Author: gazetar_1
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të Bashkisë Bulqizë, për t’u përdorur në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat e thella të kësaj bashkie. Automjeti, pjesë e flotës së pasurive të konfiskuara që administrohen nga AAPSK, do të vihet në funksion të projektit social të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ka për synim ofrimin e terapive dhe shërbimeve të kujdesit në banesë për fëmijë me aftësi të kufizuara. E pranishme në ceremoninë e dorëzimit të…
Turizmi është kthyer në një motor të rëndësishëm për ekonominë, duke gjeneruar vit pas viti edhe të ardhura të konsiderueshme. Kështu, të hyrat në ekonomi nga sektori i turizmit në 3-mujorin e parë 2025 u zgjeruan më tej, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të publikuara nga BSH në bilancin e pagesave, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri 874 milionë euro, ose rreth 11% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Statistikat e turizmit në përgjithësi në pozicionojnë Shqipërinë në një pozicion të favorshëm, me rritje të konsiderueshme edhe krahasuar me…
Shqiptarët jashtë vendit po vijojnë të dërgojnë më shumë para në drejtim të familjeve të tyre dhe një pjesë të konsiderueshme e dërgesave është në para cash. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, remitancat arritën në 251 milionë euro në 3 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Të ardhurat dytësore u vlerësuan në 301 milionë euro. Rreth 83% e të ardhurave dytësore përfaqësohet nga “të ardhurat nga emigrantët”. Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 251 milionë euro, në rritje vjetore (4%). Gjatë…
Investimet e huaja direkte kanë vijuar trendin rritës edhe në muajt e parë të vitit 2025. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte arritën në 362 milionë euro në tre-mujorin e parë 2025, nga 354 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte shënon 362 milionë euro, i zgjeruar në terma vjetorë me 2%. Injektimi me kapital të ri dhe riinvestimi u zgjeruan me 8 milionë euro në terma vjetorë”, thekson në njoftim Banka e Shqipërisë. Përsëri, ashtu si edhe në vitet e…
Mungesa e dokumentacionit vijon të mbetet një ndër gangrenat kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore sa herë që qytetarët paraqiten atje për caktimin e masës së pensionit në momentin që mbushin moshën. Kryesisht, për punë të caktuara në ish-ndërmarrjet shtetërore, bujqësore apo kooperativa përpara viteve 1994. Duke qenë se në shumë raste, qytetarët që kërkojnë të dalin në pension nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohet kushti minimal i periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e periudhave të padokumentuara të paravitit 1994. Ky proces, i cili zgjat në…
Bashkia e Tiranës ka shpallur 1,001 fitues nga aplikimet e programi social “Për subvencionimin e interesave të kredive”. Lista e aplikuesve të shpallur fitues, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredive nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, është dërguar për miratim në mbledhjen e 10 Qershorit të Këshillit Bashkiak, por nuk është ende publike. Programi për subvencionimin e interesave të kredive që zbatohet prej disa vitesh, synon të ulë barrën financiare për individët dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke subvencionuar një pjesë të normës së interesit të kredisë për blerje shtëpie nga…
Në komunikimin “Sy m’sy” me ndjekësit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. Pavarësisht se ke një pronë, Rama tha se nuk mund të përdoret sipas dëshirës, dhe ti vendoset trau qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi. “Sa i përket atyre miniparqeve që i doni dhe i kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që ndërtohet aty ku ju doni një minipark, kini parasysh që ka dhe prona private. Janë të drejtat e pronarëve,…
Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra. Kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme. Më poshtë është një listë me ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin. Frutat e pyllit Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat e tjera. Manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata. Arrorët Karbohidratet e mira janë të rëndësishme.…
Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar në Berlin. Kjo marrëveshje është një katalizator për integrim më të thellë ekonomik rajonal dhe një hap drejt Tregut të Vetëm të BE-së, me qëllim lehtësimin e qasjes dhe pranimit të të diplomuarve nga arsimi i mesëm dhe të studentëve të Palëve, të cilët dëshirojnë të fillojnë studimet e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë. Marrëveshja rregullon qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në institucionet publike të akredituara të arsimit të lartë,…
Inflacioni shënon rënie të mëtejshme për muajin maj, duke zbritur në 2,2%, nga 2,3% që ishte për prillin. Gjithashtu vihet re se ka patur një rënie të çmimit të ushqimeve krahasuar me muajin prill. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të inflacionit ka ardhur kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me…
