Author: gazetar_1

Qeveria ka miratuar dje Dokumentin e Politikave të Moshimit 2025-2030, përmes të cilit parashikohet të jepet pension i 13-të për të moshuarit. Ky plan synon përmirësimin e cilësisë së jetesës për moshën e tretë në vend, objektiv që pritet të realizohet brenda vitit 2030. Synohet reformim i skemës së pensioneve, që nga rishikimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë e deri te rritja e pensionit mesatar apo dyfishimi i përfituesve të pensionit social. Po ashtu në strategji parashikohen edhe një sërë masash  në drejtim të rishikimit të  kornizës ligjore për uljen e normave të tatimit për…

Read More

Zona e Liqenit të Thatë ka marrë hov të madh zhvillimi dhe ndërtimesh, sidomos në 10-vjeçarin e fundit, por infrastruktura ka mbetur shumë mbrapa. Banorët përballen ndër të tjera me trafikun e rënduar dhe problematik, që u krijon atyre vonesa dhe vështirësi serioze. Bashkia Tiranë ka hapur procedurën  e prokurimit për ndërhyrjen në rrugën e Liqenit të Thatë. Në raportin teknik thuhet se rruga është e amortizuar dhe se ndërhyrja bazohet në nevojën për rizhvillimin e zonës. Rruga e Liqenit të Thatë me një gjatësi prej 1150 metër fillon nga kopshti zoologjik i Tiranës, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari”…

Read More

Nga 7 tetor 2025, bankat shqiptare do të ofrojnë pagesa ndërkufitare në euro brenda zonës SEPA për klientët e tyre. Kështu deklaroi, Valentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit të Financës në Bankën e Shqipërisë, në një intervistë për TV Scan, ndërsa vuri në dukje përfitimet nga anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA. Sipas saj, ky anëtarësim shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin financiar evropian, por edhe për ekonominë shqiptare, pa qenë ende anëtare e BE. “Përfitimet nga SEPA janë të shumta. Ulja e kostove për transfertat në euro do të jenë minimalisht…

Read More

INSTAT ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e Indeksit të Çmimeve të Importit (IÇI) dhe Indeksit të Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë të vitit 2025. Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2025, arriti vlerën 107,7, me vitin 2021 si periudhë bazë. Krahasuar me tremujorin e parë 2024, ky indeks shënoi një ulje prej 0,4 %, ndërkohë që një vit më parë, ky ndryshim kishte qenë -1,9 %. Në raport me tremujorin e katërt 2024, indeksi i çmimeve të importit ka shënuar një ulje tremujore prej 0,3 %. Ndryshimi vjetor sipas seksioneve tregon…

Read More

Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale. “Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar…

Read More

Krijuan një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për të shmangur detyrimet tatimore, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohen pesë persona, mes të cilëve 3 shtetas italianë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për pesë persona, tre prej të cilëve shtetas italianë dhe ‘Arrest shtëpie’ për një shtetase tjetër të dyshuar për veprat penale “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falimentim i provokuar”, ‘Mashtrimi’, “Shpërdorim i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 181, 193, 143, 164 dhe 180 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi…

Read More

Ashtu si çdo vit, Qeveria ka miratuar Programin Kombëtar të Praktiva të Punës për të rinjtë në institucionet publike. Kuota maksimale për këtë vit është deri në 600 të rinj. Sipas vendimit, pas realizimit të praktikës së punës, deri në 250 të rinj mund të përzgjidhen nga institucionet shtetërore për t’u punësuar për një periudhë 1-vjeçare. V E N D I M PËR  MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE  TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE  DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14/2, të  ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar,…

Read More

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm të shtetit brenda një viti në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron. “Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Banka…

Read More

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po shkakton probleme për baret dhe restorantet në kryeqytet. Vetëm në 2 muajt e fundit janë të listuara gati 300 vende pune për kamarierë dhe banakierë në agjencitë e punësimit. “Më shumë se baret dhe restorantet në Tiranë që normalisht u bie pak fluksi i njerëzve ose klientëve gjatë verës, kur gjithçka spostohet në bregdet, e vuajnë dhe njësitë në bregdet, të cilat po fillojnë t’i kompensojnë me njerëz që i marrin nga jashtë,” – shprehet ekspertja për punësimin Flora Xhamani Baba.…

Read More

Ngjarjet aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore janë bërë një realitet i pandashëm i përditshmërisë. Një zjarr i papritur ra dy ditë më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë. Flakët përfshinë hyrjen e një apartamenti në katet e larta të një pallati të ri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shkak për zjarrin u bë një bombol gazi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve, megjithëse e vështirësuar nga rrugicat e ngushta, arriti në kohë për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.Në banesën e djegur dhe në banesat fqinje pati dëme të panumërta.  Pas tymit dhe kaosit që ngjarje të…

Read More