euro në muaj.

Përfituesit do të kenë mundësinë të marrin pensione nga Shqipëria dhe Italia në varësi të viteve të punës që kanë kryer në secilin vend.

Marrëveshja ka bërë që zyrat përkatëse të shërbejnë si pikë kontaktesh të dyanshme, duke ofruar shërbime për qytetarët italianë dhe shqiptarë pa kosto shtesë.

Nëse një qytetar që ka 13 vite punë në Itali, por ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kërkesën për pension e bën në Shqipëri, në ISSH.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore merr kërkesën dhe ia transmeton kolegëve italianë. Ecejaket nuk do t’i bëjnë qytetarët, por i bëjnë institucionet respektive. E njëjta gjë edhe për një qytetar që jeton në Itali, bën kërkesë pranë autoriteteve italiane dhe autoritetet shqiptare do e konsiderojmë të njëjtë si të ishte bërë në Tiranë.

Buxheti për realizimin e kësaj marrëveshjeje është parashikuar të nisë me 7,6 milionë euro për vitin e parë dhe të arrijë në 20,3 milionë euro në fund të periudhës së planifikimit.

Përveç pensioneve të zakonshme, emigrantët që kanë kontribuar në të dyja vendet do të mund të përfitojnë edhe pensione invaliditeti, pensione familjare, pagesa të papunësisë dhe ndihmë për shërbime shëndetësore dhe për lindjet.

Kategoritë që do të përfitojnë përfshijnë ata që kanë mbushur moshën e daljes në pension, por që janë përjashtuar deri tani për shkak të mosplotësimit të kushteve për vitet e kontributeve.

Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptare është ai me Greqinë.

Ekofin Media
Ekofin Media
itali marrëveshja pensionet qytetarë shqipëri zbatimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter