Author: gazetar_1
Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën – duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra dhe një jetë nate të gjallë – por me një kosto shumë më të ulët, shkruan Danielle Canagasuriam në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. Në një raport “Airbnb” detajon destinacionet më trendi të udhëtimeve në Britaninë e Madhe për verën e vitit 2025. Duke ofruar bare plazhi dhe një jetë të gjallë nate – Durrësi është destinacioni ideal për turistët që kërkojnë një përvojë të ngjashme me Ibizën – por me një buxhet të kufizuar. “Britanikët po…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat, e cila, siç vuri në dukje ai, është tani në fazat e fundit të miratimit nga ai dhe Presidenti Xi Jinping. Si pjesë e marrëveshjes, Pekini do të marrë përsipër të furnizojë menjëherë Shtetet e Bashkuara me magnete dhe metale të rralla, duke mbuluar plotësisht nevojat përkatëse të industrisë amerikane. Në anën tjetër, SHBA do të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Kinës, përfshirë pranimin e studentëve kinezë në universitetet dhe kolegjet amerikane, një pikë kjo që, sipas Trump-it, “gjithmonë e kam mbështetur”. Theks i veçantë iu…
Në traditën zakonore shqiptare, ku gëzimet dhe hidhërimet shoqërohen shpesh me një gotë alkool, njësasi minimale nuk përbën domosdoshmërisht pakujdesi. Megjithatë, në rast aksidenti, çdo detaj merrrëndësi, sepse edhe një sasi e vogël alkooli mund të ndikojë në testin e frymëmarrjes dhe, sipas ligjit shqiptar, çdo nivel mbi zero konsiderohet ndikim alkooli edhe nëse drejtuesi nuk është i dehur. Ky rast vlen njësoj edhe nëse aksidenti nuk lidhet shkakësisht me përdorimin e alkoolit. Më parë, në këto raste kompanitë siguruese kërkonin kthimin e dëmit të paguar, përmes padive të regresit ndaj klientëve të tyre. Klienti kthente pas të gjithë shumën…
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri rezulton 82.210 lekë në 3-mujorin e parë, në rënie krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar kur ishte 83.401 lekë. Megjithatë, INSTAT ka ndryshuar për këtë vit formatin e publikimit të statistikave dhe mungon për herë të parë ndarja mes sektorit publik edhe atij privat. Instat njofton se gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2024. Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve • Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare…
Pas vendosjes së referencave për shfrytëzimin e strukturave akomoduese, tashmë do të ketë paga referencë edhe për punonjësit në sektorin e turizmit. Duke e vlerësuar si një sektor me risk të lartë për shmangie tatimore, administrata tatimore ka publikuar një plan operacional me masa të posaçme për sezonin turistik 2025. Ky plan përfshin struktura akomoduese, bare, restorante, agroturizëm, shërbime plazhi, dhënie me qira të makinave, ambienteve dhe aktivitete të tjera të lidhura me turizmin. Qëllimi i këtij plani është informimi, ndërgjegjësimi dhe këshillimi i tatimpaguesve për deklarim korrekt dhe në kohë të detyrimeve tatimore, si dhe për garantimin e formalizimit…
Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të bankës qendrore shqiptare u zhvillua sot Konferenca V-të e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, me temë “Bankat qendrore dhe historia ekonomike: Reflektime dhe perspektiva”. Në këtë konferencë marrin pjesë studiues vendas dhe të huaj, si dhe ekspertë nga bankat qendrore të rajonit, për të diskutuar mbi rolin e bankave qendrore dhe historinë ekonomike në shek. XIX-XXI. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko hapi punimet e kësaj konference duke falënderuar kontributet e njerëzve, ekonomistëve, nëpunësve civilë, studiuesve dhe madje edhe artistëve, ekspertiza dhe përkushtimi i të cilëve kanë formësuar identitetin e Bankës. “I…
Në katër muajt e parë të vitit 2025, shoqëria e sigurimit Albsig Jetë ka shfaqur një rritje të ndjeshme të aktivitetit të saj në tregun e sigurimeve të jetës, duke konsoliduar pozicionin si një nga aktorët më të rëndësishëm të këtij tregu. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-prill 2025, Albsig Jetë ka dyfishuar primet e shkruara bruto krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në sigurimin e jetës së debitorit, që është produkti kryesor i tregut të Jetës. Kështu, primet për 4-mujorin e parë të këtij viti në këtë produkt…
Pas miratimit të 1200 kredive të reja të buta për strehim në Tiranë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), po planifikon fonde të reja për një raund të ri aplikimi për kreditë e buta në Tiranë. Ky raund i ri do të ofrojë mundësi për qytetarët që nuk u përfshinë në fazën e parë, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë. Sa i takon kredive të miratuara në Këshillin Bashkiak të Tiranë, një ditë më parë, Gonxhja theksoi se familjet dhe qytetarët e shpallur fitues do të…
Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63.5 milionë eurosh, është miratuar si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, me qëllim mbështetjen e 60,000 të rinjve në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ky program, i financuar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit, do të ofrojë mundësi punësimi, formim profesional, mbështetje për arsimim dhe fuqizim institucional. “Qëllimi kryesor i programit është që çdo i ri që është i papunë dhe jashtë sistemit arsimor apo formimit profesional (NEET) të marrë një ofertë konkrete brenda 4 muajve nga momenti…
Me mikpritje të ngrohtë, peizazhe mahnitëse malore që takohen me detin dhe kosto më miqësore se pothuajse çdo vend tjetër në Mesdhe, Shqipëria ofron diçka të rrallë: një ndjesi zbulimi. E vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria është kthyer në një destinacion në qendër të vëmendjes, duke ofruar joshjen e qetë të një toke që nuk është pushtuar ende nga anijet dhe autobusët turistikë, shkruhet në një artikull të botuar në “Getaway Magazine” – një revistë e njohur udhëtimesh. Me mikpritje të ngrohtë, peizazhe mahnitëse malore që takohen me detin dhe kosto më miqësore se pothuajse çdo vend tjetër…
