Author: gazetar_1

Evidentimi i talenteve, të rinjve të guximshëm e vizionarë, që përmes ideve të tyre kërkojnë të japin një kontribut të vlefshëm për shoqërinë, mbetet një angazhim të cilit One Albania i qëndron besnik prej vitesh. Gjetja e alternativave, hapësirave të reja të shprehjes për të gjithë të rinjtë krijues, novatorë e të udhëhequr nga dëshira për të sjellë ndryshim, e nxit One Albania të ndërtojë vazhdimisht ura komunikimi mes sipërmarrësve të ardhshëm dhe platformave me ndikim nëbotë. Duke nisur që nga suporti financiar dhe ai përmes ekspertizës e mentorimit, deri te krijimi i një prej hapësirave funksionale për teknologjinë dhe…

Read More

Sektori i pasurive të paluajtshme ka patur një performancë shumë të mirë në muajt e parë të vitit 2025, konfirmuar kjo edhe nga të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT për shërbimet. Pas një viti jo shumë të mirë 2024, ku edhe sipas agjentëve imobiliarë pati një ngecje, tashmë duket se ky vit ka nisur mbarë për tregun e pasurive të paluajtshme. INSTAT ka publikuar stastistikat afatshkurtra për sektorin e shërbimeve për tremujorin e parë 2025, ku  duke përfshirë për herë të parë pesë aktivitete të reja ekonomike: programim dhe shpërndarje, pasuri të paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontabiliteti, sigurim…

Read More

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar sot treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për Tremujorin e Parë të vitit 2025. Ky raport përfshin aktivitetet ekonomike: Industria (Industria Nxjerrëse dhe Industria Përpunuese), Energji elektrike, Gaz, Avull, Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, si dhe Ndërtimi. Të dhënat e detajuara për secilin sektor janë si më poshtë: Industria Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,8 %, Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,8 %, Indeksi i…

Read More

Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar për shkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me institucionet e varësisë po zbaton masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në të gjithë vendin. MBZHR bën të ditur se, që prej datës 4 qershor 2025, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë (AKVMB), ka monitoruar gjithsej 1,673 ferma, me 270,925 krerë të imta (dele dhe dhi). Sipas MBZHR-së, deri më tani, kanë rezultuar 8 ferma pozitive, në 6 vatra të ndryshme. “Veterinerët zyrtarë janë në terren, duke…

Read More

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash pr ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore për kategoritë e shoqërisë në nevojë. Sipas projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, në paketën e masave propozohet ulje me 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljare me më shumë se 3 fëmijë. “Lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë publike të dhënat e pesëmujorit për sa i përket kontrollit teknik. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 101,696 mjete ku 86,39% e tyre janë automjete. Numri më i madh i testimeve, 36,2%, ashtu si përherë, është kryer në DRSHTRR Tiranë. Sipas të dhënave 25,8% e totalit të mjeteve kanë ngelur në testim. Nga 26,207 automjete 34% e tyre ngelën në testim për shkak të mangësisë vizuale e funksionale, 35% për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave, 13% për shkak të sistemit të drejtimit dhe 18% për shkak të sistemit të…

Read More

Në një treg të vogël dhe të fragmentuar si ai shqiptar, të ruash standardin europian në sigurime kërkon jo vetëm përkushtim, por vizion dhe fleksibilitet të vazhdueshëm. Në këtë intervistë për EKOFIN, z. Ervin Rali, Anëtar Bordi dhe Drejtor i Shitjeve në Sigma VIG, ndan përvojat, sfidat dhe ambiciet që formësojnë filozofinë e shitjeve dhe raportit me klientin në një nga kompanitë më inovative të tregut të sigurimeve. Z. Rali, cili është roli i klientit në filozofinë e biznesit të Sigma VIG? Klienti nuk është thjesht një përfitues i shërbimit tonë – ai është qëllimi ynë. Qoftë individ apo biznes,…

Read More

Duke nisur kjo e hënë punonjësit e policisë së shtetit përgjatë 3 muajve të verës do të punojnë 12 orë në ditë. Angazhimi i tyre lidhet me menaxhimin e fluksit të turiste që  do të vizitojnë vëndin tonë. Përqendrimi do të jetë në zonat e plazheve ku punonjësit do të jenë më të shumtë në numër. Po ashtu rëndësi të veçantë i është dhënë eshe menaxhimit te trafikut gjatë vendeve turistike. Mësohet se gjatë punës 12 orë përveç pagës punonjësit do të paguhen edhe për orët shtese. Burimet bëjnë me dije se gjatë sezonit veror ashtu siç ka ndodhur një…

Read More

Sezoni turistik veror ka risjellë në vëmendje përdorimin e mjeteve të argëtimit, kryesisht jet ski dhe skafe, që lundrojnë në afërsi të zonave të notimit. Për këtë arsye, një plan masash është hartuar nga Policia e Shtetit. Për të monitoruar këtë aktivitet, do të përdoren edhe dronët.  “Është krijuar njësia policore detare, janë bërë gjatë kësaj periudhe trajnime të vazhdueshme me strukturat lidhur me rritjen e performancës së tyre, shtimin e kapaciteteve në det apo dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e sigurisë detare. Do të ketë mbikëqyrje me dron në gjithë hapësirë. Për çdo shkelje do të marrim masat dhe do…

Read More

Fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve nuk janë dëmshpërblyer, kjo sepse sëmundja e murtajës nuk është pjesë e kalendarit të infeksioneve të dëmshpërblimit. Blegtoria shqiptare prekët për herë të parë nga murtaja që shfaros bagëtinë e imët. Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço, thotë se nëse Ministria e Bujqësisë nuk dëmshpërblen në kohë fermerët, pasojat në ekonominë blegtoriale do të jenë më negative. “Ne gjithmonë e më tepër po varemi nga importet për sa i përket blegtorisë, pra produkteve të mishit dhe të qumështit. Në të tilla kushte ku ndodhet fermeri shqiptar, që do të thoja që është në përmasat…

Read More