Inflacioni shënon rënie të mëtejshme për muajin maj, duke zbritur në 2,2%, nga 2,3% që ishte për prillin. Gjithashtu vihet re se ka patur një rënie të çmimit të ushqimeve krahasuar me muajin prill.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të inflacionit ka ardhur kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,07 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,2 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %, “Komunikimi” me 1,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,1 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 % dhe “Shëndeti” me 0,5 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1,2 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 7,2 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,8 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,8 %, “mish” me 3,8 %, “bukë dhe drithra” me 0,9 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan ulje me 1,3 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 0,6 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili. /ekofin.al