Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri rezulton 82.210 lekë në 3-mujorin e parë, në rënie krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar kur ishte 83.401 lekë. Megjithatë, INSTAT ka ndryshuar për këtë vit formatin e publikimit të statistikave dhe mungon për herë të parë ndarja mes sektorit publik edhe atij privat.
Instat njofton se gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2024.
Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve
• Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:
o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit
o Informacioni dhe komunikacioni
• Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës
sociale: +16,7 %
• Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Industria: +5,2 %
• Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:
o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë
o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)
• Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1 % dhe 13,7 %
• Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:
o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3 %