Author: gazetar_1
Shifrat e regjistrimit të mjeteve tregojnë se një në dy shqiptarë është posedues i një makine. Por të dhënat konfirmojë gjithashtu se 25% e tyre nuk paguajnë taksat vjetore dhe nuk kryejnë kontrollin teknik. Ndërsa borxhi ndër vite përllogaritet në 17 miliard lekë. “Në këtë muaj Qershori të dhënat e përpunuara tregojnë se 256 mijë mjete nuk paguajnë detyrimet pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë. Cdo debitor ne e njofotjmë nepërmjër e-Albania. Ndërkohë që jemi gati me një bankë që të ofrojnë pagesën e dyrimeve on line”, tha Arben Progni. Tatimet kanë njoftuar se debitorët do të jenë në…
Bimë mjekësore dhe perime pa pesticide po rriten në kodrat e Baldushkut pranë Tiranës, aty ku në një hapësirë prej 3 mijë m² ferma “Albaponik” po revolucionarizon mënyrën se si prodhohet ushqimi i freskët duke përdorur teknologji hidroponike të përparuar dhe duke kultivuar kultura me cilësi të lartë. Ferma ka marrë mbështetje nga projekti “BE për Inovacionin” për të përmirësuar mikroklimën e saj, për të siguruar burime energjie, për të automatizuar dhe digjitalizuar operacionet, si dhe për të rritur efikasitetin e shpërndarjes. Kjo ka mundësuar prodhim gjatë gjithë vitit, kohë më të shpejta shpërndarjeje, furnizim të pandërprerë me energji dhe…
Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i përballueshëm dhe plot mundësi aktivitetesh, shkruan Riccardo Castrichini në një artikull të botuar në botimin italian të revistës “Esquire”. Temperaturat po rriten, ditët po bëhen gjithnjë e më të gjata dhe në rrjetet sociale mund të hasni ndjekësit tuaj të parë me fat – duke shijuar pushimet e ëndrrave në ndonjë nga plazhet parajsore. Vera ka mbërritur, duke sjellë me vete një dëshirë të natyrshme për pushime që, në shumë raste, bie ndesh me disponueshmërinë tuaj…
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë në Panelin e Guvernatorëve me temën “SEPA dhe WB6: Një katalizator për konvergjencën me BE-në dhe qasjen në tregun e vetëm evropian”, me ftesë të Guvernatores së Bankës Qendrore të Malit të Zi, Irena Radoviq. Gjatë këtij paneli, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet në Kosovë lidhur me këtë proces, duke theksuar reformat e ndërmarra nga BQK-ja, përfshirë finalizimin e tre ligjeve kyçe dhe mbi 20 akteve nënligjore, të mbështetura nga Banka Botërore, që krijojnë bazën për përputhshmëri me kërkesat e SEPA-s. Ai potencoi se këto veprime janë pjesë e Planit…
Në muajin prill dymijë e njëzetë pesë (2025), numri i fluturimeve të realizuara ishte një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (1 milion e 166 mijë) ose nëntëmbëdhjetë pikë pesë për qind (19,5%) më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i udhëtarëve në total ishte treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë (399 207) ose 22,3% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. ASK bën të ditur po ashtu se në muajin prill dymijë e njëzet e pesë (2025), numri…
Turizmi shqiptar vijon të bëjë jehonë edhe në vendin fqinj të Italisë. Këtë herë ka qënë prestigjiozja italiane, Tgcom që i ka kushtuar një artikull detit dhe natyrës shqiptare. Shqipëria, deti i karaibeve me çmime të lira. Më këtë titull e nis shkrimin e saj Tgcom. “Sidomos në pjesën jugore të vendit, nga Vlora në Sarandë, plazhet e mrekullueshme të bardha ose shkëmbore krijojnë një det me pastërti të jashtëzakonshme”, shkruan Tgcom. Shqipëria klasifikohet si një nder detsinacionet e reja për turizmin veror. “Lehtësisht e arritshme nga Italia, ende në kufijtë e flukseve të mëdha turistike, është një destinacion padyshim…
Euro e mbyll javën me një zhvlerësim të mëtejshëm, duke zbritur në pikën më të ulët historike në këmbimin me Lekun, 97.88. Nisja e sezonit veror dhe rritja e flukseve të turistëve të huaj, kanë nisur të japin impakt në një zhvlerësim të mëtejshëm të monedhës evropiane, që e nisi këtë javë me kurs këmbimi 97.93 me Lekun. Ndërsa këtë të premte, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 97.88 lekë, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë. Në përgjithësi në muajt e parë të këtij viti, monedha evropiane ka patur një lloj stabiliteti në…
Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të shpejtë në tregun e punës. Ministrit i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaron se mbi 2500 bursa studimi, me vlerë deri në 7320 lekë në muaj, do të jepen këtë vit për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale në të gjithë vendin. Ministri Gonxhja theksoi se arsimi profesional është kthyer në një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për përgatitjen e fuqisë punëtore që i përshtatet kërkesave reale të tregut. Përmes sistemit të…
Financat zbardhin një pjesë të ndryshimeve në Buxhetin 2025, të raportuara nga ekofin.al përpara miratimit të tyre me Akt Normativ në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave. Në njoftimin për media, Ministria e Financave thekson se rishikimi vjen si nevojë për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike që erdhi pas një analizë të kujdesshme që u bë në lidhje me performancën 5-mujore të ecurisë së zbatimit të projekteve, si dhe të vlerësimit të pritshmërive për realizimin e mëtejshëm të tyre. Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth…
Institui i Statistikave ka bërë publike të dhënat mbi tregtinë me pakicë sa i përket tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave në tremujorin e parë të vitit indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje me 7.0% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit të shitjeve në vlerë, arriti 107,2. Ky tregues i përshtatur sezonalisht ështe rritur 1,4 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë Volumi i shitjeve gjatë tremujorit në tregtinë me pakicë sipas…
