Author: gazetar_1

Shifrat e publikuara nga tatimet vërtetojnë se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në muajt e parë të këtij viti janë mbledhur nga të punësuarit. Në anën tjetër, shifrat e publikuara më herët nga Financat sugjerojnë mosrealizim sa i përket tatimit mbi të ardhurat nga bizneset. Deficiti në të ardhura detyroi tatimet t’i dërgonin një apel në formë paralajmërimi bizneseve një javë më parë, për të paguar taksat.  Tatimet njoftuan sot se vazhdon performanca e mirë e të ardhurave nga TAP dhe Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore si pasojë e aksionit të informalitet të pagave, thirrjeve të vazhdueshme…

Read More

SIGAL INSURANCE GROUP fiton një tjetër vlerësim ndërkombëtar prestigjioz. Në fillim të muajit kompania u njoftua zyrtarisht se ishte shpallur “Kompania më e Mirë e Sigurimeve të Përgjithshme në Evropën Juglindore për vitin 2025”. Çmimin e njoftoi “Global Banking & Finance Awards”. Ky çmim është një tjetër dëshmi e qartë e lidershipit të pandalshëm që SIGAL demonstron prej vitesh në tregun rajonal të sigurimeve. Emri i kompanisë tashmë është pjesë zyrtare e listës së fituesve të këtij viti në faqen zyrtare të revistës financiare britanike Global Banking & Finance Review. Revista është një ndër botimet më të rëndësishme në fushën e financave…

Read More

Në një industri ku qëndrueshmëria financiare është po aq thelbësore sa edhe besimi i klientit, risigurimi mbetet një nga hallkat më të rëndësishme – edhe pse shpesh e padukshme – të tregut të sigurimeve. Në këtë intervistë, znj. Elda Berberi, Drejtoreshë e Risigurimeve në SIGMA VIG – Shqipëri, ndan me ne rolin strategjik të risigurimit në ndërtimin e garancive të forta për klientët dhe mënyrën se si një treg i vogël si Shqipëria mund të përfitojë nga partneritetet me gjigantët ndërkombëtarë të kësaj industrie. Nga sfidat lokale, te përfitimet që sjell për Sigmën të qënurit pjesë e Vienna Insurance Group,…

Read More

Nisja e sezonit veror dhe rritja e flukseve të turistëve të huaj, shoqëruar edhe me efektet e tjera, siç janë qarkullimi informal i parasë, e kanë zbritur euron këtë të hënë në pikën më të ulët historike të këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 97.93 lekë, shifër kjo edhe më e ulët se rekordi i mëparshëm, i vendosur në 6 maj, që u lexua në atë rast nga ekspertët si efekti i zgjedhjeve të 11 majit. Në përgjithësi në muajt e parë të këtij viti, monedha evropiane ka patur një lloj…

Read More

Italianët po votojnë në një referendum mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së nënshtetësisë dhe mbrojtjes së punëtorëve, por pjesëmarrja e ulët kërcënon ta kthejë nismë në një dështim. Aktivistët shprehen se faji për këtë duhet kërkuar tek niveli i mangët i ndërgjegjësimit publik. Mbështetësit e përpjekjes për ndryshimin e legjislacionit të nënshtetësisë argumentojnë se kjo lëvizje do t`i ndihmojë fëmijët e lindur në këtë vend nga prindër të huaj të integrohen më mirë në një kulturë që ata tashmë e shohin si të tyren. Këngëtari italian Ghali, i cili ka lindur në Milano nga prindër tunizianë, përmes një postimi…

Read More

Nisja e sezonit veror për çudi “zgjon nga gjumi” autoritetet që kujtohen të veprojnë ndaj paligjmërive. Kjo ka ndodhur së fundmi edhe me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në bashkinë e Himarës. Mbrëmjen e së dielës janë prishur katër objekte në Jalë, ndërsa sot ka nisur prishja e pesë objekteve në zonën e Dhërmiut. Forca të policisë ndodhen në mbështetje të punonjësve të IKMT, ndërkohë që nuk ka pasur deri tani kundërshtime nga pronarët. Po ashtu, për këtë situatë, pra lejimin e ndërtimeve të këtyre godinave, kreu i…

Read More

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund të vitit 2024. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tregojnë se ky është një rritje me 26% krahasuar me vitin 2023. Falë këtij progresi, Shqipëria është ngjitur në vendin e pestë në listën e investitorëve më të mëdhenj në Kosovë, duke lënë pas shumë vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Kjo e bën Kosovën vendin ku shqiptarët investojnë më shumë jashtë kufijve shtetërorë. Sipas strukturës së investimeve, sektori i ndërtimit përfiton pjesën më…

Read More

Afërsisht 70 mijë fermerë kanë aplikuar në thirrjen e Skemës Kombëtare 2025, ku pjesa më e madhe e tyre kërkon të subvencionohet për naftën falas. 75.7% e fermerëve shqiptarë, për të ulur kostot e prodhimit, kërkojnë që tokën ta punojnë me naftë pa taksa. Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR thotë: “Masa me më shumë aplikime, sikundër edhe vitin e shkuar, është masa për mbështetje me naftë për punimet me mekanizëm në bujqësi, e cila numëron rreth 53.000 aplikime. Kjo tregon se fermerët e konsiderojnë mbështetjen dhe lehtësimin e kostove të prodhimeve bujqësore si një mbështetje të domosdoshme për…

Read More

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti. Derisa ata të BE-së mbeten të përqendruar në çështje të sigurisë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, në Ballkanin Perëndimor më të shqetësuar janë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, krimin, korrupsionin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor. Anketa shpërfaq, gjithashtu, dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbisë dhe pjesës tjetër të rajonit, për sa i përket optimizmit, besimit në BE, mosbesimit në NATO dhe mbështetjes për anëtarësimin e mundshëm. Për tre…

Read More

Italianët do të votojnë dy ditë – nisur nga dita e diel – në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës. Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon të dështojë këtë proces, nëse dalja nuk është e mjaftueshme. Zërat që kërkojnë ndryshime në ligjin për shtetësi besojnë se ato do t’iu ndihmojnë italianëve të gjeneratës së dytë – prindërit e të cilëve nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian – që të integrohen më mirë…

Read More